Reshat Murati:Montazhë e fotos së Ali Podrimjes marrë me fëmijë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reshat Murati:Montazhë e fotos së Ali Podrimjes marrë me fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 23, 2012 9:53 pm



Reshat Murati:Montazhë e fotos së Ali Podrimjes marrë me fëmijë



Poeti Ali Podrimja ishte shumë i dashur,
sidomos i donte fëmijët shumë.
Nga e majta, Azaleja, vajza e të madhit Agim Gashit, në mes Atdheu dhe Diella, djali dhe vajza e poashtu të madhit Faruk Tashollit. Sot nxënës dhe studenta të shkelqyer...

Agim Gashi

Ali Podrimës

(Me rastin e marrjes së lajmit mbi shuarjen e Ali Podrimës)

Ah, ah, ah....
Ooooooiiiiiiiiiiiiiiii,
Lajmi mori dhenë
Na ra si rrufe
U gjet i vdekur poeti
Ai nuk vdiq n´atdhe.

Pse o Ali Podrimja, pse,
Pse o shpirt i shqiptarisë,
Pse oj zemra e poezisë,
Pse na le?

Skam fjalë,
Trupi më dridhet,
Dhimbja e madhe
Shpirti don me dal
Për Ty i dashur Ali
Ali-Shqiptari,
Ali Poeti,
Ali Miku,
Ali Kosova,
Ali Njeriu,
E “Kosova është
gjaku im që nuk falet “!

Ike pa zhurmë,
Ike ashtu si ishe,
Shkove te Lumi
E di që të pat marrë malli shumë,
Lumin me e pa
O i imi vlla!

Asnjëherë vedit nuk ia fali
Që kësaj radhe,
Në Kosovë stë pashë.
Më pate thënë
Se i ruaje edhe dy libra për mu
Me mi dhuru
Haj i mjeri unë
Për mikun që humba
Të humbi Kosova,
Shqipëria,
Njerëzia,
Ti ishte i të gjithëve.

Shkove te Lumi
Atje ku parajsa të pret
Te miku Yt Poradeci
Te Ibrahim Rugova
Jo, jo stë harron Shqipëria
Stë harron Kosova.

Lamtumirë miku im
Të gjithë atje do të vimë,
Sa të jemë i gjall´
Për Ty lotin se ndal!


21.07.2012
Agim Gashi Düren


Njoftimi i Reshat Muratit për vdekjen e Ali Podrimes!



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi