A është në krizë koalicioni LDK-PDK?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A është në krizë koalicioni LDK-PDK?

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 13, 2009 12:12 am

A është në krizë koalicioni LDK-PDK?

Armend Zemaj, deputet i LDK-së
Debate




Personalisht mendoj se Kosova ka nevoje për stabilitet të përgjithshëm politik e institucional. Prandaj duke marrë parasysh këtë fakt madhor që i tejkalon kornizat e interesit politik, mendoj se krijimi dhe kompletimi i institucioneve si dhe forcimi i tyre me infrastrukturë ligjore është me se i domosdoshëm dhe mbi ketë parim ka qenë i nevojshëm krijimi i koalicioni LDK-PDK. Në fakt jo gjithnjë mund të jemi të kënaqur me të dyja anët e medaljes, pra jo të gjithë në të dyja partitë janë kënaqur me këtë koalicion. Ndërkaq sa i përket asaj që ju e quani “krizë” mendoj se parimisht nuk mund të flasim për “krizë”. Por, kur dy parti të mëdha janë në qeverisje është e pashmangshme që herë pas here të mos ketë edhe rivalitet sidomos në koncepte dhe në mendime. Por tash për tash këto dallime konceptesh nuk janë të përmasave që mund të reflektojnë ndonjë krizë institucionale apo krizë të funksionimit të koalicionit qeverisës.
Ju pyesin se a është LDK-ja në pozitë inferiore në raport me PDK-në? Jo aspak! Mund te ketë individ të caktuar që për interesa të caktuara të cilët ndonjëherë reflektojnë inferioritet në raport me partnerin por si parti pjesëmarrëse e koalicionit, LDK-ja ka traditë në udhëheqje të institucioneve dhe përballë sfidave për forcimin e shtetbërjes është në kontinuitet të vazhdueshëm për implementimin e programit nacional që iu është ofruar qytetareve të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim nuk mund të themi se LDK-ja është inferiore ose se PDK-ja është në pozicion “superior” karshi LDK-së. Në procesin e forcimit të shtetit të Kosovës nuk ka rend “të parë” ose rend “ të dytë”, nuk ka “superiorë” ose “inferiorë”. Në procesin e bërjes së shtetit të ri të Kosovës, madje LKD ka një traditë më të lashtë, por në funksionimin e Institucioneve të Republikës të gjithë kemi përgjegjësi ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, nuk mendoj se LDK-ja është në pozitë inferiore në këtë proces dhe në koalicionin qeverisës është përgjegjëse e barabartë me PDK-në, si parti e koalicionit.
Ndërkaq se sa do të zgjasë ky koalicion dhe se a duhet që LDK-ja të dal nga koalicioni me PDK-ne para se te mbahen zgjedhjet parlamentare, kjo është një çështje që do debat më të gjerë dhe çështje që duhet të shtrohet në instancat më të larta të partisë. Por unë personalisht mendoj se Kosovës i duhet ky balans politik. Po e përsëris këtë qëndrim, por pa u ndalur në detaje sepse tani këto arsye që i thashë më lart i ka kuptuar edhe opinioni edhe anëtarësia e gjerë e LDK-së. Por, çështjen që shtroni ju, po them duhet ta analizojnë dhe duhet ta vlerësojnë organet më të larta të partisë në bashkëpunim me të gjitha strukturat e saj. Pra pas një analize brendapartiake, në të gjitha nivelet e partisë, tek atëherë mund të kemi një vlerësim se a duhet të vazhdohet ky koalicion apo duhet të prishet koalicioni, përkatësisht se a duhet të ndryshohet struktura qeverisëse e institucionale e Kosovës. Sidoqoftë dihet se koalicionet partiake formohen për interesa shtetërore dhe për interesa partiake dhe kur do të vlerësojmë se tashmë janë përmbushur interesat shtetërore atëherë do të vlerësojmë edhe interesat e partisë për të ardhmen.
Por, unë dhe anëtarësia e gjerë e LDK-së mendojmë dhe besojmë se
LDK-ja krahas angazhimit institucional po ecën edhe në dy kahe të tjera, atë të profilizimit të plotë politik dhe në procesin e reformave të përcaktuara që nga fund viti i kaluar. Por ne jemi të sigurt se LKD-ja ka potencial dhe kapacitete që të jetë përsëri lidere e skenës politike të Kosovës, duke marrë parasysh energjitë e reja që tashmë kanë krijuar identitet të fuqishëm si brenda partisë ashtu edhe në opinion e gjerë. Në veçanti lidershipi dhe anëtarësia e LDK-së janë të gatshëm që ta rikthejnë LDK-në në piedestalin më të lartë të skenës politike të Kosovës, aty ku ka qenë për dekada dhe aty ku e ka vendin edhe në udhëheqjen e shtetit të Pavarur të Kosovës, për të cilin shtet lideri historik e shpirtëror i LDK-së dhe i Kosovës dr.Ibrahim Rugova punoi pa u ndalur deri në amshim.
LDK-ja deri dje ka qenë parti lidere.
LDK-ja edhe nesër do të jetë parti lidere e Kosovës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi