Teki Dervishi:Zbatica po i lë rraqet në zall

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Zbatica po i lë rraqet në zall

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Apr 21, 2009 9:35 pm

Zbatica po i lë rraqet në zall

Teki DËRVISHI


Intervista e Yves de Kermabon në “Vjeçernje novosti” nuk është këtu subjekt diskutimi. Ajo i vërtetoi të gjitha ato që nga qershori i vitit të kaluar këtu i kemi paraqitur me një kronologji thuaja precize. Por këtu, dhe në këtë zemërim të rastit, që nuk i bën mirë analizës duke impulsuar emocione që nuk i duron rezonimi politik, nuk do të provoj ta analizojë intervistën e Shefit Francez. Kush e di çka do të ndodhë nesër, si do ta pranojnë “transparencën” e Kermabonit oligarkia opozitë-pozitë e Kosovës. Duke u nisur nga qëndrimi i tyre në fillim të qershorit të vitit të kaluar, është e qartë që ata do të vazhdojnë të deklarohen se do të vazhdojnë bashkëpunimin “me miqtë ndërkombëtarë”. Mirëpo kanë deklaruar të gjithë (jo veç pozita) se nuk i pranojnë 6 pikat. E si do t’ia bëjnë tash kur shefi i Eulex-it deklaron se ky mision është këtu pikërisht për t’i zbatuar 6 pikat?! Ne nuk i kemi pranuar 6 pikat, po ama e kemi pranuar Eulex-in dhe të gjitha kompanitë e ndryshme nën ombrellën e 1244-shit, përkatësisht UNMIK-ut, përkatësisht BE-së.
Por gjendet “një” argument që do të duhej të na bënte të qartë ta shohim me sy faktin se - karakteri dhe roli i misioneve ndërkombëtare nën ombrellën e UNMIK-ut në Kosovë, më në fund po bëhet transparent. Nuk e di pse kanë pasur nevojë ta fshihnin deri sot, prej kujt janë frikuar? Mbase jo prej popullit brenda holokaustit, as nga liderët që kanë deklaruar se “të gjitha luftërat mbaruan”. As nuk dua në këtë shkrim ta karakterizoj qëndrimin politik të Eulex-it, sepse për kush ka dashur, ky qëndrim u pa në vizitën e Ban Ki Munit në Moskë, por tash u paraqit në skenë si një pankartë transparente, në “Veçernje novostit”. Shumë mirë. Së paku nuk kemi nevojë ta aktrojmë rolin e të marrëve politikë. Është sukses shumë i madh kur një politike i çirret maska, maska e “miqve” ndërkombëtarë. Deri sot propaganda e tyre e fshehte rolin dhe qëllimin e rikonfigurimit. Le të dihet burrë! Në mos për asgjë tjetër, të shohim si do të vazhdojnë pozita dhe opozita (sidomos opozita dhe shoqëria civile) të bashkëpunojë me Administratën e shtetit të Serbisë 1244.
Arroganca e këtij shpalimi politik shihet në faktin se BE-së as nuk i bëhet vonë që gjatë një vit “konfigurimi” (riinstalimi të UNMIK-ut) ka dhënë deklarata zyrtare të eminencës së vet, të cilat (deklarata) e kanë bërë të mundur që faktori politik vendor të thotë se i ka kaluar koha (mandati) i UNMIK-ut në Kosovë. Fshehja si strategji tradicionale e diplomacisë ruse, që nga qershori i vitit të kaluar, ka qenë metoda e politikëbërjes së UNMIK-ut, të thotë se ai do të qëndrojë me një staf të reduktuar, dhe se punët do t’i marrin në dorë misionet e ndryshme të BE-së. Por UNMIK-u megjithatë është prononcuar se nën “ombrellën” e tij do të punojnë misionet e tjera evropiane dhe ato ndërkombëtare, e tjetër punë është se komplet provinenca politike dhe ajo e mediave i ka futur veshët në lesh, kinse asgjë nuk po kuptojnë. Faktet e riinstalimit të UNMIK-ut në këtë “senat” janë përfolur me dhjetëra e dhjetëra herë, por BE-ja ia ka dalë ta “mashtrojë” “faktoritetin” politik të Kosovës, e sidomos opinionin e gjerë, duke i bindur se UNMIK-u më nuk është faktor pas aprovimit të Kushtetutës, ndonëse KS me krejt fytin rus deklaronte se Rezoluta e tij 1244 është në fuqi dhe nuk është shkarkuar.
Regjisori i konfigurimit, ky shteti terrorist serb, ka pasur kujdes të mos hutohet dhe për asnjë fije floku të mos e ndryshojë metodën e propagandës së tij, kështu që ai “është ankuar” te Solana se OKB-ja nuk ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për UNMIK-un? Demek shkoi UNMIK-u, ku-ku! Por cili analist, ose politikan opozitar ka pyetur: pse të ndajë OKB-ja më shumë buxhet për UNMIK-un, kur buxheti tash shkon në misionet e ndryshme që i komandon “stafi i vogël” i UNMIK-ut. Stafi i madhi i UNMIK-ut i ka ndërruar uniformat dhe tabelat e makinave dhe janë vendosur aty ku kanë qenë edhe më parë, nën ombrellën e UNMIK-ut. Zyrat e ndryshme “civile” policore janë mbushur me rumunë dhe serbë që e zotërojnë anglishten.
Pra nuk analizoj sot intervistën e zotit Kermabon. Sot e shtroj një pyetje: a do të vazhdojnë të bashkëpunojnë “me miqtë ndërkombëtarë” të gjitha strukturat shtetërore qeveritare opozitare dhe ato brigadat e shoqërisë civile, siç kanë bashkëpunuar deri edhe sot në këtë çast?! Eulex-i deklaroi se është këtu t’i zbatojë 6 pikat, kështu që bashkëpunimi ynë me “miqtë” ndërkombëtarë evropianë, do t’u ndihmojë atyre që t’i zbatojnë sa më mirë e më bukur 6 pikat jokushtetuese.
Një provinencë e re politike do të fillojë të bëjë politikë unilaterale. Nëse ju kujtohen të gjitha demonstratat para vitit 1999, shqiptarët kanë bërtitur USA-USA-USA. NATO-NATO-NATO. Si KFOR-i që është nën komandën e UNMIK-ut, NATO-ja nuk është nën këtë komandë të tij. Lexojeni Marrëveshjen e Kumanovës! Politika e OKB-së në Kosovë është e vdekur. Të vdekur janë të gjithë ata që bashkëpunojnë me këtë politikë në zbatimi e 6 pikave të saj!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi