Mensur Salihu:Për kënd bien këmbanat?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mensur Salihu:Për kënd bien këmbanat?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 21, 2012 11:13 pm



Mensur Salihu:Për kënd bien këmbanat?!

Pas humbjes ne Ferizaj dhe fiaskos ne Kacanik,vertetë LDK-ja është në rrezik të madh!Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kacanik,komunikova me disa veprimtar dhe njerëz të strukturave të degës atje,të cilët edhe pse të zhgënjyer më thanë troc:Loja ishte shitur me kohë,edhe nga udhëheqja e degës edhe nga qendra!Lëre që sna kanë përkrahur dhe është bërë fushatë v
etëm sa për të thënë,por edhe na kanë nëncmuar!Pse po ndodhë kështu?A ka LDK-ja udhëheqje,a ka kryetar dhe kryesi,a po jeteojnë me realitetin ky lidership?Ku janë kryetarët dhe kryesitë e degëve të Ferizajt dhe Kacanikut?Pse nuk dhanë dorëheqje Adem Salihaj dhe ish ministri i Thacit,njëherit kryetar dege në Kacanik,anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës Lutfi Zharku?!A keni hiq burrni dhe moral politik o burra?!

Ku mbetën premtimet për reformat,freskimin e partisë,unifikimin e elektoratit Rugovian dhe mobilizimin e antarsisë?!Në një emision televiziv kryetari tha që janë kry reformat,këto rezultate i sollën “reformat” e juaja z.Kryetar?!Cila është analiza e kryesisë pas zgjedhjeve në Ferizaj,cilët hapa u morën atje,cili është koncepti i veprimit,a na informuat deri sot ne antarsinë dhe strukturat?!Cilët janë nënkryetarët dhe antarët e kryesisë qendrore që punuan kundër LDK-së në Ferizaj dhe lobuan për PDK-në,të njëjtit e shitën lojën edhe në Kacanik?!Me këta bishtshkelur do shkoshni në zgjedhje presidenciale,parlamentare
dhe komunale z.Kryetar?!Nëse reformat janë menduar që të anashkalohen veprimtarët e devotshëm,njerzit e dëshmuar dhe që kanë autoritet në qytetet e tyre dhe në degët e LDK-së dhe të zëvendësohen me adoleshentë nga 20 vjecar,pastaj të sillen ne organet udhëheqëse “asistent”personal dhe kuadro që si njef as mahalla e vet,kjo reform të sjell në rezultatin e Kacanikut!Ky rezultat në Kacanik do duhej të ishte alarm serioz për kryetarin e partisë,të cilin e respektojmë dhe e mbështetëm pa rezervë!Pse nuk po veproni z.Kryetar,pse po hezitoni ta parandaloni të keqen?!Kemi pritur nga ju dhe presim shumë,në rend të parë me unifiku elektoratin Rugovian,me ofru njerëz të rinjë dhe me vlera,por duke ruajtur substancën e partisë,kjo fatkeqsisht qe gati dy vite nuk po ndodhë!Unë si veprimtarë dhe militant i LDK-së dhe i juaji,po ju them haptas se kush nga udhëheqja e qendrës e iriton elektoratin e LDK-së dhe është në pazare dhe bën argat për PDK-në,do flas me emra.
Nënkryetari i juaj i parë Sabri Hamiti,tashmë dihen haptas lidhjet e tij me PDK-në,bizneset dhe pozitat e familjarëve të tij,djalit,vëllaut dhe djalit të vëllaut të tij në diplomacinë e Thaqit!Paramendoni,nënkrye
tari I parë!Elektorati po i din të gjitha!Lutfi Zharku,Sadri Ferati,ministrat e Thaqit,argat të devotshëm të PDK-së,ku do arrishë me këta njerëz kryetar?!Njerëz të konsumuar dhe të shantazhuar!Eqrem Kryeziu,e shkatrroj LDK-në,e humbi Prizrenin,tani e përcau edhe degën atje!Pyet pak kënd e ka dhëndërr ky farEqrem Pasha dhe e shef se për kënd punon dhe me kënd I ka hesapet!Ne po e dijmë mirë!Me Gazmend Muhaxherin do ta fitoni Pejën?!Deri dje drejtor i urbanizmit te Ali Berisha,humbi për deputet,edhe pse i 11 në renditje?!Pse humbi?Sepse është argat i tjetërkujt!Nga Peja e keni në kryesi edhe nifar Kujtim Shalën,asistentin e Sabri Hamitit!!!Kurrë nuk kemi dëgjuar për të,sa herë del në TV na i humb edhe nga 100 vota!Zona e Ferizajt u panë rezultatet,Mitrovica po dihet,Peja s’është askund,Prizreni pikë e pesë,LDK-ja në Gjakovë me ardhjen e kryetarit Gola ka fillu mu ringjall, por edhe aty duhet ba edhe me shumë punë!Si do fitojë LDK-ja kryetar,me kënd,me këta njerëz?!Frigoj që jo!Por përgjegjsia do bie mbi juve!
Duke shprehur edhe njëherë konsideratën e madhe për juve,ju inkurajoj që ta pastroni partinë nga këta argat të këqij që i kemi ne kryesi dhe nëpër degë dhe ju sugjeroj që sa më parë ta organizoni një takim me keto personalitete që përfaqsojnë edhe elektorat,edhe vlera por edhe zonat elektorale anembanë Kosovës.


1.Prof.Jusuf Buxhovi
2.Anton Kolaj
3.Prof.Ibrahim Berisha
4.Ak.Rexhep ismajli
5.Prof.Zejnullah Rrahmani
6.Hafiz Gagica (Gjermani)
7.Prof.Rexhep Gjergji
8.Agim Rexhaj (SHBA)
9.Donika Gërvalla (Gjermani)
10.Marjan Cubi (SHBA)
11.Saim Tahiraj (Zvicërr)
12.Prof.Jusuf Bajraktari
13.Mentor Thaci (Gjermani)
14.Fadil Demaku (SHBA)
15.Enver Robelli
16.Bardhyl Metaj
17.Dr.Naser Rugova
18.Nexhmedin Spahiu
19.Ramadan Musliu
20.Shqipe Pantina
21.Malush Tullumi
22.Prof.Edmond Beqiri
23.Dr.Fahri Morina
24.Shyqeri Kelmendi
25.Prof.Abdullah Zymberaj
26.Elmi Berisha (SHBA)
27.Jeton Kelmendi (Buksel)
28.Dash Golaj
29.Prof.Besire Cena
30.Prof.Robert Muharremi
31.Venera Hajrullahu
32.Dr.Osman Vucitërna
33.Prof.Gazmend Qorraj
34.Prof.Sali Kelmendi
35.Lumir Abdixhiku


Z.Kryetar ka edhe emra të tjerë që gëzojnë respekt dhe autoritet tek elektorati,janë ekspert dhe përfaqsojnë të gjitha kriteret dhe kualitetet e nevojshme,por në radhë të parë,një kafe pune me ta,unifikon dhe ofron elektoratin dhe mobilizon njerzit!Ne besojmë në punën dhe përkushtimin tuaj.Pa hapa unifikues të përfaqsimit të gjitha pjesëve të elektoratit tradicional të LDK-së nuk ka fitore.Sa i takon pjesës tjetër,që janë elektorat i yni,port ë organizuar në dy grupe tjera politike,pas këtij takimi,edhe ata do e shifshin se ku është vendi ,ideologjia,vullneti i qytetarëve dhe shansat për fitore të sigurtë!Duhet hapur dyeret edhe partnerëve tjerë në radhë të parë PSHDK-së që të jete si cdoherë pranë LDK-së.Uroj që fryma dhe filozofia Rugoviane të mbizotroj në hapat e mëtejshëm tuaj dhe në ecjen e mbarë të LDK-së!

Mensur Salihi
Veprimtar i LDK-së në Zvicërr
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi