“Tsunami politik” fryn nga Prizreni!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Tsunami politik” fryn nga Prizreni!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 20, 2009 3:02 am

“Tsunami politik” fryn nga Prizreni!

Myrfet Shasivari
“Ethet” elektorale

Paralajmërimet e mediave, por edhe ato të subjektet politike, rreth planifikimeve për procesin zgjedhor, që do të duhej të mbahej në vjeshtën e këtij viti, organizmat e partive, veçmas të atyre që pretendojnë “fronin” e ekzekutiveve komunale, tanimë kanë filluar ethshëm përgatitjet e tyre, me synimin e përfitimit të votës së qytetarit. Ndërkaq që në mozaikun e shqetësimeve elektorale, ajo që “bie në sy,” është një luftë e ashpër verbale, akuzash dhe kundër akuzash në mes të PDK-së dhe LDK-së në qendrën më të madhe të Republikës.
Ndonëse tanimë kaloi mbi një vit periudhë kohore, që kur dy subjektet më të mëdha në Kosovë, LDK-ja dhe PDK-ja, e qeverisin vendin, dy degët e tyre në Prizren, veprojnë në pozicione diametralisht të kundërta me koalicionin qeverisës. Dhe, kur opinioni prizrenas, priste që me rrjedhën e kohës, edhe veprimtarët politikë të degëve të këtushme të LDK-së dhe të PDK-së, t’u nënshtrohen kompromiseve politike, duke e ndjekur shembullin e “shefave” në Prishtinë, çuditërisht, jo vetëm se kundërthëniet reciproke vazhdojnë me “kryeneçësi”, por ditëve të fundit vërehet edhe një shtim tensionesh, që po shkaktohet nga akuzat e opozitës, përkatësisht të LDK-së ndaj pushtetit aktual. Ndërkohë që një iniciativë e degës së LDK-së, që të kërkojë ndihmën e segmenteve qeveritare të Kosovës, për ta shkarkuar kryetarin aktual të komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, duket t’i ketë arritur “majat” e mosdurimit në mes të këtyre subjekteve politike, me premisat e një “eskalimi” që mundë ta shprishë edhe rehatinë e koalicionit në nivel të vendit. Dhe ky qëndrim i KDI-së në Prizren, vetëm sa “hodhi vaj në zjarr”, pasi që nga ana e PDK-së u kuptua si një inkurajim për aktivitetet e mëtutjeshme të LDK-së për të ndërmarrë iniciativa të tjera, por edhe akuza, se kjo OJQ dyshohet të jetë e financuar nga subjektet të politikës opozitare. Në këtë aspekt, sekretari i degës së LDK-së në Prizren, z. Sylë Hoxha, shprehet se mediat dhe OJQ-të, e bëjnë punën e tyre, por që konstatimet e tyre për çështje të caktuara edhe përputhen rastësisht, por kjo nuk do të thotë se ekziston ndonjë fije interesash. LDK-ja, nuk ka nevojë ta korruptojë dikë, por as nuk ka fonde parash që ta paguajë ndonjë strukturë të caktuar ka theksuar ai. Ndërkaq që, bazuar në komunikatën e fundit nga ana e Zyrës për Informim të KK-së në Prizren, iniciativa e LDK-së për shkarkimin e kreut komunal, duket t’i ketë alarmuar strukturat e degës së këtushme të PDK-së, pasi që nënshkruesi i kësaj komunikate, z. Ymer Berisha, iniciuesit e këtij projekti, i ka cilësuar si persona, që gabimisht i interpretojnë nenet, respektivisht ligjet, sipas të cilave administrohet pushteti lokal në Kosovë. Ai, në këtë aspekt, ka shkuar edhe më tutje me akuza, sa që nënshkruesit e kërkesës për shkarkim, i ka cilësuar si “totalisht naivë deri në nivelin që LDK-ja, nuk është e denjë për të qenë subjekt opozitar në Prizren, kur dihet se kryetarin e komunës e shkarkon vetëm ekzekutivi i vendit, me mbështetje të Gjykatës kushtetuese”. Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së në Prizren, z. Haziz Hodaj, shprehet se ekzekutivit të këtushëm “i ka humbë udha në oborr”, është bërë i padurueshëm edhe për qytetarët, derisa ai ka potencuar edhe dukurinë e qarkullimit me “xhipa” të disa krerëve të këtushëm, e që rasti nuk është bërë publik, se me çfarë fondesh janë paguar ato makina të shtrenjta. Sidoqoftë, vazhdimi i luftës verbale në mes të LDK-së dhe të PDK-së nga ana tjetër, sinjalizon faktin, se “tsunami politik” përgjatë kësaj vjeshte në Kosovë, pashmangshmërisht do të vjen nga Prizreni. Por se a do të mundë ta shkatërrojë “çatinë” e rehatshme të koalicionit qeverisës të vendit, mbetet të shihet vetëm një ditë pas zgjedhjeve lokale
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi