A duhet të kenë vlerë idetë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A duhet të kenë vlerë idetë?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 13, 2009 12:13 am

A duhet të kenë vlerë idetë?

Aleksandër Koçani
Strategjia e lëmenjve

Tranzicioni që po kalon shoqëria shqiptare ka qenë i vështirë, midis të tjerave, jo vetëm nga ngadalësia e fluktuacionet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, por edhe nga fakti se nuk u hartuan që në fillim në të gjitha fushat strategji apo politika të niveleve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për ndërtuar një shoqëri të bazuar në ekonominë e tregut dhe në shtetin ligjor, gjë që do të bënte të mundur edhe kapërcimin e shpejtë të tij. Më konkretisht ishte e nevojshme që të ndërtohej, apo të modifikohej një model i përgjithshëm i zhvillimit të vendit, duke huazuar nga vende që kanë afri zhvillimi (historik, shoqëror, ekonomik, politik etj.). Ai do të ishte integral dhe do të përfshinte në kuadrin e një logjike të vetme strategjitë për secilën fushë. Dihet tashmë që një model i tillë as u ndërtua, dhe as u huazua i modifikuar nga vendet e tjera. Rruga që u ndoq ishte ajo e huazimeve pa një logjikë integruese të modeleve të pjesshme sipas fushave nga vendet e ndryshme. U krijua në këtë mënyrë spontanisht një model tërësor disi konglomerat, apo bashkim mekanik i pjesëve (modeleve të pjesshme) që nuk konvergjonin me njëra-tjetrën. Natyrisht që një model i tillë nuk do të ishte adekuat me një zhvillim të shpejtë të vendit drejt një shoqërie të bazuar në ekonominë e tregut dhe shtetin ligjor dhe, për këtë arsye, do ta pengonte këtë zhvillim duke e ngadalësuar atë. Njihen vështirësitë që po hasen për ta modifikuar dhe bërë sa më efecient këtë model dhe, në këtë kuadër, vijmë tek urtësia popullore që sugjeron që një fillim i mirë është gjysma e punës.
Pra, do të ishte më efecientë që një model i zhvillimit tërësor të shoqërisë shqiptare në rrugën e re të ishte paraqitur dhe zbatuar që në fillimet e fazës së tranzicionit. Ai do të përbënte një skicë-ide, apo projekt-ide që do të porositej sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Mirëpo këtu do të ishte e nevojshme që paraprakisht shoqëria të njihte në mënyrë të institucionalizuar vlerën e ideve dhe, në tërësi të kapitalit intelektual, në formën e një tregu të ideve apo kapitalit intelektual. Kush e njeh historinë e zhvillimit të kapitalizmit në Europën perëndimore, e di që paraja ekzistonte që në qytetërimet e lashta skllavopronare dhe ato feudale. Por ajo në këto qytetërime koncentrohej e menaxhohej në kuadrin e institucionit të fajdesë, skema e së cilës nuk përfshinte investimin e parave të mbledhura. Me një fjalë, nuk kishte kapital financiar. Po të bënim një farë paralelizmi me të, do të thoshim se në shoqërinë e sotme shqiptare ka ide dhe mundësi intelektuale për prodhimin e tyre, por nuk ka treg, nuk ka kërkesë për to dhe nuk ka kërkesë për “investim” të tyre. Pra, atyre shoqëria e sotme shqiptare nuk u njeh një vlerë në përputhje me rregullat e ekonomisë së tregut. Dhe për këtë arsye ato nuk përbëjnë kapital intelektual. Që të mund të shndërrohen në të tilla nevojiten disa mekanizma social dhe ekonomikë. Kështu, përveç mekanizmit të vlerësimit të punës sipas sasisë dhe cilësisë dhe atij të menaxhimit të kohës së punës në nivel individual, grupi social dhe vendi, nevojitet edhe diçka specifike që të bëjë të mundur sa “koncentrimin” e ideve në trajtën e bankave të ideve, aq edhe dhënien atyre të një vlere sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Një proces i realizimit të tyre do të ishte përshpejtuar mjaft në se në Shqipëri do të ekzistonin kompani të mëdha prodhuese, të cilat do të krijonin një treg real kërkese për ide (skicë-ide, projekte teknologjike, rekomandime të dala nga sondazhet për prodhimet e tyre etj.), treg që do të plotësonte tregjet financiare dhe të mallrave. Ndonëse tek ne ka disa filiale të kompanive të mëdha, në fakt një kërkesë të tillë nuk e shohim, gjë që mund të flasë ose për një konceptim jo bashkëkohor të menaxhimit të tyre, ose që ato nuk kanë për objektiv të vërtetë shtimin në sasi dhe lloje të prodhimit, por diçka tjetër.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi