AGIM GASHI:NUK KAM DASHTË ME TË HUMB

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NUK KAM DASHTË ME TË HUMB

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 26, 2013 12:04 pm



AGIM GASHI:NUK KAM DASHTË ME TË HUMB

Vetëm hënë e yje
Më bëjnë shoqëri.
Numëroj netët e vonuara
Dhe vitet e jetës me ty.

Kisha frikë nga ti
Nga sjelljet e tua.
Sot kam frikë nga errësira
Dhe nga vetja ime.

Nuk desha të të humbas,
Këtë as që e imagjinoja.
Më tmerronte ndarja nga ti,
Bashkëvdekjen mendoja.

E sot i vetëm,
Më i vetmuar nuk isha kurrë,
Me vetminë jetoj i mishëruar,
Përkujtoj si luajte me ndjenjat e mia.

Jeton me mua pa qenë këtu,
M’i ke lidhë këmbët shtrëngueshëm,
Nuk më lejon ta qes një hap para,
Më ke shtangë në gjysmë të jetës.

Përpiqem të të largoj
Nga iluzionet e mia,
Nga rruga ime,
Por po më duket shumë e vështirë.

Mos mendo se ty po të thur poezi,
Mos mendo as që po vuaj për ty,
Edhe unë di ta vazhdoj jetën sikurse ti,
Edhe unë di të luftoj
Për ditët më të bukura,
Por pa i lënduar të tjerët si ti.

Nuk jam përbindësh,
Si ti zemra nuk lëndoj,
Nuk di t’ia kthej shpinën dikujt,
Bile pa një lamtumirë.

Shpesh pyes veten time:
Pse lejova të jem lodra lote?
Luaje me mua dhe sedrën time,
Derisa unë si lodër t’u bëra monotone,
Ndaj ia ktheve shpinën.

Për ty nuk ia vlen të vuaj,
Por zemrën ma ke lënduar,
Më ke vrarë në shpirt,
Ti përbindshe e dashurisë.

Nuk di edhe sa do të vuaj kështu.
Një gjë dua ta dish:
Më nuk të kërkoj askund.
Edhe nëse pendohesh një ditë,
Mos u kthe prap,
Se më s’do më gjesh,
Ndoshta as vetë s’do të jesh.

12.12.2011-Spitali i Birkesdorfit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi