AGIM GASHI:TE GJITHE TE DALIM TE SHADRVANI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:TE GJITHE TE DALIM TE SHADRVANI

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Mar 05, 2013 1:17 am

AGIM GASHI

TE GJITHE TE DALIM TE SHADRVANI

Pregatitet Prizereni
Për me dal te Shadrvani,
Me ju tregu hajnave të kombit
Çka keni ba më sdo të bani.

Ua dhamë voten tone
Ju e shkelet e përbuzët,
Tuj mos e ditë që ju ishit
Tradhëtarët dhe domuzët.

Na e vodhët bukën tonë
Populli vuan nga uria,
Ka me ju namë kafshata e fukarasë
Ka me ju namë Arbëria.

Na mashtruet e na gënjyet
Asnjë punë se bëtë si duhet,
Mos u mundoni me arsyetime
Se pa tu kru jo nuk të shkruhet.

Dilni jashtë nga shtëpitë e popullit
Asgjë smbetet pa u pague,
Ju pret Dubrava, ju presin burgjet
Nga disa vjet atje me jetue.

Lamtumir o kryetar
E ke hanger si n´livadh,
Djerses së poullit e keni ditë
Që sdo ti shifni asnjëherë hajr.

Ka Prizreni e ka Kosova
Djel të menqur e bujar,
Të na udhëheqin në rrugë të drejta
Deri te bashkimi kombëtar.

Jem të lumtur që shqiptar jemi
Rroftë Kosova e Prizereni!

04.03.13
Ora 23h!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi