Nga Bota Sot

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nga Bota Sot

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 27, 2013 1:44 pm


Letër e poezi për të gjithë


Bota Sot | 25.01.2013 22:18 • AGIM GASHI

Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on jappyMore Sharing Services3


Në foto afër meje Prof.Neumann dhe EKIPA e tij!
Të dashur njerz të mirë!
E dashur Familja ime e gjërë!
Të dashur mikesha e miqë të mi kudo që jeni!


Në muajin shkurt të vitit 2012 u diagnostifikova me kancer në mëlqi. Pas një operimi të rëndë në Lendesdorf të Dürenit, gjendja ime u përmirësua dukshëm dhe se nga data 24 prill 2012 isha në radhën e pritjes së donatorvëve të një mëlqie të re për transplantim. Për kujdesin njerzor e shëndetsor falenderoj Priv.Doc.Dr.med. Claudia Rudrof, Dr.Luljeta Gashin –mjeke e lartë si dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme më ndihmuan deri në ditën e sotme.
Posaqërisht i falenderoj miqët e sidomos nxënësit e shumtë që me nënshkrimet e veta në grupe dhe individualisht i shkruajten Prof. të Universitetit Dr.med. U.Neumann-Drejtor i Klinikës në Aachen, për përshpejtimin e procedurës së transplantimit. Sidomos shkollën 9 vjeçare „Alush Grepca“ të Fierit me drejtoreshën e saj Arjana Plaken, Intelektualët e Fterrës e të gjithë tjerët.Ju falemnderit!
Kohët e fundit gjendja ime ishte alarmnte dhe se mëlqia ime e vjetër punonte vetëm 2%. Kanceri zhvillohej me shpejtësi dhe se duhej marrë masat.
Më 30.12.2012, pikrisht në ora 00.30 pas mesnate më ftuan e që kah ora një u nisa me ndihmen e shpejtë drejt Aachenit ku shpresat e mia kishin mbetur atje. Operimi ka fillur në ora 0.2 pas mesnate dhe ka zgjatë diku deri në orën dhjetë të asaj dite.
Mbrëmë kam lëshuar Kliniken e Aachenit për të shkuar në një Klinikë tjeter rehabilitimi.


Me shumë rrespekt e falenderime për të gjithë.
I Juaji Agim Gashi-Gjermani!





Komentet


Komente (19) | Kthehu

Lexus te nderum dhe ju qe jepni komente si dhe i nerumi Agim Gashi ju kisha lut te gjithve qe te me kjartsoni: Agim Gashi nese ju jeni rapsod dhe i burgosur politik sipas informatave qe posedon Shaban Arusha ju jeni viktim e ish minstrit arsimit ne kohen e regjimit Millosheviqit ne Lipjan RRAHIM SHASIVARIT bashkpuntor i UDB-s nese jeni ju nga Akllapi me vendbanim ne Lipjan ju lutem te me informoni per informata te ma thella ne lidhje me ket bashkpuntor te UDB-s i cili herdokur do te perballet me drejtsin,pasi ky esht ne listen e atyre qe ka bashkpunu me regjimin e UDB-s.Denimin do ta ken ne emer te popullit plum ne lul te ballit.Agim Gashi klm dhe mir se na kthehesh ne vendin tuaj..Shaban Arusha ne fshatin Molliq..

SHABAN ARUSHA @ 26/01/2013 23:22

Na rrofsh Gimi.

Bani @ 26/01/2013 22:41

Sa mekat qe element te deshtuar dhe pa pa vlera kombtare e krijuese nzan vend her pas her ne gazet dhe Tv. Ktu do te permendja Agim Gashin, Xun Qeten, Syl Mujen, Besnik Lajqin dhe disa deshtar tjer.

Bali @ 26/01/2013 22:36

I nderuare zotri Agim Gashi ju uroj dhe ju pergezoj per shendetin relativishte te mire pase largimit nga UNIKLINIKA e Aachenit ,keni pase fatin e madhe qe keni qene ne ket klinik e cila eshte nje nder klinikat ma te specjalizuarat per smundjet hepatologjike,pore mendoni sa shqiptari vdese nga kjo smundje e nuk e ka ket mundsi siq e ke pasur ti.Pore te keni parasyshe se njeriu vet i paraprin kesaj smundje ,duke mose pasur kontroll te duhur gjate konsumimit te alkoholit.mose vigjilenca gjate mardhenjeve intime me njerze te pa njohur dhe duke mose perdorur masat preventive gjate kti akti, keta jan faktoret relevant qe sjellin ket smundje siqe e quajme ne ne mjekesin bashkohore e moderne mortja e shekullit. Behuni te forte dhe te keni kurajo qe ta mposhtni virusin . me rrespekt.

PD.Dr.med.Agim Mavri @ 26/01/2013 21:49

Jete te gjat, shendet dhe suksese te metejme.

Peja @ 26/01/2013 21:10

Z. Gashi,nga zemra te uroje sherim te shpejte,dhe kthim te shpejte dhe, plotesisht i sherueshem ne gjiun tend familjar. Te vazhdoni veprimtarine e Juaj ku e keni lene i shendetshem!

Dasa @ 26/01/2013 17:38

te pershendes perzemersisht dhe nga zemra te uroj shendes edhe suksese ne te ardhmen e thasht zoti te takomi perseri si ne vitet 95-99 ete rrim ete pim qaj eme deshir ja kishmi kris kanges son te vjeter si ikemi kendue bashk me ni nej ne dortmund ke pas than .. ILAQI I NJERIT ASHT KANGA e mos u derzo e kendo te fala

nji shoq i vjeter @ 26/01/2013 16:40

I nderuari Agim Gashi ju deshiroj sherim sa mete shpejt , ju i duheni popullit andaj edhe fuqija e juaj dota mund semundjen dhe prap doti ktheheni -sharkis-dhe poezive qe me mall i degjojm .

Atedheu @ 26/01/2013 15:59

Z,Gashi te uroj shermi sa ma te shepejt dhe kthimni ne gjirin familjar,Allahu te ndihmovt ,shendet dhe jet te gjat.

iSLAMI DRENICA @ 26/01/2013 13:21

Te falem nderit per te gjitha emocionet qe na i ke dhuru me kenget tuaja,te deshirojme sherim te shpejt dhe kthimin tuaj ne familje,-te kisha lute qe nje leter mesazh te dergosh edhe ne adrese te mjekeve shqipetar ,dhe te ju tregosh per kujdesin e mjekeve gjerman qe trgojne ndaj pacienteve pa marre parasyshe ,nacionalitetin,besimin,dhe gjendjen materijale te tyre.

floriani @ 26/01/2013 12:27
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi