AGIM GASHI:MA KTHE MIQËSINË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AGIM GASHI:MA KTHE MIQËSINË

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 25, 2012 7:43 pm



Agim Gashi

MA KTHE MIQËSINË

Më mundon e më pëlcet zemra,
Nga damarët shpërthen gjaku,
E kam bërë një gabim të rëndë,
Marre më vjen me dal te praku.

Më duket se të gjithë po më shiqojnë
Si ëndërr e keqe më tregon një gisht,
Më mbeti miza ndën kësulë,
S’ka më keq kur vetes i ngjit një bisht!

Të njoha, oj hyjneshë qielli,
E re, e bukur si sorkadhe,
Shumë e pjekur për vitet tua,
Ta kanë zili në fusha e male.

Sa kishe ti respekt për mua,
Këngë e poezi përherë lexoje,
Ti brengoseshe për hallet e mia,
Ditë e natë për mue mendoje.

Ndave ti kafshat’ të gojës,
Të më ndihmosh në këtë varfëri,
T´mirat e tua i keqkuptova,
E unë rashë në dashuri.

Unë plakushi që shkoj me krroqe
Doja ta kem një filiz të ri,
Pa mendue, o mjeri unë,
Se po e shkatërroj një miqësi.

Mendja e keqe, mendja e lehtë,
Paturpsisht sikur i marr,
Doja ta kem një nuse të re,
Thuase isha djalë beqar.

Nuk mendoja unë marroqi,
Që s’kam mbetë për dashuri,
Desha unë kafshatë të madhe,
Që s’do mundja me e kapërdi.

II
Isha msue që për çdo ditë,
Të më thirrje me mirësi,
Me fjalë të ëmbëla e mirësjellje,
Më thoshe –Bacë, bukë e ki?-

Unë i mjeri, budallai,
Mendoja se ti më dashuron,
Një ditë ta shpreha dashurinë,
Pa mendu se po e teproj.

Porse t´nesërmen më nuk ra teli,
Asnjë fjalë e asnjë shkronjë,
E kuptova madhështinë tënde,
Nuk e pranove të tillën lojë.

Sa jam prek e jam pendue,
Unë marroqi me sjellje t´mia,
Tash si prush më djeg malli,
Sa më mungon me ty miqësia.

Të mendoja si nusen time,
T´krehur, t´lyer, veshur me fes,
Pa mendue se harrni im,
Nuk po i bie tëndit thes.

Thonë se zemra s’di me u plakë,
Sa shumë thënësit kanë gënjye,
Jo që u plakë e ka humbë takatin
Gratë e tjera tue e gërrye!

E tashmë i mjeri unë,
Si me e ç’bë gabimin tim,
E ta kthej miqësinë e vjetër,
Me u qetsue ky shpirti im?

Falëm para, thëllënza ime,
Shumë më shumë tash kam dashuri,
Por ksaj radhe me ndryshime,
Dashuri si babë e bijë!

Po e pres përgjigjen tënde,
Të ma dërgosh ti një haber,
Edhe vetes, por edhe mua,
Do t’i bësh, moj ti, shumë nder!

Nëse ti m´ke dashtë si prindin,
Me gjithë zemër siç më thoshe mue,
Eja që bukën e miqësisë,
Së bashku prap me e gatue.

Po t´përbej në sytë e ballit,
Ty, pllumbeshë bregut të Drinit,
Ktheje prap miqësinë e vjetër,
Moj e bukuria e Dukagjinit!

25.08.2012
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi