Integrimi i Shqipërisë i parikthyeshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Integrimi i Shqipërisë i parikthyeshëm

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 26, 2009 11:18 pm

Integrimi i Shqipërisë i parikthyeshëm

Sali Berisha




Presidenti i Republikës franceze Nikola Sarkozy Sarkozy më rezervoi një pritje shumë të ngrohtë dhe shumë miqësore. Në këtë takim thellësisht miqësor, diskutuam së bashku mbi projektet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, reformat e thella të ndërmarra nga Shqipëria për të merituar procesin e integrimit në BE, diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin bilateral, para së gjithash, në fushën ekonomike, por edhe në atë kulturore, pasi dihet se Shqipëria ka një vokacion të qartë frankofonik. Ishte një rast i veçantë për mua për t’i shprehur Presidentit Nikola Sarkozy dhe vendit të tij mirënjohjen më të thellë për ftesën dhe mikpritjen e rezervuar, për mbështetjen që i dha Shqipërisë në anëtarësimin e plotë në NATO, në Samitin e Strasburgut. Presidenti Sarkozy, pasi më bëri urimet e tij më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pati edhe ai vlerësimin se kjo është vërtet një arritje historike për Shqipërinë. Duke pasur parasysh trashëgiminë jashtë imagjinatës, do shprehej, ju keni kaluar në vështirësi të mëdha, por ia dolët të meritoni anëtarësimin në NATO. Presidenti Sarkozy do të më garantonte mua dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Franca dhe ai personalisht mbështesin plotësisht Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE dhe në mënyrë tekstuale, do të shprehej se për ju ky proces është i parikthyeshëm dhe se mbështeste, ndonëse rrethanat janë të njohura, si procesi i Lisbonës, kriza globale, aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit. Presidenti Sarkozy më garantoi plotësisht se do të vizitojë Shqipërinë, premtim të cilin ma kishte dhënë edhe më parë, në takimet që kisha pasur gjatë samiteve, të zhvilluara gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Ai u kërkoi këshilltarëve të tij më të afërt të përcaktojnë në axhendën e tij vizitën në Shqipëri. I thashë se kjo do të jetë një ditë historike, sepse ju do të jeni presidenti i parë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve që do të vizitoni vendin tim dhe dua t’ju siguroj se do gjeni aty ndjenjat më miqësore. Mesazhi që unë do ju përcjell shqiptarëve se ju e konsideroni procesin e integrimit të Shqipërisë të parikthyeshëm dhe vlerësimin e madh që keni për reformat e përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët për të arritur të meritojnë këtë besim, lajmi për vizitën tuaj të ardhshme, të gjitha këto e bëjnë këtë vizitë jashtëzakonisht të frytshme.
Gjatë qëndrimit në Paris, miku im, që nga vitet ’91 deri më sot, Bernard Kushner, ministri i Punëve të Jashtme të Francës më priti në një takim të veçantë dhe shtroi një drekë. Me shefin e Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze patëm një diskutim të zgjeruar si për reformat e rezultatet e tyre në Shqipëri, projektin e integrimit të Shqipërisë në BE, lëvizjen e lirë të shqiptarëve, inkurajimin e biznesmenëve francezë për të investuar në Shqipëri, një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet në rajon. Në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës Kushner, unë kam pasur identitet të plotë të pikëpamjeve. Edhe ministrit të Jashtëm i kërkova që të inkurajojë biznesin francez të vijë e të investojë në Shqipëri. Në qoftë se Presidenti Sarkozy më siguroi se në vizitën e tij do të ketë një prani të fuqishme të biznesit Francës që do ta shoqërojë në këtë vizitë, ministri i Jashtëm, siç do të deklaronte para mediave, do të thërriste së shpejti në Ministrinë e Jashtme një grup të gjerë biznesmenësh, me porosinë e veçantë të studiojnë mundësinë e investimeve në Shqipëri. Bernard Kushner mbështet plotësisht, si dhe Presidenti Sarkozy, projektin europian të Shqipërisë, aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit, liberalizimin e vizave në përputhje me skedulën dhe plotësimin e kushteve. Ministri i Jashtëm Kushner më premtoi se do të vijë në Shqipëri, ta vizitojë atë. Unë, gjithashtu, gjatë qëndrimit në Francë pata një takim të zgjeruar me Shoqatën e Bizneseve të Mëdha të Francës, MEDEF. Përreth dy orë, unë paraqita potencialet e mëdha të Shqipërisë për biznesin francez. U tregua një interes i veçantë dhe shpresoj që kjo bisedë e zgjeruar, e cila u dekorua nga dëshmitë që bënë aty biznesmenë francezë, të pranishëm në Shqipëri. Ata bënë një avokaturë të shkëlqyer të kushteve e të mundësive që i ofron Shqipëria biznesit dhe klimës së tij. Përmasa shumë të mëdha në këtë vizitë patën edhe ekspozetë e mia para mediave më të mëdha franceze. Kanali kryesore i Francës transmetoi ‘live’ intervistën time para Eleezy, sapo dola nga takimi. Kanale të tjera televizive më të fuqishme të informacionit si 24 orë-shi, iTele etj.. morën intervista të zgjeruara, për t’i transmetuar ato, në mënyrë të përsëritur, dhe shpërndarë në të gjitha rrjetet televizive franceze e më gjerë.
Siç e kuptoni, ishte një vizitë e shkurtër, por aq sa ishte e shkurtër, vizita ime në Francë po aq ishte miqësore, intensive dhe e frytshme. Edhe një herë, shpreh mirënjohjen ndaj mikpritësve të mi, ndaj ambasadorëve, zonjës Daviet, ambasadore e Francës në Tiranë, zotit Aliçka, ambasadorit të Shqipërisë në Paris për punën e mrekullueshme në përgatitjen e kësaj vizite të shkëlqyer.”
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi