Shkrim në Bota Sot:“Mirë se vini në Republikën e Kosovës“ apo ”Mirë se vini në Kosovën me fusnotë”!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkrim në Bota Sot:“Mirë se vini në Republikën e Kosovës“ apo ”Mirë se vini në Kosovën me fusnotë”!

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Feb 23, 2012 9:53 pm

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës“ apo ”Mirë se vini në Kosovën me fusnotë”!


Disa pyetje kryeminstrit të Republikës së Kosovës z. Hshim Thaçi
Kryeminstri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, para tri javësh në Kuvendin e Republikës së Kosovës deklaroi se Rezoluta 1244 është e tejkaluar.
Kryeminstri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, sot pranoi që fusnota ti vehet Republikës së Kosovës dhe të kthehet Rezoluta 1244 në vend të fjales Republikë ku Republika e Kosovës u shpall shtet sovran dhe i pavarur më 17 shkurt 2008.
Ajo që më shtyri ti shkruaj këto pak fjalë ishte sulmi i Kryeministrit Thaqi bërë të gjithëve atyre që e kundershtojnë fusnoten. Ai sot në mbledhjen e qeverisë tha:“Të gjithë ata që janë kunder fusnotes, janë antiavropian e antiamerikan“.
Tani unë i bëj pyetje Kryeminstrit Thaqi:A nuk është kjo parullë e jotja e njejtë si e pas luftes kur Ti dhe bashkëmendimtarët tu thonit:Ai që është me Rugoven është tradhëtar?!
Po si mund të jenë antievropian dhe antiamerikan ata që e duan atdheun, ata që kanë frikë për të ardhëmen e atdheut, ata që nuk duan që fjala Republikë ti hiqet Kosovës e të na kthehet Rezoluta 1244 e cila në brendinë e saj lejon edhe kthimin e policisë, ushtrisë e personelit tjeter serb në Kosovë?!
Ai që e do Kosovën do ta duaj patjeter edhe Amerikën!
Ai që e do Kosovën do ta duaj patjeter edhe Evropën!
Këto dy dashuri janë të lidhura aq ngushtë në zemrat shqiptare të cilët nuk e konsiderojnë Kosovën si prone private të tij ashtu si e konsideron Ti z. Kryeminister. Edhe këto vendime që po i merr ti pa e përfillë Presidencën, Kuvendin dhe pa e pyet popullin dhe pa e përfillë as ligjin e Kushtetuten, mua më duken se janë antiatdhetare dhe antiamerikane e evropiane.
As atdheu ynë, as Amerika e as Evropa nuk thonë mos të rrespektohet Kushtetuta, most të përfillet Kuvendi e most të pyetet populli.
Sa je lavdëruar në qarkullimin e lirë të mallrave me Serbinë? A të mbeti ëndërr kjo dëshirë për të cilën përdore edhe policinë me të gjitha mjetet tjera, por edhe propoganden e cila e tëra i gjason stalinizmit të paster? Serbia nuk ta përfill këtë marrveshje as 00.01 %!
Unë si artist, këngëtar e poet, nuk Ju kam bërë ndonjëherë pyetje të tilla sepse nuk doja të futem në politikën e Juaj së cilës as nuk i kam besuar e as nuk i besoj fare. Edhe pse nuk ju bëra pyetje më herët, edhe pse nuk u futa në politikën e Juaj, unë isha i ndjekur, i kërcnuar, i maltretuar tash e dymbdhjet vite, e asnjëherë i rrespektuar nga ky shtet për të cilin tridhjetë vite më shumë se Ju i kam kontribuar. Asgjë nuk kurseva për atdheun dhe lirinë së cilës akoma nuk ia di shijen e vërtetë. Dhashë para, vite burgjesh, gjak e djersë për të mbetur i përbuzur, pa plang e voter, mërgimtar i vuajtur dhe i sëmurë.
Nuk jemi antiamerikan e as antievropian z. Kryeministër sidomos ne mërgimtarët të cilët edhe jetojmë e veprojmë në Evropë e Amerikë dhe të cilët Ju dhe qeveria e Juaj na la edhe pa u regjistruar si qytetar të atdheut tonë.
Në vend të bashkimit dhe mbjelljes së dashurisë , Ju keni arritë ta fusni urrejtjen, inatin dhe përqarjen. Asnjë herë historia kombtare nuk njef një përqarje të tillë në popull sa kjo që Ju arritët ta mbjellni në atdheun e lashtë të dardanëve.
Duhet të ndryshoni ju apo populli z. Kryeministër?
A mos u ngrit lugat rezoluta 1244?
Në vend të “Mirësevini në Republikën e Kosovës“, tani duhet të themi:”Mirësevini në Kosovën e fusnotes”!


Prap me rrespekt

Agim Gashi-Gjermani me qindramijëra mërgimtar tjerë të një mendimi!

http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=156255
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi