Teki Dervishi:Hyzmeqarët e BE-së në Tiranë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Hyzmeqarët e BE-së në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 20, 2009 9:19 pm

Hyzmeqarët e BE-së në Tiranë

Teki DËRVISHI


Është interesant se si gjithë opozita dhe pozita, media (kryekëput e fizionomisë qytetare), madje as ndonjë individ “suprem” shkrimtarë apo figurë karizmatike akademike) në Shqipëri, nuk u prononcuan lidhur me vizitën e presidentit të shtetit terrorist të Serbisë në Kosovë, ose nëse folën duke “ia futur kot” (siç e kanë zanat) këtë e bënë me indiferencën kozmopolite që eskivon dyfytyrësisht çdo shkallë “të komentit” autorial, sidomos kur armiqtë nënçmojnë dhe shkelin pavarësinë e Kosovës.
S’e mora tash për “temë” vizitën e Tadiqit, u tha çka u desh! Kjo vizitë ndodhi në kohën kur po merr zjarr fushata paraelektorale në Shqipëri, kështu, cilado partë konkurrente për pushtet, denjoi ta ruante “higjienën ideologjike” kundruall BE-së, (promovuesit të “vizitës” së Tadiqit). Kështu provenienca politike aktuale në Shqipëri, po e respekton me ngulm traditën e këtij shteti që nuk provoi një herë në historinë e tij njëqindvjeçare ta ndihmojë çështjen kombëtare jashtë kufijve të saj administrativë-politikë. Këta zotërinj arrivistë nuk preferojnë paternalizëm politik si tip të “veprimtarisë armiqësore” të kundërshtarëve të “klasës” (sipas karakterizimit të Kominternës, 1948, armike e përbetuar e paternalizmit dhe piemontit). Çunat e Enverit, të konvertuar në mënyrë revolucionare (për vetëm dhjetë ditë rënie të diktaturës) u reformuan nga aktivistë-aparatçikë spiunë të sistemit diktatorial komunist, dhe nga internacionalizmi proletar kaluan në internacionalizmin (jo më proletarë, por) qytetarë të të gjitha vendeve, integrohuni në shtetet “e bashkuara” të Evropës!
Filloristët e stazhit 20-vjeçar politik e proklamojnë “perspektivën” e Shqipërisë (si Shqipëri të 1912-shit) në bashkimin e saj me BE-në. BE-ja e “përqafon” Shqipërinë, nuk e pranon shtetin e Kosovës! E po bashkohemi bashkë me Serbinë në BE! Por pak më vonë! Të gjitha Shqipëritë tjera do të takohen me Shqipërinë Mëmë në Bruksel, ku ajo zë vend si shtet jopaternalist. Këtë “integrim” (për shembull të Çamërisë me Evropën) provenienca politike e Tiranës e sheh përjashta përvojës historike shkencore në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet ish-kolonizatore, me të gjithë nënshkruesit e “marrëveshjeve xhentëlmene” për copëtimin e tokave shqiptare gjatë dy luftërave të fundit ballanike. As nuk u bie ndërmend se Evropa edhe sot përkujdeset me zellin e saj të demokracisë “perëndimore” ta konservojë Shqipërinë në kufijtë e saj administrativë, duke i premtuar “integrime” kontinentale me “bashkësinë” e saj, që sot haptas remonton makinën terroriste të shtetit sllav në Ballkan. Këta këlyshë, këmbëngulnin që OSBE-ja në Tiranë të qëndrojë si rrufepritëse kujdestare e gabimeve të praktikumit politik. As nuk u bie në sy se pikërisht ajo i konstrukton gabimet e tyre? Këta janë elokuentëtë terminologjikë televizivë të përkthimit negative të nocioneve politike, këta që e mësuan teorinë për kaq pak kohë pas diktaturës. Nga këto nocione “shkencore”, zbërthehen fjalët “etimologjike” të fjalorit parlamentar të sharjeve dhe denoncimeve rrugaçore, që i shesin si “pluralizëm” politik dhe si demokraci parlamentare. Parlamenti i tyre shërbehet me fjalorin për “funksionin e sharjeve” banaliteteve dhe urrejtjeve histerike, deri te sulmet fizike që u bëhen femrave shqiptare deputete.
Kështu po merr hov fushata paraelektorale e sharjeve komuniste dhe “djathtiste” të pleshtave krenarë që thonë “jemi bijë të shqiponjës”! As programi, as platforma politike e kësaj fushate zgjedhore, nuk e gjen një fjalë të vetme për Kosovën. T’i tregojnë popullit shqiptar se, nëse vijnë në pushtet, ata do të angazhohen kundër shkeljes së sovranitetit të shtetit të Kosovës? Jo s’thonë kështu, s’guxojnë prej Solanës! Kosova vazhdon të jetë e vetmuar në kthetrat e komplotit ndërkombëtar. Dhe fundja, pse të marrin qëndrim të ri për Kosovën (në situatën e re politike të saj)? Qëndrimi shtetëror i Republikës së Shqipërisë ndaj Kosovës është proklamuar qartë me qindra herë, dhe është ai i njëjti qëndrim i përfaqësuar nga oligarkia politike e shqiptarëve të Kosovës, është ajo platforma e njëjtë e UNMIK-ut, përkatësisht BE-së. Këta nuk dalin jashtë kësaj platforme të OKB-së edhe sot kur shihet haptas se kjo OKB (dhe instrument i saj BE) konservojnë status quon e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën.

Por është më rëndësi se sipas fushatës komuniste dhe “djathtiste” në Republikën e Shqipërisë, shqiptarëve u premtohet heqja e vizave me Evropën, integrimi në Evropë. Kur çunat i mësojnë përmendsh teoritë politike për pesë gjashtë vjet “pluralizëm”, të gjorët as nuk e kanë të qartë se BE-ja as nuk ekziston sot, (s’ka kushtetutë, s’ka konsensus, s’e pranon shtetin e Kosovës) dhe as që do të ekzistojë nesër. Kryesore Shqipëria le ta ruajë traditën e saj për integrime herë në Bashkimin Sovjetik, herë në Kinë, herë në Konferencën Islamike, e më së voni në Bashkësinë Evropiane si degë e nëndegë e Konferencës Islamike. Kryesore të largohen sa më larg Shqipërisë dhe ta përqafojnë çdo lloj internacionalizmi të ri (nga malli për të vjetrit) që të shihet se ende nuk e kanë hequr dregëzën e inferioritet të robit shekullor. Sali Berisha dhe Edi Rama me të gjithë bashibozukët “modernistë” do të integrohen në Evropë, në Evropën që nuk e pranon shtetin e Kosovës.
Le ta thyejnë qafën!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi