Agim Gashi:Dhuratë nënës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agim Gashi:Dhuratë nënës

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 09, 2012 1:07 am


Agim Gashi:Dhuratë nënës

Spitali Augustinus Düren-Lendersdorf

Oh moj nënë e dashur nënë
Që më ke rritë me shumë mundime,
Në vend të luleve për festen tënde
Po ta dergoj unë zemrën time.

Merre e veje pranë zemrës sate
Le të rrahin që të dyja,
E të brohorisin në këtë Jubile
Rroftë Kosova e Rroftë Shqipëria!

I kam thënë kësaj zerës sime
Ta hapim sbashku nga një dritare,
Nga një lule për këtë festë
Ua falim të gjitha nënave shqipëtare.

E zemrat tona le të knaqen
Se në këtë jetë na janë kallë,
Të freskohen tue dhurue lule
Për të gjitha nënat e botës mbarë.

Nga spitali oj nëna ime
Në këtë shtrat ku po lëngoj,
Miliona puthje në rrudhat tua
Për këtë ditë unë ti dergoj.

Në këto momente të merzisë
Në vdekje do t´kisha shku tuj këndu,
Veç me mujtë moj nëna ime
Edhe njëherë me të përqafu.

Urime nëna festa e Juaj
Urime nënë e imja nënë!

07.03.2012
Spitali Augustunus
Düren-Lendersdorf
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi