Letër nga Selamie Osaj:I Nderuari Agim Gashi, më ngjani në FENIKSIN!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Letër nga Selamie Osaj:I Nderuari Agim Gashi, më ngjani në FENIKSIN!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 06, 2012 7:41 pm

Letër nga Selamie Osaj:I Nderuari Agim Gashi, më ngjani në FENIKSIN!


Si në tregimet e lashta,ai zogu madhështor,që në mungesë të femrës së racës së tij,ai kur po vërente fundin e ditëve të tij,thuri çerdhen me lulet më të bukura dhe u shtri ...i qetë me shikimin nga horizontet ku puqeshin toka me qiellin. Nga hiri i tij doli një qelizë dhe u bë FENIKS I RI, dhe nga aty u ripërtëri raca e tij!
Nuk kam dashtë të të shkruaj shpesh sepse nuk isha e gatshme për humbje të një miku,sadoqë edhe nuk njihemi aq shumë por aq sa njihemi... Bile edhe duke qenë se edhe unë, si edhe ju,kemi humbur mjaft dhe s’durojmë dot më sepse njeriu lodhet një ditë! Por sot... Sot kur më gëzim po shoh se edhe ju,ashtu si edhe unë,keni fuqinë dhe vetinë e FENIKSIT, vendosa të të shkruaj dhe të të thëm se nuk ka vdekje për juve,Agim i nderuar! Edhe unë jam përballur,madje 5 herë me vdekje dhe e kam mposhtur atë! Madje unë edhe e kam përbuzur. Tani e tutje rilind si pranvera pas dimrit se e keni mposhtur vdekjen i nderuar dhe lulëzoftë shëndeti juaj mu si lulet në pranverë. Duke të dëshiruar gëzime në jetë,ju përshëndes


Selamie Osaj
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi