LIRI LOSHI: NUK NDALET SERBIA - AJO DUHET NDALUR!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

LIRI LOSHI: NUK NDALET SERBIA - AJO DUHET NDALUR!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Mar 15, 2012 12:10 am

LIRI LOSHI: NUK NDALET SERBIA - AJO DUHET NDALUR!


(Kanada, 14 Mars 2012) - Sikur kryeministri Thaçi të kishte deklaruar më kohë se nuk do të lejonte zgjedhje serbe në Kosovë, Serbia do të matej më shumë dhe do të kërkonte mbështetjen e BE-së për ta marrë një hap të tillë. Por, meqë Thaçi në mënyrë komode vazhdon të nënshkruajë krejt çka i thotë BE dhe SHBA, atëherë pse BE-ja të mos i sinjalizojë Tadiqit se mund të veprojë sipas dëshirës së tij duke e favorizuar atë dhe partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme… Hashim Thaçi duhet të tregohet se është një lider i shqiptarëve të Kosovës, e jo një kloun që luan me fatin e dy milionë njerëzve.

Pas dyshimeve dhe spekulimeve të ndryshme më në fund kemi vendimin e Kuvendit të Serbisë për zgjedhjet lokale që më 6 maj 2012 do të mbahen edhe në Kosovë. Serbia dhe presidenti i saj Boris Tadiq nuk e kanë ndërmend të ndalën. Ata jo vetëm që nuk do ta pranojnë Kosovën si shtet, sipas trumbetimeve të papërgjegjshme të Hashim Thaçit, por as nuk e kanë ndërmend të ndalën duke e shantazhuar Kosovën dhe duke e paralizuar sovranitetin e saj pa e akomoduar pakicën serbe në mënyrën si duan ata.

Ka kohë që qeveritarët kosovarë japin deklarata të ndryshme rreth zgjedhjeve serbe që mund të organizohen edhe në Kosovë. Deri më tash i kemi dëgjuar të thonë se ato zgjedhje nuk do të prodhojnë efekt, nuk do të njihen nga ne dhe faktori ndërkombëtar etj. Por, ende asnjëri syresh nuk ka shprehur qëndrimin e qartë për mos lejimin e këtyre zgjedhjeve të një shteti tjetër në shtetin tonë. Duke parë një hamendje të tillë të politikës sonë zyrtare, Serbia mori guximin që edhe pas vërejtjeve të bashkësisë ndërkombëtare të vazhdojë me institucionet e veta në Kosovë dhe për më tepër t’i përtërijë dhe forcojë ato me zgjedhjet e reja në territorin tonë.






Kryeministri i Republikës me fusnotë!

Sikur kryeministri Thaçi të kishte deklaruar më kohë se nuk do të lejonte zgjedhje serbe në Kosovë, Serbia do të matej më shumë dhe do të kërkonte mbështetjen e BE-së për ta marrë një hap të tillë. Por, meqë Thaçi në mënyrë komode vazhdon të nënshkruajë krejt çka i thotë BE dhe SHBA, atëherë pse BE-ja të mos i sinjalizojë Tadiqit se mund të veprojë sipas dëshirës së tij duke e favorizuar atë dhe partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Tani BE-ja lejon planin e Tadiqit rreth zgjedhjeve dhe Thaçin e bind më vonë (për Kosovën gjithnjë ka kohë!) të mos veprojë duke e pajtuar atë me mosnjohjen verbale të atyre zgjedhjeve! Në të vërtetë duket që Hashim Thaçi nuk është i zoti të veprojë dhe presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj tij është shpëtimi i tij i vetëm që ai madje edhe do ta porosiste. Tadiqi realizon mandatin e dytë të tij dhe pastaj vazhdon me Kosovën aty ku e ka lënë.

Por, pse Kosova duhet të veprojë kësaj radhe përderisa një gjë të tillë nuk e kishte bërë edhe më parë kur Serbia kishte organizuar zgjedhje në Kosovë? Janë disa arsye për këtë...

Së pari, nëse Serbia kishte qenë në disavantazh të plotë me imponimin e planit të Ahtisaarit, me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe me qëndrimin pozitiv të GJND-së për Deklaratën, tani me koncesionin që bëri Kosova në Marrëveshjen për prezantimin e vendit tonë me fusnotë, ajo duket në avantazh të parë pas disa disfatave të njëpasnjëshme. Nëse tani Kosova merr vendim dhe e shpie atë në vend me sukses, natyrisht, Boris Tadiq dhe të gjithë liderët tjerë serbë që pretendojnë pushtetin do ta kuptonin se Kosova e ka përnjëmend kur flet për shtrirjen e sovranitetit në tërë vendin, se statusi i Kosovës është punë e kryer dhe nuk ka kthim pas dhe si pasojë veprimet e politikës serbe do të ishin më racionale.

Pakica serbe do ta kuptonte se alternativë e tyre e vetme është shteti i Kosovës dhe se çfarëdo përpëlitje tjetër jashtë kësaj kornize është një iluzion i paarritshëm. Populli i Kosovës do të kuptonte se Kosova e pavarur dhe sovrane është një realitet dhe jo një kullë prej letre e Hashim Thaçit që pezullohet kur fryn era e që vendoset prapë kur merr moti i mirë.

Qytetarët e Kosovës duan siguri në shtetin e tyre e kjo nuk mund të arrihet me pushtetin e një shteti tjetër brenda shtetit tënd. Bashkësia ndërkombëtare do ta kuptonte se edhe shqiptarët dinë të thonë jo dhe se koncesionet kanë diku një fund. Si pasojë, BE-ja do të bënte politikë reale ndaj të dy shteteve në të ardhmen dhe jo favorizime joparimore për efekte të caktuara. Dhe më në fund, Kosova duhet t’i neutralizojë tendencat e Serbisë që marrëveshjen për fusnotën ta shfrytëzojë si bazë juridike, apo edhe vetëm politike për praninë e elementeve shtetërore brenda Kosovës.

Pra, ajo që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës tani është që në mënyrë të qartë dhe decidive t’i tregojë Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar se në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë kurrfarë zgjedhjesh të organizuara nga shteti serb dhe konform kësaj të përgatitet që ta ekzekutojë me sukses vendimin e vet më 6 maj 2012. Normalisht se kjo nuk do të bëhej në formën e një furtune konspirative, siç ishte rasti i 25 korrikut, por me paralajmërime të qarta dhe në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, pa hequr dorë nga asnjë presion i mundshëm. Nëse Hashim Thaçi nuk ka vullnet apo nuk është në gjendje për ta bërë këtë, duhet të japë dorëheqje dhe të hap rrugë që këtë ta bëjë ai, apo ata që kanë guxim për ta menaxhuar një situatë të tillë.

Pas koncesioneve që Kosova në dëm të vetin i ka bërë Serbisë, ajo kurrë nuk ka qenë në pozitë më të përshtatshme se sa tani për të vepruar në atë që konsiderohet e pakontestueshme e që është sovraniteti i saj. Nëse koncesionet janë bërë për fqinjësi të mirë, fqinjit duhet bërë e ditur se nuk do të lejohet të përzihet në punët e shtëpisë e aq më pak që ta marrë përsipër drejtimin e tyre.

Hashim Thaçi duhet të tregohet se është një lider i shqiptarëve të Kosovës, e jo një kloun që luan me fatin e dy milionë njerëzve.


Pashtriku
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi