AGIM GASHI:JA SI DUKET FUNDI IM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:JA SI DUKET FUNDI IM

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 12, 2013 9:45 pm



AGIM GASHI:JA SI DUKET FUNDI IM

Më ka rrokë sonte mërzia
Askund vendin s‘muj po e za,
Pyes veten nga mëria
Çka të mjerëve u kam ba?

Shkoj te Ruri e s‘më rrihet
Në këtë gjendje as ai s’më flet,
-A tu kanë mbytë gjemitë në deti
A më tregon çka t´paska gjet?

Si mi tha këto fjalë të nxehta
Mbylli gojën ma nuk më foli ,
Prej idhnimit e prej mërzisë
Vala e bardhë nga shtrati i doli.

Sa u mundova e sa punova
Çdo gjë atdheut ia kam falë,
Nuk më dolën ato andërrime
Mbeta i përbuzur dhe i shamë,

E kam hallin te shpirti tjetër
Që në mua do jetoj,
I kam premtu si mikut të vjetër
Se shumë kangë do t’i këndoj.

As nuk i këndova e as s’po mundem
Se nga dhimbjet s’mund t´jetoj,
S’di o vëlla sesi tundem
E këto dhembje si po i duroj .

Asnjëherë s’ta ndjeva zanin
As nuk shave, as s’je anku,
Fort frikohem pasha nderin
Mos ty mjeshtrit të kanë mashtru.

Kah s’po shkon kjo mendja e shkretë
Në këto halle që shumë janë ba,
Si ka ardhë kjo kohë ibret
Mish me u ngrënë vëllau me vëlla.

Këtij mikut që e mbaj në shpirt
T´këqijat tona nuk ja kam tregu,
Po më vjen marre me i qit në dritë
Me varje e vrasje më kërcënonin mu.

Po m´vjen marre t’i tregoj
Për atentatet e shantazhet,
Për hajninë e korrupcionin
Për haraçin e mirazet.

Kanë fillue të hasmohen
Myslimn e katolik,
Ishim popull shembull n´botë
Tolerant edhe fisnik.

O Zot i madh jepma fuqinë
E jetën pak shtyma mue,
Nuk kam qare para vdekjes
Nja dy libra pa i shkrue.

Me ua lënë gjeneratave
Fjalë për fjalë me u tregu,
Për marrinat tona t´mjera
E kush atdheun e kanë turpëru.

Me ua lanë edhe amanet
Për atdhe me u fliju,
Disa këshilla gjeneratave
Se si s’duhet me punu!

II
Sot më erdhën lajme t´këqija
Nuk u bana aq shumë marak,
Se nga Aacheni e prunë lajmin
Rezultatet e këqija n´gjak.

S’po mërzitem as s’po idhnohem
Për këto lajme që mi prunë,
Por çka t’i bëjë unë halleve tjera
Që këtë shpirt ma përvlunë.

I kam do borxhe jo të mëdha
Që m´kanë mbetur pa i la,
Për borxhlinjtë në botë t´amshimit
Vend të mire po thonë nuk ka.

Jetë e mbushur me shumë halle
Me jetua kurrë pa u gëzu,
Në dhe t´huej vuajmë me t´madhe
Për atdhe tuj u mundu.

Nuk shkoi ditë e asnji orë
Pa mendu si ashtë atdheu,
Si ashtë nana si janë shqiptarët,
Edhe ata që i mbuloi dheu.

Tani vjen ngadalë kjo ndarje
Sa e dhimbshme sa ma s’ka,
Te gjitha vuajtjet e atdheut
Gjithmonë me lot unë i kam la.

E nga lotët aq shumë të derdhur
Është bërë toka det dhe liqe,
Mbytu tash në këto lot të hidhun
Thonë disa atje n´atdhe.

Mbytu, mbytu e hiqu qafe
Se pak si shumë ke kritiku,
Edhe hajnat ma „t´mirë“ të atdheut
I ke gjet e demasku.

T´kemi ruajt me të vra
Jemi pendu që s’të vramë që moti,
Kur të rrahëm pa ja nda
Nuk na ka shkuar mundi s´koti.

Nga këto fjalë e kërcënime pa hije
Jam ngi shumë e helm jam mbush,
Kishit qenë me damkë hafije
E ju dolën të bëmat n´fushë.

Nuk hakmerrem as s’ju urrej
Se të mallkuar gjithmonë jeni,
Por ju luti që para vdekjes së juaj
Njerëzit rehat ju ti leni.

A s’u ngopët me dhunë e vrasje
Që s’po ndaleni t´zeza tuj ba,
Doni me këthy atdheun kah lindja
Mjerë ky popull që ju ka.

S’paskam ditë që në popullin tonë
Aq shumë koka shpejt me u shitë,
Me qitë atdheun në këtë zezonë
Dheu i përgjakur këtë se ka pritë.

Me mbushë atdheun me mjekërzinj
Me u veshë meshkujt në dimi,
Në vend të shkollave në tokë dardane
Ngrihen minare e xhami.

E unë i shkreti nga shtrati i sëmurjes
Këmbë e duar mbushur me ujë,
Me shumë halle e me shumë dhimbje
Edhe kështu nuk jam i hua.

Jam i juaji s’po ju kujtohem?
Një rapsod që dikur këndonte,
Për atdhe edhe sot flijohem
Kur me kangën nata lotonte.

Tash lotoj në shtrat të vdekjes
E pamëshirshme është kjo jetë,
Më zihet fryma prej së keqes,
Një gotë ujë s’ka kush të ma jep.

III
Çdo gjë e ka një fillim
Pashmangshëm vjen një përfundim,
Kujtoj vdekjet lindjet me gëzim
Lotët rrjedhin plot mallëngjim.

Shumë e randë ka qenë kjo jetë
Me shumë halle e plot pelin,
Përsëri ma mire t´jetohet
Se sa t´shkohet në amshim.

Porse vdekja s’mund të ndalet
Në atë botë nuk ban pa shku,
E pres ditën e caktume,
Kur Zoti i madh e ka shkru.

Sa jam gjallë po përshëndetem
Ju them të gjithëve lamtumirë,
Lamtumirë se ndoshta tretem
Nga kjo botë shumë e dëlirë.

Lamtumirë i dashuri atdhe
E ti moj nanë që m´linde mue,
Lamtumirë o njerëz bujar
Që për së gjalli m´keni nderue.

Këto vargje me dhimbje shpirti
S’po i shkruaj nga mëria,
Me plot gojën Ju them të gjithëve
Rroftë mirësia e dashunia.

Tash jetoj më i qetë se kurrë
Mos me shku pa lamtumirë,
Ju tregoj se zemra ime
Është e pastër dhe shumë e dëlirë.

Amanet juve të gjithëve
Që keni zemër e mirësi,
Trupin tim të ma dërgoni
Atje n´parajsë që i thonë Arbëri.

11.04.2013
Düren A.G.




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:JA SI DUKET FUNDI IM

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Apr 13, 2013 12:50 am

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi