Azem Deliu:Agim Gashi , nderi i shqipeve.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Azem Deliu:Agim Gashi , nderi i shqipeve.

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Mar 02, 2012 8:32 pm



Azem Deliu:Agim Gashi , nderi i shqipeve.



Si perhere jo pa qellim , maja e lapsit tim prap preku fleten e bardhe e te rrafshet.Por sot per nje arsye tjeter.Lexova ne internet , dicka qe sa me trondit aq edhe me bind per forcen qe zoteroka ky njeri , Agim Gashi.Sigurisht se keni degjuar per te , e si te mos kishit degjuar per nje njeri te tille.Ky pedagog i pavdekshem , padyshim i pavdekshem , edhe atehere kur e sulmon furia e nje pameshirsie te thelle , gjen kohe te permend edhe njehere kombin e tij te perveluar e neperkembur nder shekuj.Kjo furi e pameshirshme mban emrin "Kancer" dhe po tenton te na marre nje njeri te pamposhtur ndonjehere.Atdhedashuria e ketij njeriu , monument ne vehte , nuk mund te mposhtet , sepse eshte kultivuar thelle ne zemren e nje mergimtari , nga malli i tij per dheun e shqipeve , per ate dhe qe i dha buken me te embel para se te largohej prej vendit ku kenga buron gjak , per te vazhduar aktivitetin e tij te palodhur kombetar , qe nuk do te ndalet kurre , as atehere kur kjo furi e tmerrshme ta sulmoje.Do me pyesni pse jam kaq i sigurt? Eshte e thjeshte , e c'furi mund ta mposhte gjakun e njerezve te pavdekshem? Cila eshte ajo semundje qe mund te ndal nje kampion diturie e memedhedashurie?Ska , sigurisht se nuk ka , sepse dashuria e malllengjimi per kombin nuk ndalen asnjehere , ne jete te jeteve.Madheshtia e kombit njihet nga historia , madheshtia e njerezve njihet nga kombi.Kurse madheshtine tende do ta njohin nder gjenerata , historia dhe kombi bashk , siq thote i madhi Mitrush Kuteli:"Gjersa mali t'bahet hi , e hini mal perseri".Gjere atehere do te rroje vepra jote.Nuk mund te mposhtesh nga nje semundje ti qe i ke sherbyer me dinjitet rinise si pishtar i rruges se ndritur te dijes.E dijme mire qe nuk mund te mundesh , prandaj kancerit i themi se ka zgjedhur njeriun e gabuar , nje njeri ndaj te cilit disfata e kesaj semundjeje eshte mese e qarte.Kanceri vjen dhe shkon prap , vepra jote , mbetet gjithmone.Je i madh , Agim Gashi , je vertete nje njeri i madh.





Shkroi:Azem Deliu
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi