Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 10, 2012 10:24 am

Vdiq atdhetari, ish i burgosuri politik, shkrimtari Kadri Mani



Me dhembje të thellë njoftojmë opinionin e gjerë se ndërroi jetë Mr.Kadri Osmani (Mani). Lajmin mbi shuarjen e patriotit Kadri Mani ma komunikoi miku Xhafer Leci dhe Ylli Osmani i biri i Kadriut.
Kadri Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët, Bashkia e Artanës. Shkollën fillore, katër klasë i kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në Prishtinë dhe Gjilan. Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna, si arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, u diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës më 2.7.2003.
Për MASTER, u regjistrua në vitin shkollor 2005, ku edhe dorëzoi temën: Neologjizmat në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses. Kadri Osmani-Mani, bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 - 1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karpatian. Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.


Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkon në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, "si kopsht me lule" që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicerane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e dashti dhe pas lufte u kthye në atdhe.
Ka të botuara shumë libra e ndër to janë: • NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR; Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2); Romani: Nuset tona, më vonë edhe i dramatizuar etj. Botonte Revistën „Shqipëria Etnike”, Varrimi i të ndjerit Kadri Manit bëhet në vendlindjen e tij në Makresh të Ulët më 10.10.2012 në ora 12.


Më vjen keq që s’po mundem ti jap lamtumirën e fundit. E kisha mik shtëpie, mik zemre e mik besimi. Për shumë gjëra më pyeste dhe i dëgjonte mendimet deri në fund. Edhe unë e pyesja dhe nuk pritonte të më ep shpjegime, mësime e këshilla. Më shumë e donte atdheun se sa vetveten e tij. Mbi 17 vjet burg për atdheun, i sëmurë edhe nga zemra dhe përsëri sulmohej nga ata që nuk ia duan të mirë as atdheut. Kadriu ka hy në analet e historisë së kombit me veprën e tij. Të kota ishin dhe do të jenë tentativat për të kundërtën. Lavdi veprës së mr.Kadri Manit!

Agim Gashi
Düren


http://www.botasot.info/kronike-e-zeze/190720/vdiq-atdhetari-ish-i-burgosuri-politik-shkrimtari-kadri-mani/
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi