AGIM GASHI:NJË FLAMUR PËR DALLG’T E DETIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË FLAMUR PËR DALLG’T E DETIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 20, 2012 9:16 pm






AGIM GASHI:NJË FLAMUR PËR DALLG’T E DETIT

O moj Vlora heroike,
Që je rritë në breg të detit,
I përballe shumë furtuna,
I përballe dhe tërmetit.
Vlora ime, moj bukuri,
Një jetë ëndërrova tek ti të vij.

S’pata rast kur dëshirova,
Shumë kohë ndaras me kufij,
Po për ty unë ëndërrova,
Se një ditë do të vij.
T’i përkulem Lapidarit,
T´burrit t’urtë Ismail Qemalit!

Më ka mbytë mallëngjimi,
Plot jam mbush me dhimbsuri,
Rroj me shpresë se një ditë,
Vlorë e dashur, tek ti të vij,
Po i jetoj ditët e mjerimit
Me pak bukë të helmt t´mërgimit.

Këtë flamur që e mbaj në gji,
S‘ka në botë që ia shkon,
E një ditë kur do të vi,
Mërgimtari ta fal Ty,
Përgjithmonë le të valojë,
Buzë dallgëve të detit Jon.

Sa shumë këngët t‘i këndova,
Me plot afsh e dashuri,
Të gjallë shpresa më mbante mua,
Për njëqind vjetor tek ti do t´vij,
Unë Labi nga Kosova,
Ti lulkuqe në Dardani.

Njëqind vite kanë kaluar,
Në pavarësi e në liri,
Shumë të uroj për festën e madhe,
Përsëri s’po mund të vij.
Me njëzetetetë nëntor
Një flamur do ta mbaj në dorë.

10.11.2012
Düren
A. G.


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi