Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 2:32 pm



Agim Gashi


Të dashurit e mi,
Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!


Fundi i këtij muaji e pikrisht data 31.8.2012 ishte ditë e rëndë për mua por edhe për Juve që me shpirt e zemër pritshit të më bëhet me sukses transplantimi i mëlqisë.
Pra dje, pikrisht më 31.08.2012 isha duke u kthyer nga „Tavel“ shoqatë kjo që kujdeset për ushqimin e të varfërve, dhe pak pa hy në banesë ra zilja e telefonit. E hapa dhe njoha zërin e mjekut të Klinikës së Aachenit. Ndjeva një rënqethje sepse e dija se për çka po thërret.
Më përshëndeti butësisht duke më thënë:
-A po e di me kend po flet?
Me zë të dridhur i thashë: po!
-Për juve z. Gashi sot është gjetë një mëlqi. A keni mundësi që për një orë e gjysmë të jeni në Klinikë?
Edhe këtë ia pohova duke e falenderuar gjithnji me zë të dridhur.
-Mos u shqetsoni fare, hiqe stresin e ne të presim në katin e nëntë direkt në pavilonin e intenzivës.
-Në rregull z.Doktor, patjeter se do të mundohem të arri me kohë. Mirëupafshim!
Lash ushqimin e marrë nga “Taveli” dhe fillova ti pregadis ato pak rroba që duhej marrë. Thirra Azalenë të më ndihmonte. Edhe pse u vonua pak ajo erdhi e si gjithmonë në raste të tilla ajo e përmbledh veten dhe mundohet me shumë zemërgjërësi të futet në shpirtin tim.E di se frika në këto raste më mund.Frikë e gëzim, stress e shqetsim…nuk di ta përshkruaj!
Shkuam në Aachen. Morem liftin dhe direct në repartin e intenzivës në katin e nëntë.Na priten aq bujarisht por edhe duke më uruar për gjetjen e mëlqisë për mua.Filluan miliona mendime të më vërtiten në mendjen time. E kujt është mëlqia, a do të jetë e shëndoshë, a do të kem sukses, si do të shkoj procedura e operimit e shumë e shumë pyetje që ma rëndonin shpirtin!!!?
Filluan edhe pregatitjet për operim. Sëpari ma vunë gjylpërën në damarin e krahut dhe më thane se kjo është vetëm për narkozen, ndersa për operimin kryesor të hapet një dalje tjeter në damarin e qafes e cila ka shumë dalje tjetra që të mund ti kryej të gjitha nevojat.
Pritja filloi të jetë monotone. Vinte një mjek dhe thoshte se akoma nuk është sjellë melqia këtu për ta pare se a është e shëndoshë. Disa tjerë më thonin edhe pak të presim. Një mjeke më solli qetsues dhe sipas mendimit tim mire bëri.
Ora kaloi 20 të mbrëmje dhe akoma ska asgjë. Azaleja me shkathtësinë e saj kishte biseduar me një mjek dhe e kishte pyetur se mëlqia e sa vjeçarit është. Mjeku i kishte thënë se është e një 84 vjeçari dhe se paska qenë edhe më Hepatit. Mua këto Azaleja nuk mi tregonte sepse kishte frikë nga shqetsimi im por e vërejta se diçka po mshifte nga unë.
Kalonin orët të cilat mu dukeshin sa sa java. Dhe pikrisht në ora 02 pas mesnate më moren dhe më derguan në katin e pare ku janë sallat e operimit. Me shumë dashamirësi e me buzqeshje më priten aty. Vinin me radhë mjek e anestezistë, mi ferkonin faqet, më flisnin ëmbël e më ledhatonin. Ndjehesha më i forte natyrisht. Në tavolinën e operimit filluan instalimin e aparaturave të nevijshme, atë të zemrës, të tensionit dhe gypin e narkozes ku pritej vetëm urdhëri i gjumit të dhunshëm.
Përsëri pritje, pritje që më dukeshin teper të gjata.Minuti bëhet një muaj këtu nën ato drita të sallës së operimit, në punën e aparaturave etj. Një mjeke të cilen e njihja nga Lendesdorfi më tha:
-Mos u shqetso, çdo gjë do të bëhet mire. Unë e pohova me kokë dhe me një çerek buzqeshjeje.
Nuk vonoi shumë e pikrisht aty kah ora 03 i mëngjesit më erdhi një mjek që dukej se ishte kryesori pas Profesor Neumannit dhe me një zë të qetë më tha:
-Herr Gashi, unë këtë mëlqi nuk ua ep juve. Mëlqia është shumë e dëmtuar!
Mbeta i shtangur dhe pas disa momenteve shiqimi i thashë:
-Ju falemnderit i dashur doktor. Gjesti i Juaj është tejet human dhe njerzor!
-E kemi për detyrë Herr Gashi, dhe ma shtriu doren, ma shtrëngoi burrërisht duke më thënë:
-Do ta gjejmë sa më pare një të shëndoshë.Naten e mire!
Iku mjeku duke më lënë mua të mendoj se mëlqia e gjetur paska qenë e dëmtuar së tepërmi. Tani mendime e mendime; po të më operonin dhe të ma futnin atë mëlqi edhe më të sëmurë se e imja, çdo të ndodhte?
Më vonë Azaleja më tregoi se paska pas edhe Hepatit.
Fillian heqjet e aparaturave, u vesha e u përshëndeta me të gjithë që bujarisht më uronin fat që një mëlqi tjetër të më gjendet sa më pare po e shëndoshë.
Pikrisht në ora 04 të mëngjesit mbërrina në banesën time i shqetsuar për familjarët dhe për Juve të dashur miqë zemërbardhë.Ju ishit ata që më dhatë shpresa të jemë i fort sepse në shtratin e spitali Azaleja mi lezonte lutjet e Juaja dhe Urimet që mi dergonit për operim me sukses.
Ju falenderoj shumë të gjithëve!
Jamë i shqetsuar dhe tejet i revoltuar me veten dhe fatin tim.
Në momente kyçe të jetës sime gjithmonë fati më ka tradhëtuar.
Me shpirt e zemër Ju kërkoj falje për shqetsimin e Juaj o familjarë, miqë e populli im!
Ju dua shumë unë i Juaji Agimi!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 2:37 pm


Luiza Alia-Zotni ,te uroj çdo te mire.Do kaloj gjithçka si nuk ka ma mire.Ndodh rralle me pase nje shans te dyte persona persembari si ju.Jam e bindun se kete oportunitet te rralle pse jo unik do t'ia riktheni njerezve ne menyren ma bujare e pa limit.Lus n'zot per mbarevajtjen e gjithe procesit post operator .Forca

Mustafai Juli mos u shqeteso zoti eshte ty do te ndihmoje cdo gje do kryet me sukses jemi dhe bashkohemi me dhimbjen tende uroj sa me shpejt sherim kurajo me respekt juli athin

Poezia Llemadeo Mik i dashur Agim, kjo ngjarje e dhimbshme, te paska lodhur dje e mbreme gjithe naten, por ama te ka bere me te forte, dhe te ka treguar se Zoti po te ndihmon te ja dalesh, pasi deri edhe ne sekondin e fundit kujdeset per ty dhe te rikthen ne hapsiren e jetes, duke ti larguar rreziqet! Kjo pervoje qe ke kaluar mbreme, eshte e dhimbshme, por te jesh i bindur se do ja dalesh, pasi duket qarte se je nen kujdesin e njerzve humane me shpirtra e zemra te medha, te cilet do te te zgjasin jeten me ndihmen e Zotit! Clodhu mik, e pusho sot, se lajmi i mire do te vi se shpejti! Zoti te dhashte shendet, e fuqi per te pritur lajmin e mire mik Agim!

Iamun Dardanian ·, zoti eshte me ju!

Engjëll Koliqi Vella Agim, shume shpejt, para se mendojme ne do te gjendet nje melqi e shendoshe dhe do te shtrengohesh shpejt e do te lodhesh me sharkine e bekuar edhe shume e shume vite!!! Urimeeeeeeeeeeeeeeeee
Burhan-Lirie Zhilivoda Urojme qe te gjindet sa me shpejt melqia e shendoshe per ju Agim,suksese rradhen e ardhshme ,keni mbeshtetjen e Zotit---Familja Zhilivoda


Bardhyl Duraku · duhet te dorezohesh ne asnje moment Agim,pasi Zotin do e kesh perkrah gjithmonme.sherim te shpejte miku im.


Fadil Bahtiri doren e ALLAHUT qenke dhe aji eshte me ty Z.AGIM..


Hyjnor Osdautaj ka shpresë, ende ka jetë, gjerë sa ka lot ne sy,ende ka diell,ende ka stinë,edhe nëper stuhi.........ende ka shpresë miku im Agim Gashi, pershendetje nga Kosova ,shpejtë do te vije dita kur do te pijmë kafe se bashku.!


Bardha Pali ·eshte pune/ SI JE ?


Isuf Fetahu · Dhasht zoti qe te sherohesh i nderuar Agim


Zhanberta Gjergji**Njeriu eshte nje krijese e Deshires ....Nga Zoti.**... dhe Zoti .. qofte me ty.. ne te gjitha shqetesimet....! vetem Ai di ç'ben! ....Mbase..?? .duhej te kaloje edhe kete.. ballafaqim.. me veshtiresine..dhe Zoti mund qe ben nje mrekulli... ?? dhe nuk ke nevoje fare per transpalnt.. Por .. te Sheron mrekullisht.. dhe te fuqizon e te lumturon... pas kesaj... me jeten tende ?? ....Me shume respekt Zhanberta !
Letushe Haxholli Ne dor te Zotit , Sherim te shpejt Agji Agim.

Lekë Mrijaj Miku im i dashtuni Agim mos e humbni besimin duhet te jeni stabel i qendrueshem ne vullnetin tuaj per jetë uroj qe te gjendet melqia e shëndosh per juve shendet dhe kurajo me gjithe respekt.


Chamil Chirurgu · eshte e mundshme te gjendet njeher pra eshte e mundshme qe te gjendet prap melqija prandaj nuk duhet aspak te dyshoni ne kete apo ti humbni shpresat sepse sot gjithqka eshte e mundshme. Gjithqka qe ju duhet te keni eshte durimi dhe vetem durimi kurse te tjerat ua sjell Allahu dhe njerzimi. Neve lutemi per ty dhe per trupin tend prandaj ti duro... thuhet ne nje thenje popullore Ay qe duron ne fund fiton. Te pershendes dhe mbetem me shpres qe ne nje koh jo shum te larget do te gjendet sherimi dhe ilaqi i juaj Z. Agim Gashi
Margarita Ferizi Sereqi Lutem zotit per ju dhe falenderoj kliniken qe nuk ju transplatoj ate meqi te demtuar, e me mban shpresa se per ju do gjendet nje melqi e shendoshe, andaj i nderuar mik vetem besim tek zoti se krejt kjo gjendje do te tejkalohet,,,, se ju mundeni dhe do te ia dilni te i beni rezistence kesaj, dhe nje dite do te jene te gjitha te kaluara,,,, kurajo dhe vetem kurajo miku im,,,,ne si Shqiptare kemi ber balle edhe vujtjeve me te renda, edhe kesaj do te ia dalim, dhe do fitojme betejen me semundje, duke te uruar gjithe te mirat e kesaj bote une te pershendes si motra vellane,,,,,,,,

Nora Cene zoti qofte me ty i dashur mik. sherim te shpejte.!!!


Lezina Itagjufer Agim, Durimi është mbreti i fitores, jam e bindur që do të gjendet një mëlçi e shëndoshë. Mbi të gjitha dua të vlerësoj dhe kurajon dhe sinqeritetin e Doktorit që nuk ka pranuar të vendosë në trupin tuaj mëlçinë e sëmurë....Suksese dhe shumë shpejt të jesh i bindur që një tjetër do të gjendet.... respekte dhe FAT dhe KURAJO ...

Kriste Markaj Agim ke kaluar shume sfida dhe besoj se e ket do ta kalosh siq don ti,une e persh,humanitetin e prof,Neumann-it .Mos harro se popullin tone e ka mbajtur shpresa andaj edhe ti ke shpresë te i madhi Zotë dhe do tja dalesh,te pshd,dhe dhashte Zoti qe te gjindet Mëlqija tjetër ma e sh¨ndosh,mos u dorezo.

Agim Gashi Të dashur, sëpari kërkoj falje për shqetsimin e Juaj. Si tha mikja Margaritë, edhe unë Falenderoj me zemër Klinikën Universitare të Aachenit që nuk ma transplantuan mëlqinë e sëmurë. E di që tani jamë ndoshta i pari në pritje. Shfrytoj rastin që edhe njëherë të Ju falenderoj ngrohtësisht pa dallim që mu bëtë krah i jetës sime. Tejet jamë i bindur se Lutjet e Juaja ma bënë të mundshme por edhe të vajzes sime që me lot në sy mbrëmë luste Zotin që të jetë çdo gjë në rregull. Edhe pse shkoi kështu proceduar unë e quaj sukses të ekipit mjeksor që nuk pranuan ta transplantojnë një mëlqi të sëmurë me një tjeter të sëmurë.Ju përqafoj të gjithëve e paqit BEKIMIN E ZOTIT motra e vllëzër!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 2:45 pm

Drita Krasniqi Me ndihm te Zotit uroj cdo gje te shkoj me suksese patrioti yn i madh,mos u brengos,sinqeriteti i doktorrit eshte plot vlere,te ka treguar te verteten,se shpejti te uroj te gjindet mellçia tjeter e shendosh,i madhi Zot qoft me ty!

Sabit Rrustemi Hajt, or Agim, se n' pastë ba zoti emër, edhe k'saj mëlçisë sate i bëhet çarja. Kryesorja me qenë shëndosh e mirë. Dhe, kjo po më jep shpresë sepse je shumë i fortë dhe i kthjelltë kah po i shkruan këto rrëfime, madje edhe në detaje. Gjithë të mirat, mik i dashur !


Amijet Vinca Zoti te bekofte i nderuari ZAgim Gashi ..!! Sinqeriteti i mjekut nuk ju beri tranplantin e melqise te nje personi me hepatit , ish urdheri i Perendise , vetem durim dhe besim se nje dite behej me mire ... Sherim te shpejte te uroj mik ..!!

Aishe Gashi Mos thuaj qe fati te ka tradhetuar sepse sa po lexoj une fati paska qen me ju per te mos marre edhe nje melci te demtuar si ajo qe ju vet e keni tuajen . Fati eshte me ju , durim dhe me shpresa ne zot i nderuar Agim Gashi.
vor etwa einer Stunde · Gefällt mir nicht mehr · 1

Agim Gashi O njerz të mirë, Ju përqafoj fort e i lumi unë që kam kësi miq të mirë e bujar. Borgj u kam tërë një jetë!

Arta Hysi suksese per here tjeter Agim...mos e merr me siklet do i mundesh patjeter, ndonjeher duhet te ecesh dhe ne krah te kundert me fatin...Smile

Jahe Berisha · Befreundet mit Arzen Bytyqi und 1 weiteren PersonLutemi qe sa me shpejt te gjondet nje tjeter e shendosh, dhe i falenderohemi zotit qe ka mjek aq te ndergjegjedhem e nuk e kan ban at op sa per sy e faqe me nje melqi te demtume! Fati qenka besnik ndaj jush!!!


Agon Deçani · Befreundet mit Arzen Bytyqi und 3 weiteren PersonenShpresojme qe sa me shpejte t'sherohesh.. Smile

Tatjana Gina mos u shqeteso o miku ime te sikuroj qe per ne nuk ke pse te kerkosh falje por nje tjeter me e bukur me e fort se shoejti do te ndodhet ke ty dhe ti sa te hapesh dhe te mbyllesh syte cdo gje do te behet ralitet dhe ti do e shikosh vten perseri te fort dhe do thuash qe kjo qe kalova qe vetm nje ender e keqe

Avdulla Rexhaj Ndoshta tingellon demagogji o mik e vlla Agim Gashi, mirepo beso se, edhe une ne menyren time, isha gati gati ne shtratin tend! Mrekullija eshte qe je tek vllazerit e rraces tone ARIANE, ne Gjermani, dhe ku asgje nuki lihet rastesise, aty ku jeta ka kuptim dhe vlere, aty ku njeri cmohet dhe vleresohet tamam njeri, aty ku kuptohen dhimbjet, shqetesimet dhe vuajtjet, ATY KU ALAMET PROFESORI, mundohet te bie ne nivelin e pacientit, vetem e vetem per ta siguruar shpirterishte! Me shpirtin tend qe ke shume fisnik dhe bujar, shume jam i bindur se ZOTI do mendoj edhe per ty! Ne menyren dhe mundesite e kaqikun tone, jemi me ty vlla i dashur, Agim Gashi!

Nebahat Kasabaqi · 12 gemeinsame Freundezotri agim ju uroj shendet dhe sukses shpresat te te allau se allau njerzit e mir si haron veq te lumi allah pshtetu edhe aj ju dimon edhe samashpet mir e mamir nivshem per ju pershendes

Sedat Shabani I dashur Agim, të uroj shumë fat e durim në çastet dramatike që po kalon.I bindur edhe vet se do ta kalosh këtë sfidë,të përqafoj vëllazërisht.
Flora Lezhe Paç Ndihmen e zotit e té njerèzève vudhnet mir pér té qendruar afer ,jeta e shendet mos té mungoshin o agim

Xhavit Ramadani Pa thene zoti ,nuk behet asgje nip .Ju urojme nga zemra shendet sa me te mire .

Hasan Elshani Agim i dshur shpresoi se do te kesh sukses dhe sherim te shpejt !...
Adem Saliu Fillimi i leximit te ketij perjetimit mu duk i mire dhe mezi pritsha te lexoj vella Agim,por pastaj ne te lexuar te teren sikur u stepa,por te them qe do gjindet nje melqi e shendosh qe verte do ndjeheni i lumtur e shendosh,Azalen e perqafoj me ndjesin qe perballon per babain,Te ndihmoft ZOTI,respekt-Rita

Lavdim Gashi · Befreundet mit Deshira Haxhi und 115 weiteren PersonenMos u deshpro,por forcohu dhe fito. Allahu i don dhe shperblen durimtaret.

Dhimiter Nica · Befreundet mit Zhorzh Sand und 113 weiteren PersonenTë shkuara e ishallah u gjendët sa më shpejt mëlçia e shëndetshme për për trupin dhe mendjen tuaj të shëndetshme miku im Agim Gashi.Sa për dje mos u mërzit dhe më mirë që ndodhi ashtu...Përshëndetje e u shërofsh sa më shpejt e të bëhesh si kokrra e mollës,si i themi ne nga anët tona.

Suzana Milingu Kello · Mit Lezina Itagjufer befreundetZoti te dhente durim e mbi te gjitha fat!Sherim te shpejte!

Vasilika Pekmezi · 5 gemeinsame FreundeTe gjithe dijme qe keto jane diagnoza serioze. Ndihma e mjekeve nuk te mungon.Le ti lutemi Zotit te madh qe te gjindet sa me pare nje melci e shendoshe dhe uroj qe te perballosh kete situate sa me mire. Kij durim Agim dhe mos e humb shpresen.Edhe ne te duam o bashkatdhetar ♥️

Dardan Alberti E pershendeti edhe vendimin e mjekve per sinqeritetin qe pasken treguar , Ju lumte per gjestin e shkelqyeshem , kjo eshte mjeksia dhe betimi i Hipokratit . Fati te percjellte o Agim vllai , dhe lutem qe melqia te gjendet sa me pare ... Shendet ...


Edmond Bujupi · Befreundet mit Merita Smaja und 26 weiteren PersonenInshAllah te gjen melqin e sherohesh i nderum . Mos e humb shpresen , Allahu te ndihmon.


Dukagjin Bala · Befreundet mit Mentor Thaqi und 51 weiteren PersonenZoti kjofte me ty bashk ne cdo qast.Kam bindje qe je aty do te behem mire.Zoti mos te harrofte kurre.Cdo te mire/

Shkodi S Hadergjonaj Allahu te ndihmoft oo miku yn Agim Gashi

Milazim Kajtazi ah more Agim Gashi ky rast na lendoj të gjithëve më ke ba më emocione por shpresen nuk e humbi për ty e lutjen e bëjë çdo ditë...të përqafoj mik i dashtun dhe më beso së për sa e lexoja këtë tekst isha në vendin tuaj i shtrirë....

Korab Vllasa · 4 gemeinsame Freundeishalla se pari te ndihmon i lumi allah se dyti mjeket dhe se treti gjen ndoj melqi te shendosh dhe e ben transplantimin e melqis dhe nuk ke kurr probleme ne jeten tuaj

Lucia Hila Me shprese e besim te i madhi Zot, kalo keto caste te veshtira miku yne i shtrenjte Agim. Une e te gjithe miqe e mikesha si gjithnje do lutemi per ty qe gjithcka te shkoje mire. Te uroj shendet e jete te gjate mik i dashur Agim. Dhe te gjithe atyre mjekeve dhe Alizese nje falenderim te vecante. Perqafime per ty mik i dashur.

Arta Hysi e lexova o bac...

SHpresa Gjocaj · 16 gemeinsame FreundeZoti ta lehtesofte dhe te sherofte sa me shpejt.....te uroj shendet dhe suksese per radhen tjeter.....

Arjon Ismailisufaj · 27 gemeinsame FreundeZoti te ndihmofte dhe ta lehtesofte dhimbjen e sa me shpejt te gjindet ajo qe eshte e nevojshme per ty,te uroj sherim sa me te shpejt miku im.

Gjidoda Krist · 10 gemeinsame Freundezoti ju lasht shendosh

Bari Jashari · Befreundet mit Ramadan Emini und 112 weiteren PersonenMe ndihmen Zotit mik i im dashur sot e tuje ju dëshiroj dit të lumtura e shëndet të plot juve dhe familjes tuaj.


Lina Zaimi · Befreundet mit Agim Krasniqi und 10 weiteren Personeno zot kush semuret ai qe me fjalen e tij sheron mijra zemra ..po pse si gjen gje .............qeveritaret ........

Ali Hoxha Pershendetje z.Gashi,si duket edhe ne momente te veshtira ty nuk te ka tradhtu fati,sepse dote tradhtonte po ta venin at veshken e demtuare,sukses dhe sherim me nji me te re.

Flora Gashi gjitha te mirat Agim....


Hamza Halabaku · Befreundet mit Mentor Thaqi und 18 weiteren PersonenAgim i mire do ti lutem te Madhit Zot per shendetin tend!


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Sep 01, 2012 3:06 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 3:02 pm



Ardian Ardiani suksese Agim ishalöal sa me par gjindet melqija e shendosh per ty o yll dhe me sukses ebejn punen mjeket ishalla dhe te uroj sukses dhe te jesh i fort siq dim te jem ne shqiptaret ..


Ber Hajdini · Befreundet mit Nehat Jahiu und 25 weiteren PersonenTe gjitha te mirat



Ilirjana Gafurri Ndoshta ishte fat ,momenti qe vendosen te mos benin transplantimin,si dihet .......shpresa vdes e fundit ,vullnetin e ke.... edhe perkrahjen e miqeve sado simbolike te jete kjo gje nga ana jone,suksese .


Vladimir Rama · Befreundet mit Lediana Kapaj und 3 weiteren PersonenEjj burre i dheut,mbahu i forte si guri i vendit tend,edhe ti ke fatin me vete,ke gjithashtu urimin tim per nje sherim sa me te shpejte.


Marku Elisabeta Fier mos u dorezo miku agim gashi zoti e ka te rezervuar rriskun dhe kurre mos i humb shpresat

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 3:35 pm



Ismet Rreci suksese dhe ishalla sa ma shpejt e kalon edhe kete sfide

Shpetim I. Zogaj · FreundeTe uroj sherim te shopejt, por Diqka me le pa fjale: SJELLJA E MJEKEVE!!! PERKUSHTIMI NDAJ ASAJ QE E BENE !!!



Flora Peci Patjetër se mbështetja në ndihmën e ZOTIT do të të ndihmojë që ti ta transplatosh mëlqinë dhe të harrosh bile se çfarë ka ndodhur.Padyshim.Uroj të kryhet kjo punë sa më shpejt i nderuar mik!

Kimete Gashi · 3 here jam ba operacion,dhe gjithmon kur jam dal prej salles kam qene i forte tu ju dhan kuraja te tjereve,kur kam dal kam kerku pushke per fronte,edhe jam i bindur se edhe ti te veprosh ne te njejten menyre,te urojme nga zemra qe sa ma shpejte te perqafohemi vllazerishte me melqi te shendoshe,suksese.nga Milazimi me familja.


Ferderova Dauti FORCA AGIM...FATI ME I FORTE TK TYDO VIJE!!!!!!!!!!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 4:31 pm


Kurtari Edi · Ti mund tja dalesh...perqafime


Bardhe Lleshaj-uroi nga zemra sherim te shpejte..



Shpresa Bashkurti Uroj me gjithe shpirt qe sa me pare te gjendet Melcia e duhur per ju e te sheroheni sa me pare!

Haki Muhagjeri · te shpejt i nderuar Zotri Gashi


Noli Vokshi-Morina Kjo ishte edhe urata ime te kesh fat e ty Fati te percolli ne kohen me te duhur mjeket kan qel syqel edhe e kan kuptuar se ajo nuk eshte per ty Smile kjo ashte nje FAt i madhe ne Fatkeqsi qe neve te gjithve na duhet me se tepermi ....sherim te shpejt
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 6:52 pm


Aida Breca · dëshirat e mia të sinqerta për shërim të shpejtë dhe të plotë .

Fitim Dedinca ·i nderuari Agim sherim sa me te shpejt
Gresa Hoti ishalla sheroheni sa me shpejt zotri gashi


Lon Prenaj I nderuar lexova komentin e juaj shum preks dhashte zoti qe te keshe fate e jet te gjate,eshte fshtir ne kesi momente te mendohet pozitiv por sa ma pozitiv qe te jesh edhe fati kesaj radhe me ndihmen e te madhit zot dote buzqesh jemi me ty fat dhe jet te gjate pershendetje .

Imer Zeqiri ·Zotri Agim,mos u shqeteso sepse kam shume shprese se shpejt do te gjindet nje melqi e shendosh per Ju, dhe per kete ju deshiroj sukses te plote...me mendje dhe shpirt jemi me Ty.

Arben Ukaj Z. Agim nga dhimbja nuk muj edhe te shprehem ma shum, te uroj mbarsi ne gjdo aspekt te jetes dhe suksese me tejshme ju uroj sherim sa me te shpejt port te jesh edhe ma i fort ne raste
vor etwa einer Stunde · Gefällt mir nicht mehr · 1

Muhamet Hoxhaj Shëndoshu ti Agim se këto janë lajme të mira dhe aspak shqetësuese. Urojmë të të përmirësohet gjendja jote shëndetësore dhe ti të jetosh pa brenga kështu edhe ne jemi më të lumtur së bashku me ty..... shëndet mik i nderum e suksese në operim..... ishalla e ka dorën e mirë mjeku....


Teuta Shala Qyteza Zoti ju ndihmofte qe te gjeni sa me shpejt ate melçi qe ju duhet per te shpetuar njeher e mire nga kjo llgsine e gjate e nga ky ankth qe ju bren ju, te afermit, por edhe ne miqve, qe jua duam te forte e ne kembe!!
Dashte Zoti te marrim sa me pare lajmin e mire!!
Kurajo e durim, miku im i mire!!


Pal Sokoli Miku i dashur,Agim Gashi,fati per ty po levize, pra vetem cka te vonoj, ndoshta ka qene edhe ky nje fat,ne te gjithe ato vuajtje qe ke perjetuar,po qe nuk ta kan bere transplatimin, e dhasht zoti qe sa me pare te cingerroj telefoni prap dhe te gjndet nje melqi e shendosh dhe te transplatohet pa ndonje komplikim...Pershendetje vllazerore mik i nderuart Agim...

Gjon Gjinaj ·
i nderuari zt.AgimGashi...besoj dhe shpresojm ne tmadhin zot qe ti dota krysh ket operim me sukses dhe nuk dot i ndish vetit kurr ma probleme sa i perket transplantimit...te veshkes....ishalla eki zotin ne gjdo moment te jetes dhe ne gjdo h
ap te jetes ...edhe pse jom i ri nga mosha ,mirpo kom ndigju nga te vjetrit qe njeriu kur ka ymer ka edhe ilaq ddotthot nifar mnyre ja hap zoti rrugen dhe prespektivat e jetes per sherim....pra edhe niher te uroj nga zemra sherim sa me te mir dhe te shpejt e mos te kesh kurr ma probleme ....zoti te past ne dor ty dhe gjithve i nderuar .....me respekt te madh per juve i nderuar GJON-GJINAJ ......New-york...

Shaban Dragobuzhda ·
Aspak nuk kam dyshim se do te gjendet nje melqi per ty i nderuar, edhe ate nje melqi shum e shendosh ce do ta zgjat ty jeten edhe dy her me shum se sa melqija e par. Pra qendro atje mos e humb shpresen se ALL-LLAHU ty te ka ne dor, dhe robi
t te vet do ti jap shancen per te jetuar, se ti ende je i ri, dhe ajo sharkija jote ka nevoj edhe per shum tela ti me i shtjerr. Pra te pershendes dhe shpresoj ce shum shpejt ne net nga ti do te shoh nje lajm te mir ce do te na gezoj te gjith shqipetaret.....


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 01, 2012 7:47 pm

Bexhet Huruglica Sukses dhe sherim sa me te shpejt i nderuari Agim.
Halil Xani Numri i madh i komentuesve, lutjet e tyre për Ty Agim, dëshmojnë se je një mik i mirë. Lutemi të gjendet melqia e shëndosh e edhe ti je bëhesh shëndosh e mirë e të na e marrësh sharkinë t'ia dridhësh telat siç ia ke zanat. Gjithë të mirat, miku im.


Qerim Qerimi · Edhe une si te gjithe shoket i bashkangjitemi lutjeve per ty i nderuari AGIM qe dhashte ZOTI I MADH te keni suksese dhe sherim sa ma te shpejte dhe te jeni ne mesin e familjes dhe shoqerise.

Miftar Ziba ·I nderuari z.Agim, me vemendje e lexova njoftimin të cilin e kishit bër. Ju jeni personi i vetëm deri me sotë qe në këtë masë më ka lën përshtypjen se edhe në momentet më të vështirat për jetën, mendon për miqët,mikeshat,Motrat dhe vëllëzrit tuaj . Ju lumët,jeni i madhë.! Unë ju deshiroi shumë fatë në jetë e sa më shpejtë të na njoftoni se operacioni është kryar me sukses dhe Ju jeni mirë.


Agim Cunaj Duke lexuar pershkrimin tuaj origjinal.mbas perfundimit te saj thua :ky shkrues i nje realiteti teper delikat,( ku shtrohet ceshtja e madhe jetesore,do ta shporr nje her e mire kete armik ,apo do ta kem prane e ti jape liri veprimi?) quhet AGIM GASHI.....mendohesh dhe vazhdon duke pyetur vetveten,per ke shoke te feminis e ka fjalen....ku e gjene forcen dhe qetesin qe e pershkuan kaq thjeshte e imtesi per anen tjeter qe quhet AGIM GASHI..???..Pergjigja e thjesht , i rritur ne mes furtunave dhe uraganeve. Z Agim le te jene keto dite pushimi ... per te rimar forca.. per nje betej te ardheshme pa diskutim i SUKSESHEM....Te gjithe duam te jetosh gjate...me cilesit e larta te karakterit tuaj e meritoni .....

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 02, 2012 11:22 am



Bash Musabeu Cdo njeri ka nje fat, uroj qe pas kaq peripecive te keni vertete nje fat dhe operacion te sukseshem.



Bejto Princi Dot bahet mir se nuk ban ndryshe se shum lutje jan bae nga ne Shqiptzaret per ty i madhi njeri i kombit ton Shqiptar Baca Agim. e ne paq Zot qe une besoj se ka Zot, suksese dhe sherim sa ma te shpejte dhe te jeni ne mesin e familjes dhe shoqerise prap pa propleme shendet


Agim Gashihttp://www.akllapi.net/t21718-agim-gashite-dashurit-e-mifamilje-miqe-e-mbare-njerzit-e-mire-te-kesaj-bote#27859 Falenderime motra e vllëzër!



Qazim Krasniqi · I nderuar baca agim ,duke lexuar shkrimin tuaj edhe une qe nuk ju njoh fare por kam ndegjuar emrin Agim Gashi fillova te dridhem e te rrenqethem per ate pershkrim qe e kishit bere,e kesaj i thon fat i hidhur i jetes,mirpo nje po ju them se ju qenekeni nje trim i madhe ,e trimat nuk dorezohen se edhe per trima zoti gjen sherimin.Mirpo edhe me fisnike pom duket sjellja e atyre mjekeve dhe motrave per at pune qe e po e bejen per sherimin tuaj .........Baca agim paramendoj gjanat po ju te ishit shtrir ne spitalet e Kosoves tone martire .... Tash ju uroj vetem fat e shendeti te ju vjen me fatin....


Agim Gashi Ju falemnderit shumë i dashur Qazim e të gjithë miqët tjerë. Qofshi të bekuar!


Bajram Beka Dhasht i madhi zot fuqin e vet per ju .


Leka Besholli ·inshalla allahu te ndihmon me dhurata te mira per shendetin tuaj


Ela Xhilaj · TOTI qoft me ty vetm besim se patjeter do behet mir

Maria Gjini · Me ankth kam pritur rezultatin e operacionit,,,dhe dhenjen fund te dhimjeve dhe shqetesimeve qe te ka sjelle melqia duke shpresuar ne rezultatin e shkelqyer te transplantit,,,po ti mik i dashur mos u shqeteso dhe mos e quaj veten te pa fat,,,,sepse zoti mbyll nje dere dhe hap nje porte,,,,mbase lutjet tona kane bere te mundur te ndalojne doktoret te te vene nje melqi te semure qe mbase nuk do te rezistonte edhe per pak ore,,,te uroj fat, shendet dhe lumturi ne familjen tende,,,,



Drita Gashi ti je trim gashjan e forte dhe dote perbadhon me sukses ..... lutna per ju ....


Agim Gashi Ju falemnderit shumë e shumë të gjithëve!



Pjerin Ndreka Lutem n'te madhin Zot per ty o vlla.Besim e shprese n'Zotin se çdo gja ka me shkue mire.Kjosh shndoshe!



Blerim Çoçaj Zoti te te shperbleft me te mira ne te ardhmen



Nik Martini Me shpirtin tuaj te madh ju po jetoni duke e kuptuar e sfiduar tradhtine e fatit . Te uroj cdo te mire . Je simbol i miqve te mije ne fb.



Shpresa Besa Veshtiresite harrohen i nderuari z Agim Gashi...une uroj qe Ju te perballoni edhe kete sfide te fundit...te transplatoni mushkerine e duhur...dhe te jetoni edhe shum gjate...vetem kurajo dhe force e besim ne Zotin e madhe...



Ermira Nakuci Zemani Fati qe nuk iu ndihmoi kesaj rradhe do t'ju ndihmoje se shpejti dhe ju do te beheni shume mire!Uroj ta kaloni sa me pare kete situate! Ju perqafojme fort!


Agim Gashi Falenderime Pjerin, Blerim. Nik. Shpresa e Ermira. Qofshi të bekuar!


Tomorr Hajdari ·urime dhe sherim sa me te shpejt Z.AGIM dhe zoti ju ndihmofte dhe sherim sa me te shpejt kurajo dhe force ,se je me te vertet i fort qe nuk demoralizohesh ne vete, shpirti dhe bujaria qe ke do ju ndihmoj me e kapercy kete situat qe po perballon c,dite c,do ore duke u perballe me shum psikollogjikisht per familjaret dhe te afermit e tu dhe te gjitheve atyre qe te duan per zemerzishte .... ju uroj sherim sa me pare ...pershendetje


Faruk Tasholli Hajt Agim se ti i kalon te gjitha sfidat.Sa afrohesh per toke, del dielli i fait tendt gjithmone. Edhe kete sfidedo ta kalosh triumfalisht! Rrnofsh!

Agim Gashi Ju falemnderit i dashur Tomorr!



Raif Musa I dashur miku im Agim,
Shpresoj se do ta kalojsh këtë sfidë të radhës dhe do të pasurosh edhe tutje folklorin dhe poezin shqipe sepse fjalët-këngët-poezitë tuaja patjetër që do të rrjedhin edhe tutje si lumë i bardh po sikurse shpirti juaj i bardhë...
SUKSESE E SHËNDET

Shefqet Shahini · 4 gemeinsame Freundesaber saber selamet une besoj shum baca agim se do te keni sukses ju pershendes dhe ju uroj sherim sa me te shpejte hiq mos ke frike se ke shoqerine qe ju rri gjithmone karshi edhe pse jo afer jush fizikisht por nga mendja dhe zemra na ke prane jush.


Blerim Agalliu zoti ju ndihmoft zoti agim.....


Kristaq Shabani I nderuari Agim,Kam besim te plote se ju do te sheroheni, veçse, si deri me tani, kurajen ta keni te larte ..


Leonora Berisha mose i humb shpresat kurr

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 02, 2012 12:05 pm



Falma Fshazi derisa u gjet nje do te gjehet dhe nje tjeter nga nje njeri i mire tek nje njeri i mire gjithnje do gjehet rruga

Ymrane Art ·Allahu ju shperblefte dhe gjithka eshte ne doren e tij ,inshallah Allahu do ben dikon sebep te gjindet dhe te jua dergon sherimin juaj me respekt nga Imi

Agim Gashi Ju falemnderit Imi!



Fehmi Sadiku Vèlla Agim gjithon ke qen i fort prandej edhe kesaj rradhe mbahu se nuk jeni i pa fat.Ju jeni i smuer qdo njeri qe ju njeh ka dhimbje per juve.Fat eshte qe ju sheroheni ne perendim e nuk jeni ne Prishtinè!!! Juve pa tjeter do te ju ndihmojn mjekèt e Achenit sepse ju kan shtij ne listen e personava per transplantimin e Melqijes duroni edhe pak sa keni pritur deri tash nuk do te pritni nji ditè do te ju operojn dhe do te sheroheni me sukses perseri do kendosh kenget e bukura me qifteli qe ju i kenduat SHQIPTARIJES. Te perqafoj me mall te madh nga ZVICERA


Agim Gashi Ju falemnderit shumë i dashur Fehmi. Edhe unë e kam besimin te mjekët e Klinikës së Aacheni dhe kjo më ep forcë. I kam parë, kam ndej aty disa javë, kam biseduar dhe bindjen e kam që kjo Klinikë ka shumë mjek që nderojnë lart Betimin e Hipokratit. Kjo është më e rëndësishme.Po të humbej besimi sdo të ishte mirë për mua.Përqafime vlla i dashur!


Lucia Hila Mirmengjez mik i dashur Agim! Uroj nga zemra te jeni mire. Zoti te bekofte e te qendrofte pran ne cdo moment. Te perqafoj perzemersisht

Agim Gashi http://www.akllapi.net/t21718-agim-gashite-dashurit-e-mifamilje-miqe-e-mbare-njerzit-e-mire-te-kesaj-bote#27873




Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!


Agim Gashi Mirëmengjesi Luci.Ju falemnderit për Urimet e Juaja. Edhe Ju qofshi mirë e me shëndet familjarisht!
Eduard M. Dilo ZOTI JU NDIHMOFTE VELLAI YNE AGIM!

Agim Gashi Ju falemnderit vlla Eduard

Ralf Sogojeva lajme te mira deshirojme te vijne miko, mos u tremb perendia ka marre bekimin tauj dhe do perkujdeset fare mire..

Agim Gashi Ju falemnderit Ralf miku!

Pavaresia Jone · Pac ndihmen e zotit, miku im. U befte me e mira dhe sa me shpejt.


Agim Gashi Ju falemnderit Pavarësi!

Arjon Danaj · 64 gemeinsame FreundeZoti te ndihmofte miku im!

Sanije Kaqkini ZOTI JU dhashtë forc edhe ty Agim edhe Azalejes. Uroj shum fat,dhe sa më par te gjindet një mëlqi e shendoshë,fat fat sherim te shpejt


Selman Sejdi Veseli .ishalla ke sukses


Haradin Kuqica Te uroj fate ne gjetjen e nje melqie te shendoshe,e inshallah Zoti te jep force dhe te sherohesh sa me shpejt!

Esi Dekor ·All'Ahu të mëshiroft e të Shpëtoftë !!
Bekimi dhe Bujaria e Zotit ç'ofshin mbi trupin mendjen dhe ndjenjën tuaj z. Agim. !

Agim Gashi Përqafime për të gjithë!



Sedat Shabani Që të jem i sinqertë edhe më shumë më iritoi shkuarja yte (e detyrueshme) tek kjo "Tavel".Njeriu me cilësi morale,intelektuale e patriotike si Agim Gashi do të meritonte diçka më të mirë.Turp për këtë shtet ku jetojmë dhe më shumë për atë tjetrin që na po e quajm vend yni për të cilin ke dhënë aq shumë.Po ndjehem edhe vet i turpëruar si pjesë e kësaj shoqërie edhepse në këtë moment ke telashe më të mëdha se varfërinë.



Muhamet Mustafa Agim i nderuar, kjo leter e juaja aq fisnike dhe sinqerte e prek ]do njeri , Kam shprese shume se ju keni ende ymer dhe Zoti i madherueshem u dergon deri tek zgjidhja e problemit tuaj te rende shendetsor

Agim Gashi Ju falemnderit motra e vllëzër. Ju falemnderit z. Muhamet Mustafa që për Juve gjithmonë kam pas një konsideratë si profesionist e zanati tënd të çmuar. Ju falemnderit i dashur Sedat për përkrahjen e Juaj. Unë skam çka mshefi. Taveli është për mua shpëtim ka tre vjet, e kam librezen dhe krenohem me shtetin që ka mund të organizoj një punë të tillë ku varfnjakët mbesin gjallë.Pse në Kosovë nuk organizohet një gjë e tillë ku shumë furra, mishtore e shitore gjuajnë ushqimin e nuk ua apin vrafnjakëve krejt me qëllim të shitjes së mallit. Të pa shpirt jemi ne si popull i dashur Sedat.Nuk ishim kështu por ja që pas lufte u bëmë. Mua nuk më vjen keq që jetoj në këtë gjendje sepse duhet tjeterkujt ti vie keq.Ju përqafoj të gjithëve!


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 03, 2012 10:50 am


Ardiana Malshi ·Uroj te keni ndihmen e zotit....me nje sherim sa me te shpejte!

Lek E Bjeshk Stragu · zoti tu baft ndihem


Merita Smaja Me vjen mire qe jeni i forte dhe me kuraje mik ,ju uroj jete te gja

Agim Gashi Ju falemnderit Merita, Ardiana e Lek.Qofshi të lumtir gjithmonë!



Fadil Curri Miku im i nderuar dhe shume i respektuar, Zotri, Agim, ne e lutim Zotin per shendetin tende, dhe te sheroheni sa me shpejte, nuk duhet te zhgenjeheni, sepse pas çdo zhgenjimi vjene edhe Lumturia, miku im!!!


Ali Shaqiri Shume shendet te uroj dhe sukses ne trajtimin tuaj mjekesor .Uroj qe te arrish te deshirueshmen per ty dhe familjen tuaj, sigurisht dhe per miqte tu.

Sheqfet Bajrami · Miku yne Agim,ti je njeri qe ke qendru shum furtunave.Edhe smundejn me emer Allahut do ta mposhteshe.Te uroj sukse nga zemra.


Shaip Murati · Zoti past meshir ndaj te gjitha ketyre lutjeve qe behen per ty! Paqi sherim sa me te shpejt, Inshallah!

Victoria Geci · Agim e lexova shkrimin tend shume I permallueshem. po te thome nje gje .mose et humbe besimin te zotit .se zotit ka sherim per tu.por lutju megjith shpirt e megjith zemer.lutju zotit qe tashkatrrojn djallin nga trupi jot qe te dalin jasht .Zotit te bekoft ju edhe familje tende.qofsh I bekuar.

Victoria Geci ·God bless you .I pray be with you.
Hanaa Murtezi Sadiku I dashur e i nderuar zoti Agim veq sa mbrijta ne shtepin time ,dhe pash shum postime te juaja ne faqen time ju faliminderit shum kte te fundit e lexova dhe u permallova tej mase ,u merzita shum ,dhe me beso apo jo un shpertheva ne vaj mw vjen vertet keq ,shum shum keq ,skam fjal as nuk gjej tekst te pershkruaj dhimbjen ,shpresoj te gjindet nje tjeter zgjidhje e te shohemi te sheruar ,un ju perqafoj dhe ju uroj gjum te mir ,zoti qoft me ju ,vetm i madji zot naj dergon smundjet ,dhe vetem zoti mund ti largoj ,ahh sa u merzita behu i foort siq ke qen deri me tani shpresa e fundit humb ,naten e mir .


Agim Gashi Falenderime deri në qiell e qofshi me bekimin e Zotit gjithmonë!


Dodona Qose I miri Agim , e shikon që luftën do ta bësh i vetëm dhe me kurrajo SHQIPTARE, ktheje dhimbjen në forcë , ktheje kurajon në gëzim , do të shikosh që mëlçia do të ta shpërblejë si duket trupi nuk pranon të huaja organe,,, bëju ai burrë që ëndëron çdo shqiptar i përpjekur me luftën JETË, të duam pranë,,,,,

Agim Gashi Ju falemnderit Dodona. Qofsh e bekuar e me lumturi gjithmonë!


Fahri Xharra Jeta eshte nje hapesire plot befasira. Jeta eshte nje merite e te jetuarit ,Jeta eshte ajo qe edhe Agimi do ta jetoj ; ne shpirtin e tij eshte burreria ,morali i fort,durimi i pakrahasueshem me te cilat njeriu u ben ball befasirave te papritura te jetes. Agim, Jete te gjate te deshiroj.

Agim Gashi Ju falemnderit i dashur Fahri. Gjithashtu edhe unë Juve u dëshiroj të mirat e kësaj bote!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 04, 2012 4:38 pm



Linda Erza SHENDETI DHE MESHIRA E ZOTIT QOFSHIN ME TY.SHERIM TE SHPEJT.



Hajredin Ferataj Me rrenethje e lexova miku im ngjarjen tende, uroj dhe lutem te gjindet melqia e shendoshe, edhe besoj se do gjindet edhe ju me zemren tende te bardhe do sheroheni edhe do jeni prape pjese e shoqerise sone i lire si pellumbi. Me shume respekt Hajredini



Ahmet Aloshi · Z.Agim,komenti juaj perfundon se gjithmon fati ju ka tradhtuar ne momentet e fundit,un them se ksaj radhe fati nuk do ju tradhtoj,se zoti do ju ndihmoj,dhe se jan momentet e fundit qe do ndryshoj fati juaj ne te mir te shendetit tuaj,mos i humb shpresat se pas gjitha ketyre peripetive,anktheve zoti do ju gezoj me nji transplant te sukseshem dhe nji jet normale.Me rrespekt Ahmet Aloshi nga Ulqini.



Mahije Ferataj
Nje experience teper dritheruese po aq edhe kurajoze..t'a pranosh se pari semundjen pastaj te shkruash ne detaje per te duhet goxha kurajo..beso qe nuk mund t'i ndalja lotet nga mallengjimi dhe vrerosja per fatin tone te mjere..ku jemi kata
ndisur ne shqiptaret si komb...ku shteti yne nuk eshte ne gjendje t'na ofroj sherbime primare shendetsore as edhe kushtete elemtare per jete, detyrohemi te kerkojme ndihme nga shtetet e huaja, te cilat ne njeren ane n'a ofrojne trajtime bashkekohore, ama ne anen tjeter n'a i shterrin xhepin..sa familje shqiptare jane detyruar te japin pothuajse gjithe pasurine e tyre qe te gjejne shpetim per familjaret e tyre, jashte vendit, pa pasur kujt t'i drejtohen per ndihme..ku Ministria e Shendetesise funksionon vetem si emer dhe vetem per njerezit ne pozita dhe familjaret e tyre, per te tjeret i ka dyert e mbyllura, gjithmone...Me fal Mik, i nderuar qe dola jashte kornizave te subjektit ne fjale ama desha t'a nderlidh fatin tend me shumicen e shqiptareve te cilet nga pamundesia qe te gjejne sherim ne vendin e tyre meme, kerkojne "ilaç" ne dhe te huaj! ..Mik, i nderuar keni nje zemer te madhe dhe besoj qe ajo do gjej shtigje qe t'a perballoni edhe kete sfide te jetes !!! Shumeeeeeee fat sepse ky eshte ai qe te nevojitet me se shumti ne keto momente!


Agim Gashi
Çka të Ju them e dashur Mahije, Ahmet, Hajredin, Linda e shumë e shumë tjerë miqë, dashamirë, simpatizant e familjarë. Jeta ka shumë sfida por dikujt fati i ec më shumë dhe çuditem se si dikush i bën të gjitha të kqijat deri te vrasjet, sha
ntazhet, hanitë, korripcion, tradhtitë, mashtrime...e përsëri të shëndoshë si molla. Ndërsa ne dikush që as një thnegël nuk e shkelëm nuk vodhëm asnjëherë, nuk tradhëtuam e as spiunuam, nuk shantazhuam e as su korruptuam asnjëherë, jetojmë me vuajtje dhe brenga për popullin e atdheun e që të gjitha këto brenga na shëndrrohen në sëmundje të rënda si kancer-hakeri. E kam lurur Zotin të më ep shpjegime por asnjëherë nuk mora përgjigje. NUk u hidhërova në Zotin e as në atdheun sepse që të dytë na e dhanë jetën. U hidhërova dhe jamë akoma i hidhëruar se pse atdheu ynë është mbushur me me karagjoz-kopila që vranë e do të vrasin, që vodhen e do të vjedhin, që tradhëtuan e do të tradhëtojnë...Zoti i Madh- Shpëtoje atdheun tonë!Ju falemnderit të gjithëve e Ju përqafoj nga larg me plot mallë!



Matilda Kurti SHERIM TE SHPEJTE
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Agim Gashi:Të dashurit e mi,Familje, miqë e mbarë njerzit e mirë të kësaj bote!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi