Agim Gashi:Mërgimtarit Kristë Markajt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Mërgimtarit Kristë Markajt

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 20, 2012 9:19 pm


(Në shenjë falenderimi për mikun nga Zvicra z. Kristë Markajn i cili tri herë më ka ndihmuar ta zbuti plagën time duke blerë ilaqe speciale për mëlqinë që blehen vetëm privat dhe me porosi nga kompjuteri.I jamë mirënjohës tërë jetën!)

Agim Gashi

Mërgimtarit Kristë Markajt

E kam marre lapsin ne dore
Për me shkru falënderim,
Porse shkrimi mu kthye në vargje
I meriton mërgimtari trim.

Ti Kristë Markaj që rri n´Zürich
E ke pi ujë në Dardani,
Të ka rritë Theranda trime
Për zemër t´madhe e bujari.

Ndihma jote mi sheroj plagët
Që kan fillue me rrejdhë gjak,
Të bekoftë Ty Zoti i Madh,
Tu nderofshin shtëpi e prag.

Kësaj radhe të ndihmuan
Ilazi e Kola, i bekoftë Zoti,
Nga mirësia e Juaj njerzore
Për mua ndërroj koha e moti.

Bëmirësinë që ma bëre mua
E kam bindjen se nuk shkon kot,
Tu nderoftë e mbarë familja
Ta shumëfishoftë i Madhi ZOT!

Këto ilaqe që i bleva
Ma shtyen jetën edhe pak,
Zemra jote u gëzoftë përhera
Njëqind vite i pritsh si plak.

20.07.2012
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi