AGIM GASHI:SI TA SHKRUAJ KUJTIMIN PËR TY, GËZIM URUÇI?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:SI TA SHKRUAJ KUJTIMIN PËR TY, GËZIM URUÇI?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Dec 17, 2012 11:57 pm

AGIM GASHI

SI TA SHKRUAJ KUJTIMIN PËR TY, GËZIM URUÇI?

Sot më 17 dhjetor 2012, mora lajmin e kobshëm dhe shumë të dhimbshëm për shuarjen nga kjo jetë Prof. Gëzim Uruçi.
Me këtë rast, shfrytzoj rastin që familjes, miqëve dhe mbarë popullit, ti shpreh ngushllimet e mia të sinqerta. Gëzimin e dashta shumë.E dashta sepse më donte. Ai ishte njeriu që me zemrën dhe bujarinë që kishte, bënte për vete secilin njeri.
Lotët spo ndalen për Ty o vlla Gëzim. Ike pa lamtumirë, ike duke më dhënë kurajo mua për dhimbjet e mia!
Prof. Gëzim Uruçi! Ishte njeriu që jetën ia fale atdheut duke gjurmuar pasuritë natyrore të vendit, Evropës dhe Botës.Tani kur nuk je më mbi dhe, çka po të fal atdheu?
Të lehtë tokën shqiptare o vlla i dashur!
Të lehtë dhembjen për Ty familja e miqët!
Biçikleta jote me tri rrota sdo ti rrah më rrugët e Shkodres, por ato rrugë sdo ta harrojnë asnjëherë kalërimin tënd për mëmëdhe.
I Yti Agim Gashi!


PSE IKE O VLLA, GËZIM URUÇI?

Unë dua të shkruaj për Ty, Gëzim!
Unë dua të qaj për Ty, i dashur vlla!
Unë dua tani të jem në Shkodër,
E me lahutën tande të qaj me za,
Në shtëpinë tënde muze,
Se ti sot më ndër të gjallët nuk je.

Po si shkove kështu oooooooooooo Gëzim Uruçi?
Po a më the, o vlla, se edhe kësaj radhe shpëtuam bashkë?
Po si ma theve zemrën e ike në atë rrugë të gjatë?
Dhe unë tani qaj për Ty, në këngën që e meritove.
Ah, po zani im është i mbytur, fyti është i thatë.

Shkuan, shumë shkuan nga kjo botë,
Tani edhe ti shkove, o vlla, pa fjalë, pa zhurmë.
Edhe në ndarjen e fundit ishe dinjitoz,
Nuk i shqetësove të dashurit e tu.
As miqtë, as Shkodrën,
As malet e shpellat që i studjove,
As piramidat e të parëve tanë!

Ti, mundin dhe dashurinë
Atdheut ia fale,
Por sonte zemrën mua ma thave!
O miku im, o vëlla!

17.12.12
Düren A.G.





PATRIOTI I FLAKET SHQIPTAR - AGIM GASHI - BILBILI I KANGEVE ATDHETARE

Prof. Gezim My. URUÇI - EUROETNOLOG.
KUSHTUAR VELLAUT TIM KOSOVAR
PATRIOTIT & RAPSODIT TE SHQUAR
A G I M G A S H I


KAP SHARKIN AGIM GASHI.

Agim Gashi, Tunjatjeta
Za bilbilit ne sharki
KANGE i kendove shqiptaris
Prej Tivarit ne Çamri.


Je shqiptar istikamit,
S'tremet syri per shqipni,
Do ta bajme Shqipni t'madhe
T'ja vem emrin DARDANI.

Ço e merre sharkin tande.
Edhe vargjet i ke gadi.
Ti kendojme tash Çameris
Se Shqipnis i ka ardh vakti.

Prof. GEZIM My. URUÇ - EUROETNOLOG.
SHKODER - ALBANIA

Mesnate e veçante e shekullit.
me 10.10.2010 - ORA - 00.10.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi