Mirëdon Fusha:Nana krenare nga Kosova - birit t'vet shqiptar në Gjermani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mirëdon Fusha:Nana krenare nga Kosova - birit t'vet shqiptar në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 14, 2012 3:35 pm



Mirëdon Fusha:Nana krenare nga Kosova - birit t'vet shqiptar në Gjermani

Ani pse
larg, n'brigje t'Rurit
e jo afër
n'Atdheun Tënd
Nana Ty të përqafon
Ditëlindjen e Saj
kur ia uron!

Kur Ti
m'puth ballin e bukur
e t'mirën këngë ma këndon
E lumtur dhe plot krenari t'falenderohem
Emrin tim t'shenjtë që ma nderon.

Shtatëdhjetë-e-shtatë vite i mbusha
tetë fëmijë tu i rrit,
me vuajtje por t'lehta shumë
kur me Ju një bote i bëj dritë!

N'veçanti me Ty, i dashur Agim,
që m'jeton dhe vepron n'Gjermani,
Ti duhet ta dijsh o djali Nanës
çdo çast, jo vetëm sot, Nanës i dhuron kilogramë flori!

Edhe diçka, i miri djal Agim!
E vërtetë! Nanë quhet çdo grua që lind fëmijë!
Por Nanë e vërtetë jam Unë
që kam lind e rrit djal sikur që je Ti!

Kur një komb të tërë
e do, nderon dhe e gëzon
Nana me Ty është
kudo
përgjithmonë!

Ani pse n'brigje t'Rurit
e jo n'Atdheun Tënd
Nana Ty nga Kosova
të përqafon
dhe me gjithë zemër e shpirt
Ty shumë të don.


14.10.2012
Zelandë e Re
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mirëdon Fusha:Nana krenare nga Kosova - birit t'vet shqiptar në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 14, 2012 3:37 pm

Të falemnderit vlla i dashur Mirëdon.ashuria yte ndaj meje do të mbetet gjithmonë e pastër si loti.Përqafime nga larg!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi