Dr. Sali Berisha-Koha për ndryshime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dr. Sali Berisha-Koha për ndryshime

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 14, 2008 10:50 pm

Sali Berisha: Rruga per ndryshimin










(Foto: Panorama)
Rruga per ndryshimin


Nga prof. dr. Sali Berisha*


Themelimi, 18 vjet me pare, i Partise Demokratike, si parti e permbysjes se sistemit diktatorial me mizor ne Evrope dhe zevendesimit te tij me sistemin demokratik, si parti e interesit kombetar te shqiptareve, e lirive dhe te drejtave njerezore, e tregut te lire, e emancipimit kombetar dhe e vokacionit perendimor te kombit shqiptar, integrimit evropian dhe euroatlantik te vendit, shenon dhe ditelindjen e lirive dhe dinjitetit tone njerezor, por dhe nje nder ditet me te rendesishme per kombin dhe vendin tone. Ne te vertete, sot ne nuk kremtojme thjesht themelimin e nje partie, por sot ne kremtojme themelimin e pluralizmit politik, lokomotiven e demokracise dhe te qyteterimit te sotem boteror. Historia e zhvillimit te qyteterimit te sotem ka provuar se, pa pluralizem politik nuk ka dhe nuk mund te kete sistem demokratik, nuk ka dhe nuk mund te kete sistem demokratik. Vertete pluralizmi politik eshte njeshi kolektiv, por duke patur ne thelbin e tij lirine e individit, per fjalen e lire dhe shprehjen e bindjeve te tij, duke pasur ne thelbin e tij lirine dhe te drejten e individit per t'u grupuar ne forca politike te perzgjedhura me vullnetin e tij, per t'u ftuar brenda tyre per realizimin aspiratave, bindjeve dhe endrrave te tij, pluralizmi politik eshte vete individi i lire, eshte vete thelbi i shoqerise se lire.


Keshtu qe dita e sotme per cdo qytetar shqiptar, aq sa eshte historike per lirite, te drejtat dhe dinjitetin e tij individual, po aq historike dhe e rendesishme eshte per kombin, vendin, per lirine dhe sovranitetin e vertete te tyre.


Nje shtetar i madh do te shkruante se "sovraniteti dhe demokracia jane e njejta gje." Ne realitet, ne mungese te demokracise, pra, te lirive individuale per qytetaret, sovraniteti eshte si ai lisi i thate pa dege, kurse liria kombetare pa lirine individuale, ngjason teresisht me shkretetiren pa jete. Ne, shqiptaret, me hidhur se kushdo tjeter provuam se, pavaresia pa demokracine de facto eshte shtypje, poshterim, nenshtrim individual dhe kombetar, pra, thjesht dhe realisht nuk eshte pavaresi. Ne kete drejtim, data e themelimit te PD-se dhe e themelimit te pluralizmit politik kane per Shqiperine rendesi realisht te njejte me diten e pavaresise se saj. Por, pervec ketyre, cdo shqiptar feston sot gjithashtu diten e themelimit 18 vjet me pare, te partise se interesit te tij kombetar, qe eshte dhe duhet te mbetet interesi i pare per cdo shqiptar. Partia Demokratike do te faktohej forca politike qe do t'i jepte fund sundimit barbar te Partise Komuniste Shqiptare, te themeluar me 8 nentor te vitit 1941 nga Beogradi, si seksion i partise se tij, per qellime dhe interesa teresisht antishqiptare. Parti, e cila do te zhyste vendin ne izolimin me te thelle ne historine e tij, do ta shkepuste ate teresisht nga trungu i tij perendimor, do te nxiste armiqesine dhe luften barbare te klasave midis shqiptareve. Partia Demokratike, ne diten e pare te themelimit te saj, shpalli interesin e ceshtjen kombetare si yllin e saj polar, integrimin euroatlantik te vendit, rikthimin e Shqiperise ne trungun dhe gjirin e familjes se kombeve dhe vendeve qe ajo i perkiste.


***


Me 3 Korrik te vitit 2005, Partia Demokratike dhe aleatet e saj moren votebesimin masiv te shqiptareve, nder rastet me te rralla ne histori, ato fituan, ndonese opozite ne zgjedhje jo te lira dhe te ndershme, duke realizuar keshtu rotacioni demokratik te pushtetit dhe larguar prej tij me vote, ata qe erdhen me dhune. Perseri ne pushtet. Lirite dhe te drejtat e qytetareve, shteti ligjor, shoqeria e lire dhe jo pushteti, jane dhe mbeten pasioni yne. Keto tre vjet, sipas te gjitha raporteve, ato jane respektuar nga qeveria me mire se asnjehere me pare. Keto tre vjet, qytetaret shqiptare jane ndier me te lire se kurre ne tere historine e tyre. Sot jam ketu per t'u zotuar para shqiptareve se, ne mandatin tone te dyte, lirite e tyre do te njohin dimensione te panjohura ndonjehere. Tre vjet me pare, ne Shqiperi, korrupsioni ishte shnderruar ne sistem, portet, pikat e tjera te kalimit te kufirit, doganat, qytete dhe rrethe te tera kontrolloheshin nga krimi i organizuar famekeq shqiptar, qe kishte nxire imazhin e Shqiperise dhe shqiptareve ne kronikat e zeza te Evropes dhe botes. Procesi i integrimit te vendit pothuaj kishte ndaluar. Ne iu premtuam shqiptareve qe votuan koalicionin tone, reforma, reforma dhe vetem reforma, per te realizuar ndryshimin qe ata prisnin. Ne perputhje me programin tone ne shpallem sigurimin e jetes dhe prones se qytetareve tane, luften me zero tolerance ndaj krimit te organizuar si perparesine e pare te qeverise sone. Te shumte ishin ata skeptike qe nuk besonin ne suksesin tone dhe jo te paket ishin te tjeret qe mbronin me imunitetin e tyre simbiozen, lidhjet dhe perfitimet e tyre me bandat mafioze. Por sot, pas tre vjetesh, Shqiperia eshte nje nder vendet me te sigurta ne rajon dhe Evrope. Ne e beme ate dhe une jam sot per t'u zotuar ne, kete sezon elektoral, prerja e lidhjeve te krimit, kudo dhe ne cdo nivel, jane dhe do te mbeten objektivi yne. Shqiperia, vendi me i sigurt ne rajon dhe me gjere, eshte zotimi yne per mandatin e dyte qe do na japin zgjedhesit shqiptar. Tre vjet me pare ne Shqiperi korrupsioni ishte shnderruar ne sistem. Traret e doganave, tatimeve kontrolloheshin nga qeveritare, ministrat me monopole private, bandat e tyre. Nga taksat dhe tatimet vidheshin ne vit rreth 1.5 miliarde dollare. Shqiperia renditej ne 24 vendet me te korruptuara te planetit. Opozita qe kishte ndertuar sistemin e korrupsionit, bente dhe bene edhe sot cdo gje per ta mbrojtur ate. Por ne, me qeverisjen me duar te pastra, ia dolem ne tre vjet te shembim sistemin e tyre kleptokratik, Shqiperia qe renditej ne 24 vendet me te korruptuara te globit, kete vit u rendit ne dhjete vendet me te suksesshme ne bote ne luften kunder korrupsionit dhe la mbrapa 95 vende te botes. Ne tre vjet ne nxorem nga kthetrat e zeza te tij rreth 3.2 miliard dollar ne taksa dhe tatime, mbi 500 milion euro ne prokurime publike, mbi 300 milion euro ne shpenzimet operative. Pra sot, cdo shqiptar mund te pohoje se lufta kunder korrupsionit eshte suksesi yne, eshte beteja jone, eshte objektivi yne. Shqiperia, ne 20 vendet me korrupsion me te ulet ne planet, do te jete objektivi yne me madhor, me i veshtire, por qe do ta shnderrojme ate ne realitet. Ne do ta bejme ate! Tre vjet me pare, dy projektet e shekullit per shqiptaret, Integrimi ne BE dhe NATO, ishin shnderruan ne vegun e Penelope. Muri i krimit te organizuar, korrupsioni galopant dhe dhunimi i zgjedhjeve te lira, kishin shnderruar integrimin e Shqiperise ne NATO dhe BE ne nje horizont qe nuk mund te arrihej. Ne u premtuam shqiptareve se me reformat e thella dhe te gjithanshme do te shembim muret e turpi per vendin dhe do te vendosim Shqiperine ne binaret e sigurta te integrimit. Me 12 Qershor te vitit 2006, ne firmosem Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, kontraten historike te Shqiperise me Evropen. Jam ketu, ne kete dite solemne te idealeve evropiane te shqiptare, per t'u zotuar se, muajt e pare te vitit te ardhshem Shqiperia do te paraqese kerkesen per statusin e kandidatit, se qeveria do te beje cdo perpjekje per levizjen e lire te shqiptareve ne mbare Evropen. Zoti e bekofte Evropen. Tre vjet me pare, ne iu premtuam shqiptareve se do te merrnim ftesen per anetaresim ne NATO. Te paket ishin ata qe do te besonin se sot Shqiperia do te ishte nje vend qe ka marre ftesen per anetaresim ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Por ne, nga Samiti i Bukureshtit u kthyem ne Shqiperi me ftesen historike te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, Aleancen me te fuqishme te vendeve te lira. Me kete rast, dua t'u shpreh mirenjohjen me te thelle Presidentit Bush, ketij burri te madh te kombit amerikan qe erdhi ne Shqiperi me mesazhin "Shqiperia ne NATO". Mirenjohje te vecante dua t'i shpreh Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s dhe te gjitha qeverive te vendeve anetare qe votuan per ftesen, qe kane ratifikuar dhe po ratifikojne protokollin e anetaresise se plote te Shqiperise ne NATO. Zoti e bekofte Aleancen e Atlantikut dhe vendet anetare te saj. Une i garantoj shqiptaret se idealet e NATO-s do te jene udherrefyese per Shqiperine dhe shqiptaret dhe se do te bejme cdo perpjekje per te qene anetar i denje i saj.


Partia Demokratike u themelua 18 vjet me pare si parti e ceshtjes kombetare dhe e interesit kombetar te shqiptareve. Gjate ketij mandati ajo, se bashku me te gjithe shqiptaret, perjetoi realizimin e endrres se dy milione shqiptareve ne Kosove per Pavaresine. Ne pushtet apo ne opozite, pavaresia e Kosoves ka qene ceshtja kryesore e programit tone kombetar. Ne jemi krenar me qendrimet tona! Tre vjet me pare ne i premtuam shqiptareve dyfishimin e rrogave te mesuesve, infermiereve, mjekeve, dyfishimin e pensioneve ne fshat dhe vendosjen e pensioneve minimal 100 dollare ne qytet. Opozita e shpalli premtimin tone mashtrim, kurse ne e beme ate, ne i shnderruam premtimet tona ne realitet. Sot rroga minimale dhe mesatare ne Shqiperi le mbrapa nje sere vendesh te rajonit, por edhe te BE. Ato kane nje rritje nga 50-80% dhe me 1 maj 2009 do te dyfishojme rrogen e mesuesve, mjekeve, infermiereve, pensionet e fshatit.


Une angazhohem se ne mandatin tim te dyte, rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve do te jete nje nga objektivat madhore te politikes sime. Tre vjet me pare ne premtuam ndertimin e korridorit shqiptar, te cilin paraardhesit tane e kishin bllokuar per tete vjet me radhe, madje vodhen dhe shperdoruan qindra milione euro taksa qe paguan shqiptaret per vite e vite me radhe. Sot, aorta e kombit eshte pothuaj ne realitet. Ndertimi i saj i tmerron armiqte dhe kundershtaret e saj, sepse Shqiperia, portet e saj, Kosova, territori i saj, fitojne rolin dhe peshen gjeostrategjike qe nuk e kane patur ndonjehere me pare. Ndertimi ne nje kohe rekord i korridorit shqiptar gjate ketij mandati, perben nje nga rritjet me te medha historike te Partise Demokratike, te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Inaugurimi i tij muajt e ardhshem te vitit te ardhshem, perben tmerrin, turpin dhe fundin e atyre qe e bllokuan vite te tera, qe pervetesuan taksen e tij, qe perpiqen te mbulojne me shpifje, trillime nder me banalet ndertimin e tij. Shqiptaret do fitojne. Korridori shqiptar eshte vepra jone, eshte krenaria jone!


Tre vjet me pare, ne iu premtuam shqiptareve se rruget fiktive te ndertuara nga pushtuesit per dominim, do t'i zevendesonim me rruget e reja te ndertuara per zhvillim. Sot rruga e Arbrit qe afron Shkupin me Tiranen, shkurton distancen Tirane-Shkoder 100 km, Korce-Qafe Plloce-Qukes mbi 20 km, Kardhiq-Delvine shkurtohet mbi 50 km. Boshti qendror i jugut eshte projekti yne madhor qe afron Saranden me Tiranen dhe shkurton distancen me mbi 100 kilometra. Gjate mandatit tone te dyte, zotimi yne solemn eshte; Shqiperia me rrjetin rrugor me te ri, me modern ne rajon. Ne do ta bejme ate! Tre vjet me pare, ne shpallem para shqiptareve shkollimin, edukimin e te rinjve tane si objektivin me madhor te programit tone. Sot, pas tre vjetesh, arsimi i vendit eshte tjeter. Mesuesit shqiptare, me 1 Maj te vitit 2009, do te paguhen dy here me shume se ne vitin 2005, numri i studenteve te universitetet e vendit eshte mbidyfishuar. Ne te gjitha shkollat e Shqiperise po shtrihet interneti. Une jam sot ketu per t'u zotuar para te rinjve dhe te rejave te ketij vendi, bashkemoshatareve te mi ne ideale, ne projektet evropiane te lirise, ne endrra dhe aspirata evropiane dhe te lirise se, mandati im i dyte do te jete para se gjithash dhe mbi te gjitha, mandati juaj, mandati i rinise shqiptare, i projekteve dhe sukseseve te saj. Se bashku ne permbysem diktaturen, se bashku ne permbysem kleptokracine, se bashku ne do fitojme mandatin e dyte, se bashku ne do ta cojme Shqiperine ne Evrope. Rrofte rinia shqiptare!


Tre vjet me pare Shqiperia ishte vendi i largimit masiv te investitoreve te huaj. Ne tre vjet, me revolucionin tone fiskal dhe reformat e thella ekonomike, ne ia dolem te rendisim ate te dyten ne bote per reformat e lidhura me klimen e biznesit, te parakalojme ne nje vit mbi 50 vende te tjera. Shqiperia sot eshte vendi i rritjes dyshifrore, vendi me terheqes per investimet e huaja. Une jam ketu per t'u zotuar para jush se Shqiperia nuk do ta ndaloje turravrapin e saj, se gjate mandatit te dyte, Shqiperia si shqipe do te fluturoje drejt zhvillimit. Ne do ta bejme ate te fluturoje ne investim dhe rritje ekonomike.


Shqiperia po ndryshon, po ndryshon keto vite me shume se asnjehere me pare, por une jam ketu per t'u zotuar se gjate mandatit te dyte, ndryshimet e saj do te jene disa here me te medha.


Ndryshime te medha ka patur imazhi i saj keto tre vjet. Ajo u be vendi i sigurt, vend i suksesit te reformave, vend qe priti ne viziten e tij te pare ne histori, Presidentin e SHBA, vend qe priti kryeministra, kryetare shtetesh dhe institucioneve nderkombetare me shume se kurre me pare, vendi qe firmosi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, mori ftesen per ne NATO. Te gjitha keto jane premisat madhore te shpejtimit te ritmeve te zhvillimit te saj. Ajo mbetet e vendosur te vazhdoje te luaje nje rol te rendesishem paqeje, stabiliteti dhe bashkepunimi ne rajon. Qeveria shqiptare sot dhe gjate mandatit te ardhshem do te kete perparesi madhore bashkepunimin e gjithanshem dhe miqesor me SHBA dhe administraten e re te Presidentit Obama, si aleati yne kryesor, administrate ne te cilen ne kemi miqte me te mire. Ne angazhohemi per zhvillimin e marredhenieve intensive dhe miqesore me vendet fqinje, me vendet e medha te BE, Britanine, Francen, Gjermanine, Italine dhe vendet e tjera, me Japonine, Kinen, Kanadane, Indine, Brazilin dhe me vende mike kudo ne bote. Shqiperia, vend me shume miq dhe ne bashkepunim te ngushte me te gjitha vendet e lira, eshte dhe mbetet qellimi yne madhor. Sot pas 18 vitesh, Shqiperia eshte 18 here me mire, me ndryshe se sa ishte 18 vite me pare. Por ne duhet te jemi te pergatitur ne rrugen tone, te punojme me perkushtim dhe te bindur se, sado qe ne te bejme per te, ndoshta nuk do ta shohim aty ku ne deshirojme, por duhet ta bejme kete, per dinjitetin tone, per te ardhmen e femijeve tane.


(*) Nga fjala e Kryeministrit te Shqiperise dhe Kryetarit te Partise Demokratike, mbajtur mbreme me rastin e 18 vjetorit te themelimit te PD-se


Koha Jone
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi