Sylejman Aliu:Nga Kosova ke të fala(Agim Gashit)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sylejman Aliu:Nga Kosova ke të fala(Agim Gashit)

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Mar 12, 2012 11:32 am



Sylejman Aliu:Nga Kosova ke të fala
(Agim Gashit)

More rrugën dhe u ktheve
Në dritare pak je ndalë
Sytë pushove n’ato relieve
Jam i fortë, the, më shumë se i gjallë

Lumi Rur të dërgojë pëllumba
Shërim t’shpejt ty t’uruan
...
T’ishin pëllumba edhe turma
Te ti do t’vinte pa u vonuar

Atdheu t’përlotur sytë i ka
I sëmurë është më shumë se ti
E hanë korbat hiq pa pra
Mjegull e zezë mbi të rri

Lumit Rur dërgoja një fjalë
Do t’shërohem t’mos kesh frikë
Se jam burrë e jam djalë
Sëmundjes sime do t’i vë pikë

Kam nevojë për atdheun tim
Atdheu im ka nevojë për mua
Korbat do t’i përzëmë me nxitim
Është kështu a s’më thua?


Sylejman Aliu, Prishtinë
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi