Letër nga Festim Avdyli-Prizeren

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Letër nga Festim Avdyli-Prizeren

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Feb 09, 2013 2:05 am


Letër nga Festim Avdyli-Prizeren


Përshëndejte të sinqerta baci Agim,

Paraprakisht, urojmë nga zemra që të vazhdoni të forcoheni mirë e më mirë me shëndet, mbarësi e lumturi në Familjen tuaj.

Për mua si një i ri, tashmë 25 vite jetë , është nder dhe privilegj që së pari jemi miq në rrjetin social FB, në këtë mënyrë duke pasur mundësinë që t'i lexojmë postimet e juaja edhe në FB por edhe në webfaqen që e mbikëqyrni.

Unë si një i ri , jashtëzakonisht i jamë shumë mirënjohës çdo kontribuesi që ka kontribuar për Lirinë e Kosovës, çdo luftëtari,çdo mësuesi e çdo mërgimtari, të cilët në një formë apo në tjetrën kan gjetur mënyrën për t'i ndihmuar vendit të tyre në drejtim të realizimit të shpërbërjes së "hallkës" së fundit të një shteti artificial siç ishte krijuar RSFJ-ja. Mbi të gjitha përjetësisht mirënjohjes së një Presidenti Historik, një njeriu apo thënë më mirë një Mbinjeriu për Shqiptarët si popull dhe si Komb, një Filozofie të ndryshme nga Ballkanasit që i karakterizon "konfliktualiteti".
Për Presidentin jo rrallë kam komentuar me një kujdes gjeometrik ne fotot e juaja dhe ne fotot e bacit Reshat Murati e shumë Rugovistëve të tjerë. Në këtë drejtim besoj se tashmë e keni kuptuar sesa e çmoj Rugovizmin, mbi të gjitha si vlerë universale.

Duke shëtitur nëpër shkrimet e juaja, më besoni se më "pushtuat" zemrën dhe mendja ime rrah pikërisht në ato shkrime , shumica dërmuese kanë shpirt atdhetari, shpirt patrioti edhe klasik edhe modern.

I kam dëgjuar edhe kengët tuaja të shoqëruara me qifteli e sharki, nuk gjej dot fjali që t'i falenderohem asaj se çfarë ndjej kur këndohen ato këngë nga ana juaj.

Baci Agim, personalisht ju shoh si një prind të dytë, si një mësues, si një profesor , shembull i një njeriu që shihet si model për të tjerët.

Në shkrime lexova që mendja ju ikën edhe në Çamëri ...Oh çfarë më kujtuat?! Nuk e besoni , ndoshta ?!

Festimi, ky djalosh kaq i ri nga mosha ka fituar emocione të jashtëzakonshme:

* Kam intepretuar poezi ne 100 vjetorin e shtetit shqiptar , pran nje publiku të jashtëzakonshëm
* Kam intepretuar Poemen Kosovare të mjeshtrit të letrave shqipe Mitrush Kuteli
* kam interpretuar në Shqiperi "Trëndafilin e Çamërisë" nga Fatmir Muja , ky tekstshkrues me përmasa të pakapshme ( nga shoqeria te gjithe me thone se cfare ndjej e pse ndjej kaq shume per Camerine por akoma nuk e kuptoj se pse vdes per se gjalli per kete fjale e per kete ATDHE qe tashme eshte nen sundimin grek . Ahh ?! ... Ta shkel token came njehere e le te vdes, por paraprakisht ta kercej edhe njehere vallen e Osman Takes, Vallen ÇAME )

E shumë e shumë poezi të tjera me vlera kombëtare, sepse aty ushqehem për së vërteti, aty rrah zemra me fuqishëm.

Përkundër kësaj tashmë jam Ma.Sc. i shkencave Juridike Nderkombetare ne Universitetin e Prishtines.

Nje i diplomuar ne drejtimin Bachelor - Juridik, qysh ne moshen 21 vjeqare
I diplomuar ne MASTER - Nderkombetar, qysh ne moshen 24-25

Por poezia , letersia dhe personalitetet kombetare vazhdojne te mbesin thuajse bote e veqante ne shpirtin dhe personalitetin tim.

UROJ nga zemra të plotefuqishmin , meshiruesin , meshirplotin , krijuesin e gjithckaje ne qiell dhe ne toke qe JUVE te ju fal shendetin, te ju forcoj ne kete drejtim , familjes tuaj mbaresi e lumturi, besoni apo jo, kemi ndjekur me shume vemendje gjendjen tuaj shjendetesore permes fotove dhe shkrimeve tuaja ... jemi larg por shpirtnisht jemi afer... jemi lutur per ju dhe personalitetin tuaj.

Mergimtaret jane shpirti i gjalle, shpirti i vertete i vendit te tyre. Perjetesisht mirenjohes.

Më lejoni qe te ju pershendes per sonte me nje citat : " Njeriu nuk plaket kur permbush nje numer vitesh - jo , por kur humb pikesynimin , qellimin dhe vullnetin per jete" dhe nga kjo nenkuptojme se ju i keni qe te gjitha keto, perveq kesaj ju dhe shpirti juaj akoma ndjeheni i ri , si nje ri , me plote energji , vullnet e dashuri per atdheun qe kaq shume e keni dashur, e doni dhe vazhdoni qe ta dashuroni me plote qenien tuaj.

Do te ndihesha me fat, plotesisht me fat qe nese vini ne Kosove te ju takoj dhe ta nderoj veten duke pasur afer pak minuta nje njeri te tille me plote kuptimin e fjales. Nje NJERI thash ! Po , po nje NJERI .


Sinqerisht
Festimi,
Prizren
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi