Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 24, 2012 4:01 pm

Agim Gashi

TA ZHDUKIM GJAKMARRJEN

Eshtë një plagë që na rëndon,
Eshtë një plagë që peshë na qon,
Eshtë kjo plagë e ndytë sa ska
Kur po vritemi vllau me vlla!

Zëri i fmijëve në kup të qiellit
Po dëgjohet në tërë Arbërinë,
Tash sa vjet se kanë pa diellin
Në "liri" jetojnë n´errsirë!

Ah Malsi moj Zojë e vjetër
Pse ma humbe gjakun tim,
Pse ma vratë n´pusi babanë
E më le t´rritem jetim.

Kush është ai që e ngre gishtin
Me turprue mbarë një Shqipëri?
Te shqiptarët ska qenë traditë
Me vra burrat gra e fëmi!

E ti Mirëditë moj mikja ime

Sa shumë trima i dhe Shqipërisë,
Qoju në këmbë e fali gjaqet
Ktheja namin gjithë Arbërisë.

Se kjo plagë që na rëndon
Eshtë një plagë me erë të keqe,
Nga Janina e te Molla e Kuqe
Mbarë kësaj toke po i qet leqe!

Ti Kosovë, Plavë e Gusi,
Iliridë e Çamëri,
Po u luti deri në qiell
Leni t´keqe e leni mni.

A spo e shifni se si hasmi
Na e merr token na e djeg flamurin,
Na i merrë vashat edhe nuset
Marrja na e ka mblue nurin?!

Qohuni pra burra shqiptar
Shtrini dorë, falni hasmëri,
Gjaku i derdhur deri sot
Le të binë lule n´Arbëri.

Ah Arbëri o moj lulëkuqe
Ban ti dasma e merr nuse,
Le të gzohen votrat tona
E mos qo më në varr kufoma!!!!

Kur shqiptari të pajtohet
Do ndryshoj në Ty natyra,
Do të hapen varret e t´parëve
E dëshmorëve u qesh fytyra.

Nuk durohet më mbyllja e fmijëve
Që s´guxojnë të dalin as n´dritare,
Pa i pa lapsa e fletore
Pa i pa mësues as Abetare!

Ktë marre sna e dha armiku
Porse vetë e kemi marrë,
Eni pra ta shporrim qafe
Që të ndihemi më shqiptar!!!


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi