Ylli Pata:Kërcënimi i gabuar i Hashim Thaçit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ylli Pata:Kërcënimi i gabuar i Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jan 13, 2012 9:24 pm



Ylli Pata:Kërcënimi i gabuar i Hashim Thaçit


Kryeministri Hashim Thaçi ka lëshuar një deklaratë të fortë në intervistën dhënë radios “Evropa e Lirë”, e cila mund të cilësohet një kërcënim i hapur ndaj të gjithë qytetarëve që do t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Dheun e Bardhë, e që do të drejtohet nga formacioni politik opozitar i Kosovës, “Vetëvendosje”, ku priten të marrin pjesë edhe një numër qytetarësh nga Shqipëria.
Deklarata e Thaçit përbën kërcënim, pasi kryeministri i Kosovës përmend në mënyrë direkte ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar në Tiranë. Dhe, pikërisht një vit më parë, përpara selisë së Qeverisë së Shqipërisë janë vrarë me armë zjarri katër qytetarë dhe është plagosur një numër i konsiderueshëm protestuesish. Sipas Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë (procesi është ende në hetim), të dyshuar për vrasje janë forcat qeveritare që kishin për detyrë të mbronin objektin shtetëror nga protestuesit.
Mund të duket e rëndë si deduksion, por kur merr përsipër të bësh politikë me një tragjedi, pa dyshim do të duhet të mbash përsipër pasojat që vijnë nga një ligjërim i caktuar, duke shfrytëzuar një ngjarje dramatike. Dhe, Hashim Thaçi këtë e ka bërë në mënyrë direkte, duke rrezikuar që të hapë polemika të ashpra në Tiranë, kryesisht me opozitën socialiste, e cila është dhe grupi politik që e ka sponsoruar(jo financiarisht) për një kohë të gjatë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, polemikat politike janë ana më e vogël e problemit, pasi nuk u intereson shumë qytetarëve hatërmbetja mes Ramës dhe Thaçit, apo edhe politikanëve të tjerë. Të bësh politikë në Prishtinë, duke përdorur ngjarjet e ndodhura në Shqipëri, dhe anasjelltas, në Tiranë me zhvillimet e Kosovës, është tashmë një fenomen normal që ndodh prej vitesh dhe këtë e pranojnë të gjithë, pasi prej kohësh ndikimet e korridorit Tiranë-Prishtinë janë pjesë e një tregu të përbashkët të opinion-bërjes mes trungut mbarëshqiptar.
Mirëpo, analogjia me një ngjarje ku ka pasur viktima, nuk është gjë tjetër veçse t’i hedhësh benzinë një zjarri që jo vetëm që nuk është ndezur, por duket se bashkë me shishen e karburantit, Thaçi ka gati edhe fijen e shkrepëses të mbështetur në letrën abrazive flakë-prodhuese, gati për ta fërkuar.
Nga ana tjetër, nuk e di sesi do të ndihet Hashim Thaçi nëse do të ketë reagim prej familjarëve të viktimave të 21 janarit, të cilët mendojnë se të dashurit e tyre janë vrarë pa asnjë arsye dhe kundër ligjit në pasditen e ftohtë e 21 janarit të vitit 2011.
Kryeministri i Kosovës, ashtu si dhe liderët e tjerë politikë të saj, zotërojnë realisht edhe dozën e tyre të simpatisë apo të përkrahjes nga ana e shqiptarëve, aq më shumë kryeministri aktual, i cili tashmë është fans edhe i socialistëve që e përkrahën kur ishte një “rising star” pas Rambujesë, por edhe i demokratëve që nga viti 2009 kur bashkë me Berishën u bënë një çift politik i pandashëm.
Ndaj dhe përgjegjësia e tij, kur iu referohet ngjarjeve të tilla dramatike, do të duhet të ishte më e madhe, edhe pse pas gjetjes së termit “vetëfundosje”, që siç duket e ka karikuar shumë dhe ndërmerr një ofensivë politike ndaj rivalit real të tij në politikë, Albin Kurtit dhe “Vetëvendosjes” së tij reaktive.
Hashim Thaçi nuk ka pse të zhbalancohet me deklarata të tilla, pasi Kosova nuk rrezikohet aspak nga një protestë, qoftë edhe energjike, pasi Policia e Kosovës e ka treguar më se njëherë profesionalizmin e saj edhe në ngjarje më të rënda.
Deklarata e fortë e Bajram Rexhepit, pardje, është normale, pasi ai është garantuesi i rendit publik dhe pa dyshim është detyra e tij të sigurojë të gjithë, edhe të afërmit e qytetarëve që do të marrin pjesë në manifestimin e nesërm, se nuk do të ketë asnjë incident, por vetëm një demonstrim normal.
Por, Hashim Thaçi nuk do të duhej të përmendte 21 janarin, pasi për Vetëvendosjen kjo përbën edhe një “kripë në plagë”, ngaqë kjo lëvizje është lënduar pesë vjet më parë nga policët rumunë të UNMIK-it, që shkaktuan vdekjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit, dy milituesve të Vetëvendosjes gjatë demonstratës në Prishtinë, të cilët gjetën vdekjen gjithsesi jo nga përdorimi i armëve të zjarrit, por si pasojë e përdorimit të tepruar të forcës policore.
Duke lexuar mes rreshtave intervistën e kryeministrit Thaçi, ajo nuk është gjë tjetër veçse një kod i shifruar drejtuar qytetarëve që të mos marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Dheun e Bardhë, duke i trembur me “gogolin e Shqipërisë”. Një përrallë, e përdorur qëmoti nga politikanët e Kosovës e kryesisht nga LDK-ja e vjetër, por që ka vite e vite që nuk iu tregohet më të “vegjëlve” të Kosovës. Thjesht, ata nuk i besojnë më.
Pasi ngjarjet e Tiranës, në epokën e sotme, i ndjekin live nëpërmjet medieve shqip të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevës dhe Malit të Zi. Zoti Thaçi duhet të mos e harrojë që globalizmi ka mbërritur edhe tek ne shqiptarët prej kohësh. Me siguri e di, por ka gjasa që këshillohet keq nga ata që shpikën edhe termin aspak elokuent “vetëfundosje”.

(Autori është redaktor politik në gazetën SHQIP të Tiranës)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi