AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 22, 2012 8:18 pm



AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA
(Në shenjë rrespekti e falenderimi për familjen Zhilivoda që më dhuruan 200 euro)

Kombi ynë ka vërshue botën,
Lanë atdheun me shumë mall,
Në t´gjitha shtetet e këtij globi,
Janë shpërnda anembanë.

Shumë fisnikë e shumë bujarë
Janë bashkëkombasit e mi të mirë,
Dikush nga ndjekja e dikush nga skamja,
Adheut me dhimbje i japin lamtumirë.

E këta njerëz të tokës së Arbrit,
Ruajnë gjuhën dhe traditën,
Për çdo brengë të atdheut.
Kanë në shpirt dhimbjen dhe frikën.

Një familje e tillë bujare
S’ka shumë kohë që jemë njoftue,
Me gjithë zemër e me shpirt,
Një dhuratë ma kanë dërgue.

Kur në dorë më erdhi zarfi,
Vula tregonte një shtet t´Evropës,
Thashë me vete se në mbarë boten,
Gurgullon gjaku i Aziz Zhilivodës.

Ju falemnderit bashkëshortë të mirë.
Me gjithë fëmijët tuaj bujarë,
Me nënë e babë e paçin rritën,
Rruga e jetës u qoftë e mbarë.

Letrën tuaj e lava me lot,
Me gjithë shpirt ju kam bekue,
Gjithmonë të lumtur qofshi në jetë
Që varfërinë ma zbutët mue.

Bujaria e fisnikëria,
Janë virtyte që trashëgohen,
As nuk blihen e as nuk falen.
Prej zemërbardhësisë këto lartësohen.

22.09.12
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: AGIM GASHI:NJË FALENDERIM DALË NGA ZEMRA

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 22, 2012 11:16 pm


Një koment shumë i denjë për familjen Zhilivoda!
Fatlum Sadiku
Fatlum hat geschrieben: „Nder familjet me bujare qe ka Mitrovica, Kosova e Shqiptaria. Familja e Tezes Lirije, na strehoi ne pike te luftes, dhe kur vetem nje nate me pare, do te kishte mjaftuar tek nje e ndrehur kembeze e njerit prej 6 paramilitareve sa na hyren ne banese, per ta ne lene te vdekur, pa e ditur askush. Paramilitaret qe na thene t'a leshojme banesen ne ora 5 te mengjesit, na bene te bredhnim veriut te Mitrovices me ore te tera duke u tallur me ne. I'u drejtuam deres bujare te tashme te ndjerit Gani Zasella (baba i Tezes Lirije), per tu strehuar se paku nje nate, sa per ta mundur traumen. Jo vetem qe ajo dere baneseje u hap me plot zemer, por familjaret e Dajes Gani qe anipse vete kishte dalur nga banesa, na bene te kalojme nate te paharrueshme. Jo vetem qe u strehuam, por edhe ngrenem, pime, u pastruam e fjetem me komod se kudo e kurdo. Une isha 11 vjeçare e gjysme, dhe ate nate kam bere gumin me te qete ne jeten time. Nese pyeteni pse, nuk do ta dija pergjigjien, po mos ta mesoja tani vone nga nena ime. Fjeta mire e qete, sepse dikush nga familjaret e Dajes Gani (e ema e Tezes Lirije - Tezja Refiqe, amo njera nga motrat Vjollca apo Arijeta), ishin perkujdesur te me qetesojne me nje cope "Bensedini" te shkrire ne uje. Nata qe pergjithesisht e qete, anipse me ere kobi, ne çdo moment. Dhe nese ndokush do te tentonte ta nulifikonte ate strehim, me "nuk u ka pare askush, qe nate bingoje per ju", them se nuk eshte ashtu. Kjo sepse edhe ndertesa e Dajes Gani, por edhe ato perreth, banoheshin perplot me serbe te cilet dinin edhe per levizjet e mizave. Por besimi i forte ne Zot, dhembushuria per te afermin (por sic shihet nga rrefenja e z. Gashi, i cili edhe pse nuk eshte familjar me familjen Zhilivoda, ka perfituar nga miresia e imperativit kantian te kesaj familjeje e bazuar ne njerezoren), si dhe kalkulimi se krijese se Zotit, i duhet zgjatur dora kur ka lakun ne fyt, bene qe familja e Tezes Lirije, thjesht te SAKRIFIKOJE per ne ate nate. Kulmi qe kur Jetoni (vellau i saj), na percolli deri tek Stacioni, dhe qendroi me ne deri sa erdhi autobusi, anips vetem 4 metra larsh nesh qendronin dy pjestare te Policise Ushtareke serbe, qe qellimisht krekoseshin me makabrite e tyre ne Shale, dhe flisnin me te madhe, qe t'i degjonim. Familjes e Tezes Lirije, nga te cilet gezojme po dashurine dhe respektin e njejte, si çdohere, une u kam shume borq. Lus Zotin, qe t ma mundesoje qe sic thote populli - vi hakesh - ndonjehere. Tezja Lirije, poashtu ka bashkeshort te mrekullueshem, axhen Burhan, farmacist me nam ne Kosove, si dhe femijet qe i dua si vellaun e motren, qe asnjehere nuk i pata ne jeten time.

Me respekt te thelle per familjet Zasella dhe Zhilovoda,

Fatlum Sadiku, Ankara.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi