SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI-USA-NJE NATE LUTJE PER RAPSODIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI-USA-NJE NATE LUTJE PER RAPSODIN

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 17, 2013 7:32 pm

SHKRUAN HATIXHE E SABIT BYTYÇI-USA

NJE NATE LUTJE PER RAPSODIN



Hatixhe e Sabit Bytyçi


Familja Bytyçi nga Tropoja ka dekda që jetojnë në SHBA. Edhe pse kohë e gjatë jashtë atdheut, kjo familjea snjëherë nuk u nda nga trungu dhe rrënjet e atdheut.
Te kjo familje shqiptaro-amerikane gjeten strehen shumë figura kombëtare duke filluar nga Presidenti Rugova, Dr.Sali Berisha,Tribuni Azem Hajdari, Tahir Zemaj, Tahir Desku, e shumë, shumë figura tjera të politikës e artit shqiptar.
Edhe rapsodi nga Kosova Agim Gashi gëzon rrespektin e kësaj familjeje. Këngët e kënduara dhe vargjet e shkruara jetuan dhe jetojnë tek zemrat e kësaj familjeje edhe pse me rapsodin e njohur nuk patëm rastin të takohemi ndonjëherë.Ka mjaftuar veprimtaria e Tij kombëtare, këngët për figurat tona e për pajtim gjaqesh, që ky njeri të jetë i dashur dhe i njohur për shumë e shumë familje shqiptare anë e mbanë atdheut dhe botës ku jetojnë shqiptarët.
Pasi dëgjuan se rapsodi i popullit Agim Gashi përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit dhe se duhet ta bënte edhe transplantimin e mëlqisë për ti shpëtuar së keqes, edhe ne ishim me dhimbjen dhe brengat e tij. Për këtë arsye kjo familje vendosi ta organizoj një natë lutjeje për rapsodin dhe poetin Agim Gashin. Ftuam miqë dhe njerz bujar dhe data e lutjeve me organizim ndeje do të bëhej më 18.03.2013 në Restaurantin e familjes Bytyçi i quajtur FIORINO RESTAURANTE e pikrisht në lagjen SUMMIT në NEW JERSEY.Filluan ardhjet e miqëve. Edhe pse koha dhe furtuna e rrezikshme ndaluan shumë miqë të mos mundin me ardhë, prapseprap në vendin e caktuar erdhën burra të mëdhenjë të kombit, artit, biznesit e humanizmit. Aty erdhi Musli Qela e Rasim Hasanaj,Rrustem Geci, Hajdar Bajraktari e Elmi Berisha, Anton Raja e Gjok Deçkaj,Sherif Neza e Isa Ndreshaj, Astrit dhe Ardian Vatoci,Sejdi Bytyçi e Sabit Bytyqi, këngëtari i madh i trojeve të Arbërit Gëzim Nika,Ilir Bytyqi e Sadri Kortoqi....!Këtë natë u thirr me telefon edhe rapsodi e poeti ynë dhe me te bisedoi Elmi Berisha e Sabit Bytyçi të cilët në emrin e të gjithëve i dëshiruan shërim të shpejtë.
Për këtë natë solidarizohen edhe miqët që dikur ndanin hallet dhe kafshaten sëbashku nga të gjitha trojet.Ishte edhe Naim Dedushaj icili me anë të telegramit përshëndet tubimin dhe rapsodit i dëshiron sherim sa më të shpejtë.
Nuk ka ma knaqësi se sa kur luten shqiptarët vllëzërisht, katolik e mysliman , pa hoxhë e pa prift por vetëm shqip për shëndetin dhe mirëqenjen e rapsodit e poetit tonë Agim Gashit.U tubuan me emrin e tij,për emrin e tij, dhe për lumturinë e tij.Kënduan sëbashkur këngë shqipe, këngë të Agimit, u ranë instrumenteve derisa u skuqen edhe telat mu si i bie edhe rapsodi ynë, me dëshirat më të sinqerta miqësore, njerzore e vllëzërore që të na bësh më mirë e të na vish edhe në Amerikën e largët, këtu përtej oqeanit ku derdhet djersa e loti shqipar për Kosovë e Shqipëri, për trojet e Arbërit që akoma gjenden të ndara.
Rapsodi ynë gëzon rrespektin e mbarë shqiptarëve kudo që janë sepse Agimi si këngëtar u këndoi të gjithëve por edhe si poet derdhi vargjet e tij për të gjithë.Ky njeri me zemër të madhe shqiptare, nuk diti të pasurohej si u pasuruan shumë të tjerë, por këndoi kudo, në çdo kohë e në vendet e botës vetëm për të mirën e tjerëve. E kishim obligim të lutemi por edhe ta ndihmojmë financiarisht njeriun që i fali shumë atdheut. Këtë kujdes e ndoshta edhe shumë më të madh duhet ta mbajnë mbi supe dy shtetet tona sepse Agimi ynë nuk është vetëm i Kosovës, nuk është vetëm i Shqipërisë por është i të gjithëve ku bukës i thuhet bukë e ujit uj.Ky është veteran lufte, veteran kënge,veteran i arsimit,veteran i vargjeve, veteran i humanizmit...Asnjëren nga këto merita akoma shtetet tona nuk ia njohen zyrtarisht, por ia njeh populli i cili nuk e harron dhe se ky popull ka zemër të madhe.Agim Gashi sot ua ka nevojen të gjithëve mu sikurse ne të gjithë që kemi nevoj për këngët e tij, për vargjet dhe shkrimet tija.
Urojmë nga zemra që rapsodi dhe poeti ynë Agim Gashi të na forcohet sa më parë, të ketë jetë të lumtur me mëlqinë e re, të na dhuron akoma këngë e vargje të dhimbjes shqiptare, e pse jo të na vizitoj një ditë edhe në Amerikn e shqiptarëve të cilët asnjëherë nuk e ndërprenë ndihmen për atdheun e asnjëherë se ndan mendjen e zemrën nga atdheu.
Rroftë rapsodi ynë Agim Gashi!
Jetë të lumtur fisniku i kombit!

NEW JERSEY
17.04.13

Nga e majta lart: Sadri Kortoqi, Ilir Bytyçi, Gëzim Nika, Sejdi Bytyçi, Gjok Deçkaj, Sabit Bytyçi, Sherif Neza, Astrit e Ardian Vatoci. Nga e majta poshte: Anton Raja, Elmi Berisha, Hajdar Bajraktari, Musli Qela, Rasim Hasanaj dhe Rrustem Geci
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi