AGIM GASHI:E BUKUR ISHTE JETA E FSHATIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:E BUKUR ISHTE JETA E FSHATIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 11, 2012 10:13 pm


Me kë poezi që e kam shkruar sot Ju përshëndes duke Ju traguar se tani posa më thirren për transplantimin e mëlqisë në Klinikën Universitare në Aachen.
Mirëupafshim. Tani po iku!


AGIM GASHI:E BUKUR ISHTE JETA E FSHATIT

Në park të Rurit në Düren
Është një pyllëz plot bukuri,
Ka plot mollë, dardha, kumbulla
Murriza, thana e kulumbri.

Për çdo vit e për çdo stinë
Të gjitha me rend i kam shijue,
Jo që më hahen e që kanë shije
Por atdheun më kanë kujtue.

Më shkon mendja në fëmijëri
Merrnim shportat tuj këndue,
Me mbledhë dredhëza, thana e mana,
Reçel nënat me na marue.

Kur po çilte sy i Pranverës
Këndonim këngën “Tanka-tunka”,
Eni çika e eni djem
Se po shkojmë me mbledh kaçunka.

Sa gjelbërohej e tërë natyra
Vinte Shëngjergji si çdo vjet,
Mblidhnim lule e mblidhnim hitha
Na lanin nënat për shëndet.

Arat plot mbush me arashka
Vishej fshati porsi nuse,
E livadhet plot uthulla t’buta
Plot laboda e rrënjëkuqe.

Shkonim larg deri n’Krue t’Kazanit
E n’Lug t’Xhaferit me mbledh bli,
E lajthi si kokrra arre.
Ishte jeta plot lumturi.

Ndërsa në vjeshtë dardhat Ukere
Të dukta e t’shijshme posi mjaltë,
Edhe këtu n’kurbet të zi
I gjej, por shija m’duket si baltë.

N’Zabel t’Vogël në atë rrafshinë
Mlidheshim kush kish merak,
Grupe, grupe luenim lojërat
Herë klicka, herë pidpidak.


09.09.12
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi