Fadil Lepaja:RAPSODI-(Mikut tone,rapsodit qe po e lengon kangen e gjergj elezit...)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fadil Lepaja:RAPSODI-(Mikut tone,rapsodit qe po e lengon kangen e gjergj elezit...)

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 11, 2012 1:06 am



Fadil Lepaja:RAPSODI
(Mikut tone,rapsodit qe po e lengon kangen e gjergj elezit...)

Veq nje za
ti edhe sharkia
hapet para nesh nje shpelle e thelle
e kujtimet kafshojne idhshem
nga kenget e kreshnikve

Lufte e madhe bahet
mbi qilimin e kuq
mbi qilimin e zi
qilimin me krah hapun gati tuj fluturue

Tendoset peni i lahutes
kjo dhimbje qe kumbonte pertej kufijve
te atedheut

Te pash
Perkundeshe rand mbi hark
e harku perkulej ner klithma te moqme

Peshe a rande
lis qe nuk perthekohesh me krah
e tingulli i penit
qe trashej deri ne shperbamje

Gjoksin e kapte nje dhembje e rane
shterngonte trolli qe lekundej ner kambe
sa her kem ike me lahute ne krah
more mik

Muhaxherija kerkund nuk shkon pa lahute
marre me kajte burri
e me i ra lahutes e me vajtue burrnisht ...
falet

Tash po te shoh lodhshem
per muri mbeshtetun
ti edhe sharkia
po ja ngoni gulqimen
njani tjetrit...
E po mendoni qysh me ja ba...

Hajt more burre
ske cka me u mendue kaq gjate
kape njat lahute dembele qe po pret me u nise per udhe
e nisja nje te serte
kaqakqe

Per zotin
Veni ka nevoje dikush me e vajtue
burrnisht me e vajtue
e me i dhone zemer
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi