Agim Gashi:AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed May 02, 2012 7:53 pm



Agim Gashi:AH, KANCER QOFSH MALLKUE !

Ah kancer qofsh mallkue
Sa tinzar e me plot hile,
Kur të kafshon s’të lëshon më,
Pabesisht sikur një skile.

Ka sa kohë e jo fort moti
Më ky hy tinzisht n´mëlçi,
Ma ndale vrullin e këngës sime
Më solle të zezën melodi.

Tani as vargjet s’i shkruaj dot
me dhimbjen në trup që kam,
Ma ke ngri dorën dhe fytin
Sa i pa fat në jetë unë jam.

Desha dhe një këngë ta këndoj
Nënës sime që vuan për mua,
O kancer, ti qofsh mallkue
Sa shumë vuajtje më ke shtuar.

Kur ka ndi ajo nënëlokja
Që djalit t´saj në kurbet të zi,
I ka hy në trup kancer sikleti,
Tashmë ajo nuk shef me sy.

Është kërrus e s’mund me ecë
Rrudhat n´ballë iu kanë shtue,
E din nëna se dy zemra
Kurbeti i zi i ka shkrumue.

Tash kurbetit i ndihmon
Edhe kancerit me tradhti,
Kanë hy n´trup të mjeshtërojnë,
Vdekjes sime t’i shtojnë afri.

II

Nuk ka ditë që nëna ime,
Nuk më merr në telefon,
Ah, e mjera sa shumë vuan
Vetëm zani im atë e qetson.

Sa me dridhërim po i shkon zëri:
-Si të kam, o biri im i shtrenjtë
A ka shpresë edhe njëherë
Me të përqafue në këtë vend?

Eja bir edhe njëherë të shifemi
Se shumë jetë nëna nuk ka,
Eja, o bir, pushomi lotët
Se s’mund nëna të vdes pa t´pa.

Durim, moj nënë edhe pak
Do t´ma ndërrojnë mua mëlçinë,
E ta hjekin bashkë me kancerin
Pastaj të vi aty ta gëzoj shtëpinë.

Do të marr në prehrin tim
Si ti mua kur isha fëmi,
S’do të ndahemi më nanë e bir,
Do t´jetojmë bashkë të dy.

Çdo mëngjes, moj nëna ime,
Kam me ti puthë rrudhat e ballit,
E kurbeti përgjithmonë
Do të mbetet kujtim i mallit.

Prit mos vdis, pa ardhë me t´pa
Pashë atë gji që ma ke dhënë,
Pashë thërrimet për rritjen time
Po të lutem, moj e shtrenjta nënë.

Dhe kur përmes telefonit
Nënë e bir ne bisedojmë,
Fare kjartas ndihet rënia
E lotëve tanë që pikojnë.

Një pale lot derdhen në atdhe
E një palë tjerë n´kurbet të zi,
Ah moj nënë, kjo jetë mizore,
Si shkon kështu pa lumturi.

III

Nëna ka një pension t´vogël,
Si të gjithë atje larg në atdhe,
Dërgon të rinjtë tek posta jonë
Për telefon kartelë me i ble.

Të gjitha pra ato para
Për ca ditë i ka harxhue,
Nuk po mundet zemra e nënës
Pa ma ndigjue zërin mue.

S’mund me e ndalë vajin e shkreta
Lotët faqeve rrëke i shkojnë,
-A po përdor bir, ti ato barna
Dhimbjet fort a të mundojnë?

M´dridhet zemra, rrënqethet trupi,
Çfarë përgjigje ti jap nënës,
I them, jo, moj nëna ime
E gënjej si në dritën e hënës.

Prekem shumë, më vjen turp,
Mbi pesëdhjetë vite që kanë kalue,
Se gënjeva kurrë nënën time
Tash kanceri m´ka detyrue.

O kancer, ty të djegtë zjarri
Bashkë me ty dhe kurbetin e zi,
-Mos ke dert, moj nëna ime
Shumë shpejt tek ti do të vi.

Se një Zot që na ka falë,
Ka lënë ndarjen edhe bashkimin,
Pas hidhërimit, Ai ka lënë
Ndoshta për ne edhe gëzimin.

Tash po pres unë i mjeri
Ç’do të ndodhë me jetë, me mue,
A do të kem fatin e lumtur
Edhe njëherë nënën me e takue?!...


30 prill 2012
Düren




avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi