AGIM GASHI:4 JANAR 2003

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:4 JANAR 2003

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 16, 2012 8:57 pm



AGIM GASHI:4 JANAR 2003
IN MEMORIAM PER KOLONEL TAHIR ZEMEN

Mallkue qoftë ajo dorë tradhtare,
Mallkue qoftë dhe ajo nanë-
Që ka pjellë këso lloj fare,
Me e mblu Kosovën n´gjamë.

N´këtë Janar prap pushka krisi,
Fillimviti u la me gjak,
Na e vran o Kolonelin
Shkelen n´dije e shkelën n´prak.

II
Haber i zi erdhi nga Peja,
Vran Tahirin me gjith djal,
Siq qe vra o Haxhi Zeka
Yll i dritës për shqiptar.

Oh ju t´poshtër far Stalini,
Që po i leni nanat n´tzi,
Po si vritet çlirimtari,
N´Kosovë t´lirë n´demokraci.

III
Kësaj radhe do ta keni,
Si po e lypni do t´ju gjej,
Se Kosova e larë në gjak
Besa-besë ende ka djel.

Fli i qet Yll i Vatanit,
Ah të lehtë e paq këtë tokë,
Do ta marrim Ty vlla hakun-
Tue i ra gjarpnit në kokë.

IV
Shkove vlla te Ahmet Krasniqi,
Te Salihi e Agimi,
Shkove vlla te trimat tu,
Që si priste as kufini.

Lamtumirë për në at´ botë t´amshueshme,
Vrasja jote ashtë kushtrim,
Fli i qetë me mall´ t´Kosovës
Me nip e djalin n´përqafim.

Mesnatë e 4-5 Janarit 2003
Agim Gashi
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi