AGIM GASHI:NË ËNDËRR T‘U KTHEVA TY

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NË ËNDËRR T‘U KTHEVA TY

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 25, 2012 1:52 pm



AGIM GASHI:NË ËNDËRR T‘U KTHEVA TY




Unë në ëndërr Ty t‘u ktheva,
Pas shumë vitesh n‘mërgim të zi,
Hyra n’shtëpi, shetita dhomat,
Asgjëkundi nuk ishe ti.

Thashë, mos je te ftoni i gjyshit,
Pranë aty te një lajthi,
Kur takoheshim për çdo ditë,
Shkriheshim n‘puthje e dashuri.

Të pashë atje në krye të kopshtit,
Nuk të thirra me të befasu,
Mirë e dija se tani vjen,
N‘hije të ftonit me pushu.

Të dola para, ta zura rrugën,
Si t‘pata puth herën e parë,
Rrudhat ballin ta kishin mbulue,
Degët e ftonit ishin tharë.

Të rroka fort me dashuri,
Me të puth si n‘kohë t’rinisë.
Por… medet, puthja s‘i ngjajke,
Puthjes së parë të dashurisë.

M‘u zgjuen ndjenjat e dikurshme,
Të ledhatova me afshin tim,
Tridhjet vite, moj shpirt i gjanit,
Pa Ty n´kurbet isha jetim.

Ti nuk fole asnjë fjalë,
Sytë me lot m‘i thanë të gjitha,
Më fal, o shpirt, që ika atëherë,
Nuk të mbajta kur n‘dorë të kisha.

Desha të të puthi përsëri,
Në ato buzët e kuqe të tua…
Më doli gjumi, ah, vetmia…
S‘paske qenë kismet për mua.

Shkuan muajt e shkuan vitet
E u bënë rrafsh tridhjet vjet,
Sa shumë halle e shumë derte
Që i paska pas kjo jetë!


25.12.12
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi