Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 26, 2013 3:54 pm

Pse o zog rri i vetmuar - Agim Gashi


Pse o zog kaq i vetmuar?
Paske ra në shumë kujtime,
Vallë ku trete kështu i shkreti?
Larg e larg vendlindjes sime!

Largë nëna e farefisi,
Larg atdheu e larg vendëlindja,
Vuajtja e malli ma vjedhin gzimin
Të duket vdekja sikur lindja!

Zog i bukur mos loto,
Hapi krahët n´fluturim,
Shko atje ku flitet shqipja
Atje është edhe atdheu im.

Atje i gjen njerzit e varfër
Por të mbushur plot bujari,
Mallin, vuajtjet edhe brengat,
I zbusin n´këngë me çifteli.

Shko atje e hyn në valle
Merrja këngës n´cicërrim,
Shko se t´pret festa e madhe
100 vjet t´atdheut tim.

Shko e zgjojau ti kujtesën
Thuaju mërgata atje këndon,
Me plot mallin e pashuar
Larg e larg, feston, feston.

Me plot zemrat dashuri
Me lot´ këngës ia thonë,
Një bashkim të shpejtë t´atdheut
Të gjithë, të gjithë ia urojnë.

01.11.2012
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HALIL XANI:NË VEND TË KOMENTIT, VARGJE PËR VARGJE:GJYSHI HILEQAR

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 26, 2013 3:57 pm


HALIL XANI:NË VEND TË KOMENTIT, VARGJE PËR VARGJE:GJYSHI HILEQAR

Gjyshi u bën hile
Nipave në kurbet
A tregohen përrallat
Veç me internet

Ai s’mund të shkojë
Te nipat larg atje
Sepse është i lidhur
Nyje me atdhe.

E kur vijnë pushimet
Gjallërohet oborri
Gjyshi nuk pin barna
Nuk i duhet doktori.

Gjyshi edhe nipat
Orët i numërojnë
Të dy palët habiten
Ditët shpejt kalojnë.

Pastaj prapë vjen çasti-
Momenti më i vështirë
Ndahen gjysh e nipa
Me një LAMTUMIRË..
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi