Gazmend Islami, Agim Curri:A po shndërrohet Kosova në Jerusalem ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gazmend Islami, Agim Curri:A po shndërrohet Kosova në Jerusalem ?

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 14, 2012 10:08 pm

A po shndërrohet Kosova në Jerusalem?


Gazmend Islami, Agim Curri
Opinion nga diaspora

Nuk do të kishte kuptim liria po të mos ishte robëria; nuk do të kishte kuptim bashkimi po të mos ishte ndarja. Gjatë gjithë historisë sonë tragjiko-komike, shqiptarët derdhën gjakun e tyre për liri, vetëvendosje dhe bashkim kombëtar. Përmbajtja e bisedimeve,që po bëhen nuk mund të kuptohen ndryshe, pos Bosnizim i Kosovës dhe se përpilimi i tij është bërë sipas skenarëve të njohura antishqiptare. Përballë realitetit që po krijohet, shqiptarët pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë, jo pa fajin e tyre, do të detyrohen të përballen serish me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit tone. Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi nga këto bisedime është shumë i madh, kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese që vijnë fuqiplotë nga EULEX- i se do të ndërhyjnë pa asnjë mëshirë ndaj atyre që do të shprehin publikisht mospajtimin ndaj nëpërkëmbjes. Këto bisedime nuk e njohin Kosovën shtet të pavarure e sovran, të ndërtuar në parim qytetar dhe demokratike, por një kreatur shqiptaro-serbe. Kosova bëhet shtet jofunksional dhe jo efikas i detyruar për çdo gjë të hyjë në procesin e negociatave dhe marrëveshje të brendshme shqiptaro-serbe. Nuk respektohet parimi demokratik-një qytetarë një votë, dhe i marrjes së vendimeve me dy të tretat e votave. Sepse, Kosovën si territor e ndan dy entitet - Shqiptarë dhe Serbë. Sot, në fillim të këtij shekulli, kur bota përparimtare po ecën përpara drejtë zhvillimeve ekonomike dhe kulturore; shqiptarët e gjorë ende po merren me qënjën e vetë kombëtare. Atëherë duhet ta pyesim veten: a na është i domosdoshem bashkimi kombëtar për ta shpëtuar qenjën tonë kombëtare?. Sot shqiptarët jetojnë në një Shqipëri Londineze me afërsisht 28 mijë km. katrorë; në një Kosovë me përafersisht 11 mijë km. katror, në një Maqedoni, në një Kosovë Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), në një Mal të Zi, në një Çamëri, e ku jo!.Sa fuqi ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, pse jo edhe ushtarake, do të jetë një Shqipëri Londineze me 28 mijë km. katrorë, e cila u coptua forcërisht dhe pa drejtësisht nga politika e Europës Plakë: Shqiptarët u përdorën si mish për topa,.apo, çfarë fuqie ekonomike, politike dhe ushtarake do të ishte një Shqipëri me 94 mijë km. katrorë, çfarë niveli të zhvillimit do të kshte ky shtet shqiptar.Duke i marrë parasysh këto fakte, duke e parë rrezikun e ricoptimit të trojeve tona; është e domosdoshme, dhe është momenti historik që shqiptarët e të gjitha trojeve etnike të bashkohen për t'i kundërshtuar këto politika anti-shqiptare dhe krejtësisht anti-demokratike, dhe t'i përdorin të gjitha mjetët në dispozicion, ato politike dhe diplomatike dhe këto projekte pansllaviste dhe ta kundërshtojnë terrorizimin e tyre shtetëror që po u përgaditet sot shqiptarëve nën petkun e demokracisë europiane.Derisa ne shqiptarët të jemi nën ombrellën e huaj kolonizuese të UNMIK-ut, EULEX-it dhe të ICO-s do të na kërcnohet qenja jonë kombëtare. Prandaj, diplomacia dhe politika mbarëkombëtare nuk guxon që gjithëmonë të jetë servile e politikës ndërkombëtare dhe nën zbatimin e urdhërave të huaja të cilat kanë si pikësynim shëndrrimin e Shqipërisë Londineze në një neokoloni të Greqisë; ndërsa Kosovën të shëndrrojnë në një koloni të BE-s; kurse Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore), Luginën e Vardarit dhe Malësinë e madhe ta shëndrrojnë në koloni të përherëshme sllavo-greke. Duhet të kemi të qartë së fuqia e një kombi sot matet me aftësinë e zbatimit të një vizioni largëpamës dhe afatgjatë për realizimin e interesave sublime të kombit. Prandaj sot është koha që "politikbërësit" shqiptarë të qendrave të politikës vendosëse mbarëkombëtare të i rikëthehen kombit dhe interesave të tij; aspiratës së tij shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar.Një politikë të tillë kombëtare, sot po e kërkon populli shqiptar nga të "zgjedhurit" e tyre, populli kërkon që të mos bëhet politikë në dëm të kombit. Është momenti vendimtar që të bashkohen të gjitha kokat patriotike dhe atëdhetare, me një vetëdije të lartë kombëtare, nëse me të vertetë iu hyn në zemër bashkimi i kombit të ndarë. Sot, shqiptarizma po kërkon nga ne shqiptarët të zhvillojmë një strategji politike, diplomatike, pse jo edhe ushtarake gjithëshqiptare për çlirimin dhe ri bashkimin e çdo pëllëmbe të Shqipërisë-Shqipëri, pra bashkimin e të gjitha pjesëve që dikur iu coptuan trungut shqiptar. Sot kërkohet nga "politikbërsit" shqiptar që të dakordohen në mes veti, t'i lanë anash apetitet karieriste, ideologjike dhe partiake dhe të dalin me një strategji dhe program kombëtar dhe të vëhen në shërbim të kauzës sonë kombëtare, të kauzës së bashkimit kombëtar. Këtë shkrim dëshiroj ta përmbyllë me një fragment të fjalës së Albin kurtit të mbajtur në një tubim me studentët e Shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, me 27.Tetor.2008. Po citoj:"Ose do të bëhet Shqipëria Etnike duke e përfshirë edhe Kosovën; ose e ndarë nga Kosova, me çrast edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikën minoritete edhe në Shqipëri, ku do të sajohen minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome e ndoshta edhe një minoritet i dytë grek, e kush e dij së çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejtë një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve dhe të bëhemi tamam Shqipëri, ose do t'u marrim ne juve e të bëhemi shoqëri shumë etnike (mos e dhashtë Zoti, vr. ime) . Një gjë që s'e kanë kuptuar akoma Shqiptarët është se ndjenja nacionaliste dhe ndienja liberale karshi te tjerve janë dy veprime të kundërta që s'mund të pajtohen kurrë me njëra-tjetrën. Nacionalizmi është dashuria për kombin.. Këto dy veprime të kundërta nuk mund të pajtohen në një ide të vetme, as në një luftë të përbashkët..j.Kosova sot gjindet para udhekryqeve te medha,Te mos lejojmë edhe njëherë qe tokat tona te bëhen pazare në heshtje varri. Këto vetëm se kanë marrë dhenë, tash Thaçi i stërkequr nga realizimi i gjithë asaj që armiqtë shekullor nuk kanë mundur të arritin....Na ndërroj Flamurin, Himnin,tash po mundohet ta na jap një karrem ,,,liberalizimin e vizave,, që populli të hesht para asaj që po bëhet në kuzhinat evropiane “Republikën Serbe” brenda Kosovës,,,,Shqiptarë! Populli im asnjëherë nuk do te behet shërbëtor dhe as me pak leckë e ndokujt. Kurrë nuk do ta flijojmë pavarësinë e tërësishme ,përkundrazi sa me tepër ata qe mundohen te bëhen lajkatar dhe servile te pushtetit aq me shumë rritet dashuria për te punuar me te gjitha ato forca qe kanë qëllimin që jeta e qytetarëve të jetë priorite i saj.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi