Sabit Rrustemi:KA VDEKË AJO VDEKJE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sabit Rrustemi:KA VDEKË AJO VDEKJE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Mar 08, 2012 2:44 pm



Sabit Rrustemi:KA VDEKË AJO VDEKJE
(Rapsodit dhe poetit Agim Gashi)

Po thonë ka braktisur dhomën e miqve
ka dalë tej faqes virtuale
është shtrirë n'spital po thonë
...
pa sharki n'pixhama po rri
me i dhimbtë t'zezë
që e therrë bri më bri

po thonë
e çka s'po thonë
pa le të thonë
të thënat si gjithmonë
vrimave t'veshëve përbirojnë
e qafën thejnë

nuk ju besoj
pa edhe ashtu në qoftë

po ka vdekë ore
ka vdekë ajo vdekje
që atë burrë mund ta nënshtrojë

çiljani derën
e shihni
si del e niset ngadal
për tek ai majemal

në thikë të qiellit
atë këngë
edhe i herë ta këndojë

telat e sharkisë zërin i a kërkojnë


( 6 mars 2012 )
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi