Përparim Hysi:Kam takue zogjtë e malit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përparim Hysi:Kam takue zogjtë e malit

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 25, 2012 11:16 am



Përparim Hysi:Kam takue zogjtë e malit
(për "Sharkinë që bun ambël në Gjermani )

Kam takue zogjtë e malit që i nise për Atdhe
Dhe jam rrok,o mik,prej mallit që po djeg si olele.

I kam pyet mbarë e prapë,për një mik në Gjermani
po ma çoni një xhevap:me shëndet si shkon a si?

Ma ka mrrol disi sëmundja,larg nga aj,o Zot,rrezikun !
Se ndihmova se nuk munda (kot që rron kur s'ndihmon mikun?! )

Ani,zogj,aj di me falë,se asht lindur bash fisnik
Po ju zogj m'i çoni fjalë:se e due dhe e kam mik.

Mëndja e tij asht bash tek nëna dhe Atdheun ka në gji
Ky,"sharki" si me dy zëmra (ler e rrit si Gjergj Elez Ali )

Tash,o zogj,me ju po ndahem (çojeni timin amanet )
Se nga malli hiç nuk mbahem:i uroj "Sharkisë",shëndet !

Tiranë, 25 qershor 2012-Nga Përparim Hysi
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi