Agim Gashi‎:03.10.2012

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi‎:03.10.2012

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 03, 2012 11:04 am

Agim Gashi‎:03.10.2012


Sot
Gjermania ka festë
Festën e bashkimit
Festën e një muri
Festën e një kujtimi të hidhur
Të shumë vrasjeve
Përsekutimeve
Burgosjeve...

Sot Gjermani feston
Sot Gjermani përkujton
Sot Gjermania lutet
Të mos ketë mure askund

Unë i mbyllur si gjithmonë
Me jetën e vetmitarit
Duke u lutë para Zotit
Para botës
Para njerzimit
Rrënoni muret e vendit tim

Lus edhe popullin tim
Këndellu për hirë të gjakut të derdhur
Për hirë të jetimëve
Për hirë të të zhdukurve
Për hirë të invaidëve
Për hirë të vetëvetes
Këndellu

Këndellu për hirë të atdheut
Këndellu për hirë të Kastriotit
Për hirë të Nënave
Për hirë të së ardhmës
Kur do ta kemi një festë
Festën e mureve

Urime Gjermani-
Festën e madhe
Të një kujtimi
Të një bashkimi
Festën e kurrndarjes

03.10.2012
Düren


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi