Agim Gashi:Puthja e ndarjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Puthja e ndarjes

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu May 31, 2012 7:20 pm



Agim Gashi:Puthja e ndarjes

E dyta shtëpi e imja
U bë spitali i Bierkesdorfit
Bile me emër i thonë
St. Marien Hospital
Atë të paren ma dogjen barbarët
Që në Lipjan e kisha
Ata dogjën shumë shtëpi e zemra
Zoti i denoftë
Pasi ne jemi njerz që nuk hakmerremi dot
Nuk vrajmë si vranë e dogjen ata
As njerzit si lëmë pa shtëpi

E çka nuk të sillet në kokë
Kur je në spital
Para operacionit të tretë
Në këtë maj të vitit 2010-të
Kujtova puthjen e ndarjes
Kur bëmë piknikun e fundit
Ndodhi shumë vjet më parë
Në Brezovicen magjepse
Ku shpirti ngopet me ajrin e pastër
Të mbushet gjoksi me erën e lulethanave
Atje lart ku ka manaferra
E ku as bora nuk shkrihet
Unë e Ajo
Pimë verën e bardhë të Kosovës
Të ulur në rrasat e gurit
Pranë kroit të ftoftë
Ne dy zemrat e ngrohta nga dashuria

Flladi i lehtë purpur na ledhatonte
Zanat po se po zili na e kishin
Unë e ti o shpirt kënduam
Atë këngën e dy zemrave të dashuruara
Në bjeshkët e bukura shqiptare
Këngën e fundit të dashurisë
E fundit ishte në duet me Ty
Se neser shkon atje në Amerikë
Do e këndosh me mall e zemër në token e huaj
Por kurrë më sëbashku në bjeshkët e Dardanisë
E di që sdo të kthehesh më kurrë

Duheshim aq shumë
Si duhen dy zemra
Ishte momenti për puthjen finale
Puthje madhështore
Për të mos u harruar kurrë
Dashurinë që kishim
Unë edhe Ti

A e maban mend e dashur
Si vrapuam tek ujvara e bukur
U përqafuam shumë
U puthëm gjatë
O sa gjatë sa buzët na pikonin gjak
Vallzonim duke mos u ndarë nga puthjet
Edhe vorbulla e ujit na e kishte lakmi
Edhe valët
Se dashuria jonë doli nga zemrat tona
Për tu bashkuar me shkumën e bardhë
Që krijonte uji duke rënë nga lart
Me atë shkumzën që shëndrrohej në mjegull
Dhe lindi ylberi i dashurisë sonë
Gurët e ujvares u shëndrruan përgjithmonë
Përmendore e një dashurie të pa parë

U ulëm pranë njëri tjetrit
Shtrënguam duart fortë
Ti putha faqet e buta
Lehtë më puthje edhe ti
Krahët e butë e të bardhë si qumshti
Mi qite rrethe qafës sime
Dëshira ishte që kjo ditë
Të zgjaste një jet
Të dy e dinim se nuk do të shifeshim më
Ah Amerikë moj
Më të bukurat na i more
Shumë dashuri tonat kemi tek ti
E di që sdo ti kthesh kurrë
As dashurinë time të parë

Derisa ledhatoheshim butësisht
Ti u ule në prehërin tim
Mi hodhe krahët e bukur mbi supe
Më afrove afër
Doje të ngjiteshe për mua
Gjinjët e tu të mëdhenjë
Të forte si gurët e kroit
I mbështete në kraharorin tim
Shiqonim njëri tjetrin të përlotur
Buzët e etura na dridheshin
Të etura për puthjen e fundit
Të rrëmbeva fort bukuroshja ime
Aq fort sa frymarrjen ta ndala
Putheshim me afshin e fundit
Të një dashurie të vërtetë
Lotët na pikonin si rrëbesh shiu
Puthjet e ëmbëla përziheshin me lotët e njelmët
Të asaj dashurie të pafund
Dashuri e larë me lot
Ah ky lëng i njelmët
Na e tregonte një fund
Një fund që të përvëlon në zemër
Që nga e nesërmja do fillonte një jetë
Me një kujtim për një emër

Lotët na rridhnin pa pra
Lundronin në faqet e skuqura
Na përziheshin lotët tanë
Qanim e putheshim
Putheshim e qanim
Dhe në një moment nise të flasësh
Më the:
Dashuria ime e pare
Unë po shkoj larg larg në Amerikë
E këtu në këtë tokë të Arbërit
Dashurinë po ia dorzoj ujvarës
Po ua lë edhe rrasave të këtij kroi
Luleverdhave të këtyre thanave
Manaferrave e lisave me kurorë
Po shkoj larg me shpirtin e djegur
Por e mbushur plot dashuri
Për Ty
E ti saherë të vish këtu
Në Brezovicen e dashur
Hyr nën kuroren e këtyre lisave
Në barin e njomë me lule plot
Në brigjet e lumit
Në rrasat e kroit
Në bisqet e thanave e lajthive
Dashuria ime do të të dal para
Gjithmonë derisa të jem e gjallë

U puthëm për të mbramen here
Pimë gotat e fundit të verës shqiptare
E ti me një kofer në dorë
E me gjoksin plot kujtime
Hype në aeroplanin amerikan
Fluturove larg
Për të mos u kthyer kurrë

II

Kaluan shumë vite
Dashuria për Ty nuk u shua kurrë
Ajo dashuri që ishte dhuratë e jetës sime
Ishte dashuri e shtrenjët
Dhe e shenjët se ishte pa hile
Shumë herë kur të kujtoja Ty
Dilja në Brezovicë
Atje lart te ujvara
Më dukej se ti je aty
Por e mshefur pas mjegullës
Pas rrasave të kroit
Pas luleverdhave të thanës
Ose je në shoqëri me zanat
Që rrinë në kurorat e lisave
Në grumbujt e luleborave
Se kjo ishte një dashuri
Që su harrua kurrë

Sot kur jam në spital
I sëmurë e i shtrirë me dhimbje
Përsëri të pash ëndërr Ty
Se si më erdhe këtu në dhe të huaj
E në dorë mbaje një shishe verë shqiptare
U rrokëm dorë për dore
Fluturuam deri tek Lëndina e Dashurisë
Pimë verën shqiptare
U puthëm shqip
U përqafuam shqip
Bile shqip edhe kënduam
E kur dola nga kllapia
Isha në shtratin e spitalit
Me infuzionin në gjak
Mantelbardhat më rrinin te koka
Ti në Amerikë e unë në Gjermani
Të dy larg atdheut
Jetojmë akoma duke e kujtuar
Një dashuri

29.05.2010
Spitali i Bierkesdorfit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi