Agim Gashi-BUKURI JETA M’KA MARRË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi-BUKURI JETA M’KA MARRË

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 17, 2012 1:27 pm



Agim Gashi-BUKURI JETA M’KA MARRË

Plot krenari ti në shpirtin tim
hyn e del ti si një princeshë,
ti shton rrahjet e zemrës sime
shpirt e zemër mi ngre peshë.

Kaçurrelat për midis ballit
bukur të rrinë e hijeshojnë,
si arushë që vjen prej malit
me admirim të gjithë të shikojnë.

Gjiri yt mbi gjoks gufuar
si shalqiri plot ëmbëlsi,
shpirt e zemër mi ke pushtuar
jeta ime nuk më vlen pa ty.

Belit tënd prej një atleteje
s’ka njeri që s’i fal shikimin,
sytë e tu të kaltër si deti
hipnotizojnë gjithë njerëzimin.

Trupi yt si ngjala e Drinit
shpirtit tim i ep gjallëri,
ti më ndrinë si aurorë e agimit
në gjithë Arbërinë nuk ka si ti.

Përherë më mungon shikimi yt
me ata sy si margaritarë,
mungesa jote më vret në shpirt
dua të kem pranë e të puth pa u ndalë.

Qysh se të njoha unë ndryshova
në shpirt ma shtove dashirinë,
Lina e bukur, Lina njomzake,
Dashuria kthen krenarinë.

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi