Agim Gashi:Në aeroplan Zotin e luta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Në aeroplan Zotin e luta

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 08, 2012 5:40 pm

Agim Gashi:Në aeroplan Zotin e luta

Kam marrë rrugën për Dardani
Disa dite vizite me i ba,
Me u çmalle me miqë e shoke
E nanën time me e pa.

Kur kam hypë në aeroplan
Dhe ashtë nisë me fluturu,
Kanë fillue turbulencat,
Si n' shpirt timin kur m' kapin mu.

Ngrheshim lartë qiellit përpjetë
Në dhetëmijë kur ka mbërri,
E kam lutë Zotin e Madh
Më ndëgjo o Naltëmirësi.

I jamë drejtue me gjithë zemër
Zotit të Madh që ashtë n' gjithësi,
Kthehu njiherë në toka t'Arbnit
E dhuro n' shqiptar mirësi.

Shumë Ju luti, jamë afer Teje,
Kurr ma afër stë kam qendrue,
Lësho mëshirë te populli im
Tokat shqiptare me i bashkue.

Fort po të lutem nga kjo lartësi,
Po të luti tuj tu përgjëru,
Ka ardhë koha me harta të vjetra
Me ja nisë prap me punu.

Me e bashkue atdheun plak
Kah ashtë uji e toka e jonë,
Ndoshta Ti sna ke denue

Të vetërobnuem me ndej gjithmonë.

Më ka ardhë një za nga qielli
Za i ambël dhe i butë,
Ka ardhë koha dhe për shqiptar
N' lëvozhgë t' veten me u futë.

Mendjen n' kokë, mos e vidhni vendin,
Vllau-vllaun mos me vra,
Se shqiptari i vërtetë
Tjerë anmiq sa shumë i ka.

Iku zani, ma nuk erdhi
Më dha mue me kuptu,
Se ka mbetë edhe shumë kohë
Atdheu im me u bashku.

Më rrodhen lotët u përmallova
Sa mendova dhe në smundjen time,
Derisa të vjen te bashkimi
Sdo ta pret kjo jeta ime.

06.06.2012
Në aeroplanin Dusseldorf-Prishtinë
ora 16.10
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi