Rexhep ShAHU:Në Twitter nuk ka borë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rexhep ShAHU:Në Twitter nuk ka borë

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 14, 2012 10:10 pm

Në Twitter nuk ka borë




Shkruan: Rexhep ShAHU

Kontributi i Edi Rames si kryetar i PS ne kete dimer te madh janë vetem 3 fjali te tij nga faqja e tij twitter, te shkruara nga celulari apo zyra e ngrohte. Asnje germe shprese, ngushellimi, solidarizimi, perkrahje nuk gjendet ne tri fjalite e Rames, pervecse u thote njerzve se nuk ka shprese, se nuk ka qeveri, se nuk ka leke ne arken e qeverise, sikur te ishte pagator apo arkatar dhe nuk u ofron as solidaritetin e tij, as te forces se tij, as te bizneseve te forces se tij politike.
Dhe si zgjidhje e lehtesim te situates se renduar, nga bora qe bie pa leje te qeverise, qe bie si per inat te qeverise dhe per hater te Rames me ia veshtiresue punet qeverise, ai gati sa nuk therret, mire e kini, vuani se ju keni votuar Berishen. Harron se ka edhe kryetare komunash te partise se tij.
Nen mbreterine e bores tallja nuk durohet. Nese nuk ndihmon dot ne lehtesimin e veshtersive, hesht se eshte ndihma me e ndershme.
Me premtoni se do te me votoni mua dhe PS dhe une e shkrij boren urgjent. Arka e shtetit eshte bosh, thote z. Rama. Sikur te jete nepunes i Berishes qe merret me arken e shtetit dhe e din mire. Se s’ka moral kjo qeveri ndaj bie kaq shume debore, thote Rama. Shteti ka rene, thote Rama dhe ai ferkon duart. I lumtur por fytyrevrenjtur qe te duket serioz.
Rama dhe shumekush qe keto dite rend te rrise aksionet patriotike dhe te atdhedashurise ne burse, nuk duhet te harrojne se behen qesharake kur japin ndihma me fjale, per shumicen e njerzve qe jetojne atje, qe e kane menyre jetese te jetuarit atje, qe e dine se dimri eshte dimer dhe ne dimer bie bore atje dhe jo sheqer, qe kur hyjne ne dimer ata njerez (shumica absolute e tyre) i kane te siguruara edhe per familjen edhe per bagetite qe kane bazen ushqimore.
Ata qe jetojne atje, normal qe duan rruge te çelura, duan energji elektrike, duan ndihme mjeksore, por eshte qesharake te vihet alarmi se nuk kane buke te hane dhe u eshte mbaruar buka per 10 dite qe u zune udhet.
Atje asnje familje nuk e blen buken ne furre por gatuhet buka neper familje. Ai qe nuk ka buke tani ne kete dimer, ai nuk ka edhe ne vere. Te gjithe ata qe jetojne atje e dine mire se nuk behet lufte me zotin. Te gjithe e dine se nuk eshte ne dore te qeverise me e ndale boren apo me e shkri boren. Te gjithe atje e dine se po vdesin qindra njerez nga moti i keq ne Europe. Dhe te gjithe atje e dine se nuk kane dale Edi Ramat e vendeve europiane te kontribuojne me nga tri fjali ne twitter. Te gjithe atje e dine se askush nuk e len fqinjin, kursheririn, farefisin pa buke atje. Dhe ju siguroj se cfaredo alarmi me vu Rama, mediat, cfaredo shou me organizue, nuk bejme dot per ata njerez sa bejne ata per veten e tyre.
Nese kane nevoje per spital, shteti duhet te coje me cdo cmim e cdo kusht helikopterin. Nese nuk kane energji elektrike, duhet me cdo kusht me u perpjeke ta kene.
Dhe per vitet e tjera, do te ishte mire qe atyre qe nuk kane as ne vere e as ne dimer, me ua dhene ne fillim te dimrit gjithe ndihmen e mundshme enonomike qe u takon qe te blejne rezervat e dimrit.
Ata njerez e nderojne respektin, perpjekjen per t’i ndihmuar, por e urrejne talljen qe mund t’u behet, sic edhe po u behet duke hedhe sentenca ramiane ne twitter, duke sajuar lloj lloj intervistash bastarde me njerez te rastesishem, duke sajuar intervista e biseda telefonike me njerez qe mendojne per biznes edhe ne dite te tilla te veshtira, duke u dhene intervista edhe nga njerez qe nuk jane fare atje nen mbreterine e bores dhe flasin sikur jane atje.
Me se pari te lusim qe nuk ka jete te humbura, te lusim se nuk thote shteti se nuk u gjendem per raste shendeti. Dhe te kuptojme e te besojme se atje nen mbreterine e bores jetojne njerez qe e duan dhe e ndihmojne njeri – tjetrin.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi