Arlind A.Bajra:Ngadalë beg se ka hendek-Letër publike për z.Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arlind A.Bajra:Ngadalë beg se ka hendek-Letër publike për z.Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat May 19, 2012 2:52 pm

Ngadalë beg se ka hendek


Arlind A.Bajra
Letër publike për z.Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

I nderuari zoti kryeministër,

Letrën që po e shkruaj drejtuar juve ndoshta nuk do të ma merr për të keq. Ç´është e vërteta, jam i detyruar t´iu shkruaj, sepse u mbush kupa. Rasti konkret me këtë vonesë tuajën (që unë mendoj se është dashur më herët) të ishit më të ashpër ndaj Bashkimit Europian qoftë, 13 vite pas lufte nga ju, mjerisht nuk e di se çka është në pyetje: Joprofesionalizmi, lajthitja, interesi ose edhe me keq...


Më çudit një fakt; Vlerat që mbani në vete, dhe të jeni (së paku deri më tani) shumë të dëgjueshëm ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj të tjerëve, ku shumë herë mu në ato momente kur rrezikohej Kushtetuta dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës. Unë, autori i kësaj Letre Publike, i lindur, rritur dhe brumosur në një fshat historik, që mban në vete vlera kombëtare duke iu bë ballë të gjithave luftërave, dhe gjithnjë duke dal fitimtar, fshati i Ramë Bllacës, që grisi dokumentin mu në parlamentin serb, që bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, viti 1937, e që kjo i kushtoi me jetë Ramës, pastaj, fshati ku lindi dhe u rrit: Qazim Bllaca,Asllan Fazliu dhe rapsodi, Riza Bllaca, e që quhej fshati Bllacë, që i përket Komunës së Therandës (ish Suhareka), nuk munda të rri indiferent, rresh paraqitjes së fundit të juaj, pak sa më i ashpër ndaj BE-së.

Gjatë luftës së Kosovës, ke qenë në Shtabin i Përgjithshëm të UÇK-ës, jo vetëm kaq, keni qenë në binaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e dhënë kontributin maksimal, me emblemën e UÇK-së, dhe me siguri, keni qenë të njoftuar shumë mirë se kush kanë qenë, dhe kush janë sot serbo-sllavët, se përndryshe as që e kishit kapur armën në dorë. A është kështu apo jo?...

Para se të ulesha para kompjuterit për këtë shkrim, e pyeta veten: A kam te drejt t´i drejtohem;kryeministrit,me këtë letër publike? Pa u hamendur thash PO?! Kur e mendova se në prag të festave të ndërrimeve të moteve të Vitit të Ri 2010,(pasi kishit fatin të lexuarit Deklaratën e pavarësisë dhe në Kuvendin e Kosovë para deputetëve e shpallët pavarësinë, që i bie shtetin e Kosovë,ju kishit fatin pra për këtë akt madhor historik kombëtarë që ndodhi më 17 shkurt të 2008-tës), të pata quajtur Ismail Qemali i dytë i kombit shqiptarë.

Kjo ishte arsyeja pse tani e kam edhe këtë të drejtën, të një kritike ndaj jush (dhe varet se si e merrni ju) kur e kthej kokën prapa dhe e përshkruaj rrugën time, me shkrimet e deritanishme, ja edhe kjo letër e publikuar.

I nderuari z. Hashim Thaçi,

Fjala shkurt e shqip është: Kosovës, ia ngulet thikën pas shpine me këto detyrime, kushte e bisedime, dhe vonë e kuptuat se, nuk di a jeni në dijeni se po kjo BE,që ju po e vlerësoni dhe e keni vlerësuar tej mase, kombin shqiptar e ndau në pesë shtete, dhe sot tani po reflektohet ky gabim, dhe po kjo BE- e do Kosovën shtet, po sa kanë shqiptarët hise edhe serbët e Kosovës po mundohen t’i fusin në hise qind për qind me shqiptarët (rasti me Bosnje ku Serbia fitoi atje 49 përqindëshin e terrorit për vete), që ka prekur mish e asht dhe akoma mjerisht po i ndjenë bosanët dhembjet nga plagët e marra.

Dhe jo rastësisht, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), i bëri embargo të fortë, shtetit më gjakatar në Evropë, Serbisë, që ndezi dhe kalli flakë pesë-gjashtë luftëra. Preu me bajoneta, vrau; burra, gra, fëmijë, sakat... Çetniket e Drazhës, dolën rrugëve duke bërtitur para syve të botës, se do ta lëshonin kosën e vdekjes mbi ne shqiptarët. Masakrat dhe gjenocidin e gjaksorëve serbianë e dënoi e tërë bota e civilizuar.

Në vend të Brukselit, përgjigje morët nga ambasadori francez

Thotë një fjalë e urtë popullore, z.Thaçi; Mos u bënë (arshik), edhe ju jeni shqiptar dhe e kuptoni shumë mire, këtë thënien (arshik), shprehje nga gjuha turke, as në evlad, edhe këtë e kupton, e lë ma në francezët, se jo rastësisht ende pa u kthyer të gjithë të shpërngulurit, që regjimi i Milosheviqit i dëboi nga Kosova, për ta pastruar Kosovën për ta bërë etni serbe, së paku kështu u dëshmua edhe në teren, KFOR-i francez ishte stacionuar mu në veri të Mitrovicës. E atë çka iu ka thënë Sarkozi nxënësve për Kosovë, që ju u shprehët këto ditë, e di edhe qytetari më i rëndomtë këtu në Kosovë, por faktet totalisht flasin ndryshe.

Por mos harroni?! Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou, të porositi: Thaçi, tha ai, le t’i kryejë punët e veta, dhe shkoi aq larg sa la të kuptohej se ai është bosi këtu, e jo ju z.Kryeministër, sepse të porositi ti kryesh punët tua se ka kush të përgjigjet për të tjerat punë ndaj Kosovës, dhe me një fjalë, të tha (kështu i bie sipas meje) rri urtë e butë, se po ta lëshojmë EULEX-in, e po të merr e liga si shokët e tu, e ma mirë rri qetë se prapa grilave.

Por, z.Kryeministër, pa zemër kombëtare dhe pa gjak shqiptari nuk mundet askush ta mbroj shtetin e vet dhe gjithkush ia merr kompetencat në dorë, dhe ky është fundi dhe ndoshta je prej atyre që e cekëm, sepse në jetë nuk ka herë ashtu e herë kështu, këtë e ka thënë komandanti ynë legjendar Adem Jashari.

Nga Ragip Guraziu
Autori është gazetar-analist i pavarur
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi