Dikushët-Kurrkushët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dikushët-Kurrkushët

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Nov 18, 2008 6:14 pm

Dikushët - Kurrkushët
Shkruan: Agim Gashi
Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“ (Faik Konica)
Nga vdekja e Presidentit Rugova në zemrat e shumë shqiptarëve ndihet një zbrastësi dhe pasiguri për të ardhmen tonë. Nuk ka më trishtim se kur zbrastësia dhe trishtimi zënë vendin e shpresës, zënë vendin e lumturisë dhe ardhmërisë. Por, fatkeqësisht mjedisi ynë është mbushur me lajme senzacionale të çdoditëshme duke na servirur lloj-lloj të pa pritura. Kaluan pak kohë nga ndërrimet që u bënë në Qeveri dhe Parlament dhe këto „aksidente“ rënduan dhëmbjen që populli kishte me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova. Dikushët, apo më mirë me thënë askushët, mundohen që brenda natës të bëhen yje të kombit çka lenë të kuptohet se në mesin tonë po hapen plagë të reja. Thashethemet kanë vërshuar opinionin e gjërë shqiptar dhe as të vërtetave më nuk u besohet. Thuhet se Ramë Maraj është ai që e dirigjon LDK-në, thuhet se pë rrëzimin e Dacit janë dhënë një milion euro, thuhet se këto para i ka marrë Eqrem Kryeziu, thuhet se Veton Surroi ka paguar shuma të mëdha për ta shkatërruar jo vetëm Akademik Dacin por edhe LDK-në....E çka nuk thuhet more vlla sot në hapësirat tona? Madje harrohen të gjitha, harrohet Presidenti, harrohen simbolet, harrohet djersa, mundi e gjaku që ata dikushët-askushët të bëhen yje kombëtar. Imitatorët e mjekërr-bardhëve të Tiranës e Prishtinës kanë filluar ta lozin lojën e djallit.
Oh Zot, po si erdhën kohra të tilla që bariu të bëhet gjeneral e hajdutët patriota?!
„Shqipërinë shpëtoje,Zot, nga shqiptarët“ thoshte Faik Konica para gati njëqind vite. Kjo thënje e këtij vizionari është aq aktuale në ditët e sotme sa kurrë më parë. Kjo donë me thënë se ne shqiptarë kemi ngelur dhe jetojmë akoma në kohën e Faik Konicës. A mund ta shofin këtë patriotët me bateria të harxhuara ? Sa bukur e shfrytzojnë dikushët-kërkushët rastin dhe momentin për tu ngritur me merita të huaja! Të më besohet se unë nuk jam për konfrontizëm as në radhët shqiptare e aq më pak në partinë time LDK-në, së cilës i takoj qe gjashtëmbdhjet vite. Por në mendje më sillet një pyetje e madhe : pse na ndodhë kjo neve kur akoma kemi shumë për të bërë? Më besoni se nuk mund ti duroj akrobatët e partisë, që shfrytëzojnë rastin për të iu futë „aksionit për pastrim“ kur dihet se akoma jemi në një kaos kombëtar, dhe kur dihet se amaneti i Presidentit Rugova për Pavarësi e Sovranitet të plotë të Kosovës akoma nuk është realizuar. Dhashtë Zoti që të realizohet sa më parë sepse ky popull është lodhur edhe nga pritja, por edhe nga servimi e çdoditshëm i lajmeve senzacionale të akrobatëve politik.
Akrobatët e tillë politik ngrehin dollinë e tyre për hiç punë sepse suksese nuk ka. Vetëlavdërimi ka arritur majët e zenitit duke harruar se akoma ka përndjekje, hasmëri, vëllavrasje, përdhunime....Hafillëqet dhe punët tinzare me njëqind e njëmijë dollovere për poste e karrige ka kapluar në të gjitha anët e Kosovës. Imitatorët e verbër e mediokër, pseudopatriotët e pseudoluftëtarët, bashibuzukët e kontrabandistët sot shesin mend kudo e me këdo për të arritur majën e pushtetit duke harruar çdo gjë kombëtare e çka është më e rëndësishmja ata e harrojnë shtetësinë e Kosovës dhe shtetin më të ri të Evropës, për të cilin shtet u flijuam me shekuj e dekada. Shmangshmëria nga shtetësia dhe amaneti i Dëshmorëve, Heronjëve të Demokracisë dhe Presidentit Rugova është krim.
Ky popull është lodhë nga dikushët-kërkushë që ngrehin gishtin e krimit në emër të patriotizmit, që shkelin mbi varret e dëshmorëve gjithënjë në emër të patriotizmit dhe që manipulojnë me votën e sovranit në emër të patriotizmit. Përdhosja e lirisë është tradhëti. Liria duhet të jetë e lehtë, e bardhë si veli i nusërisë, e pastër si loti…ajo po rëndohet nga njerëzit e lloj-lloj bashibuzuku e krimineli që mundohen ta bindin këtë popull se me ta do ta ketë më mirë. Formohet bindja se këta dikushët-kërkushët janë shpëtimi i atdheut, se populli pa ta do ta ketë fatin e kthimit nën sundimin serb e dokrra tjera. Shkurt e shqip këta dikushët-kërkushët ia friksojnë ardhmërinë këtij populli që diti ta bjerë punën buzë pavarësisë. E si zakonisht këta mundohen ta ulin meritën e Arkitetktit të Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugovës duke u munduar të gjejnë edhe „qime në vezë“, duke shpifur çdo gjë që ishte progresive,duke lëkundur gurët e themelit të Pavarësisë. Natyrisht se njerzit e ndershëm i kapë tmerri dhe turpi se nuk mund të ndryshojnë gjë. Harrohet se duke u bërë shteti më i ri i Evropës dhe Botës nuk shkëputemi nga e keqja. Na mungon dinjiteti njerëzor mu siç na mungon akoma ligji dhe shtetësia. Dikushët-kërkushët harruan se çka na ndodhte vetëm pak vite më parë kur fara e kuqe komuniste gëlltiste çdo gjë që ishte shqiptare. Tani dëshirohet të kthehet komunizmi duke harruar se toka e Kosovës atë farë nuk e rritë sepse kjo tokë është mjaft e kuqe me ngjyrën e gjakut që marrë në përgjithësi, më shumë u vramë ndërveti se sa na vrau hasmi.
Dhe dikushët-kërkushët krenohen dhe e zënë burrëri të vrasin shqiptarë, të vrasin çlirimtarë, të përdhunojnë traditën në emër të patriotizmit.
Dikush do të pyet: po ku janë këta dikushët-kërkushët? Ç´kërkojnë këta? Pse lejohen të veprojnë këta? Këso pyetje e pyetje si kto, renditen çdo ditë në bisedat tona me familjarë, shokë e miq. Dhe dikush do të përgjigjet: dikushët-kërkushët janë ndër ne dhe në ne. Dhe pse janë ndër ne e në ne, nuk është rastësi por është kurdisje. Ata veprojnë në të gjitha partitë. Kanë një ideologji dhe një oreks. Ata gjithnjë janë në frontin e betejës, të asaj beteje që do të na verboj. Kjo betejë ndërshqiptare nuk dihet ku e ka fundin. Ndoshta kur do ta hamë njëri tjetrin!
Gusht 2006
Gjermani
P.S.
Sot, pas shumë kohësh që kur e kam shkruar këtë artikull, kan ndryshuar shumë gjëra por më shumë kan ngelur aty edhe ku ishin.
Nga ndryshimet rrënjësore po përmend vetëm një: që unë më nuk jam antar i asnjë partie. U dasht shumë kohë ta kuptoj se unë nuk mund ti përkas klaneve politike të cilat interesin partiak e qesin para interesit kombëtar. Sot, fatkeqësisht në token e Arbërit të gjitha partite e kan këtë primat.
-------------


P. S. I dashur Baca Kadri,

Ata që mundohen të njollosin Ty, bindu njëherë e përgjithmonë se do ta njollosin vetëm veten e tyre, nëse akoma nuk janë deri në fyt të njollosur.
Mos u zë për të madhe, lëri le të shfryhen, le të çakërdisen, le të shkarraviten, le të fryhen e shfryhen, se as tek te mbeturinat e thonit të këmbës sate nuk mund të arrinë. T’i i ke treguar edhe Serbisë e ish Jugosllavisë me vepër se kush je. Ata që çmojnë kontributin dhe luftën tënde për liri e pavarsi e që nuk janë pak, të çmojnë e të rrespektojnë. Me mbeturinat e bandave komuniste mos u merr sepse edhe ashtu koha i ka gjuajtë në thellsitë e merituara.

Me nderime
Agim Gashi-Gjermani




Botuar në www.zemrashqiptare.net 05.10.2008
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi