Në shtëpinë e Nënë Terezes, Bajram Curri e Hasan Prishtina kanë festuar Pavarësinë e Shqipërisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në shtëpinë e Nënë Terezes, Bajram Curri e Hasan Prishtina kanë festuar Pavarësinë e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Oct 08, 2011 11:36 pm


Në shtëpinë e Nënë Terezes, Bajram Curri e Hasan Prishtina kanë festuar Pavarësinë e Shqipërisë



SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Përfundimisht, nuk ekzistojnë as kushte minimale për më- sim-besimin fetar në shkollat publike të Kosovës për shumë arsye.

Qëndrimi i imam Krasniqit ndaj atij të kryemyftiut, Naim Tërnava, dallon vetëm në atë se ky i fundit nuk e mbron sot mendimin e shprehur dikur, ende pa u bërë i parë i fesë islame në Kosovë, se "Nëna Tereze është maxhupe"! Dhe, kjo blasfemi është bërë në prani të të tretëve, tashmë, të publikar në revistën "Shqipëria Etnike", me botues veprimtarin kombëtar Kadri Mani. Dhe, kurrë, as dje dhe as sot, kryemyftiu aktual Tërnava, nuk ka bëzajtur, nuk e ka demantuar pohimin e tij të dikurshëm. Ia kujtojmë atij dhe të tjerëve se origjina, prindërit e Nënë Terezës ishin nga Gjakova dhe Prizreni. Në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut, kryezoti familjar i Nënë Terezës, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina kanë pritur dhe festuar Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe, është jasht çdo mundësie e logjike që të parët e shqiptarëve, për kohën, të gëzonin themelimin e shtetit shqiptar në shtëpinë e "maxhupit " Kolë. Vëllai i vetëm i Nënës Tereze ishte oficër i Mbretërisë Shqiptare. Enver Hoxha e dënoi me vdekje, por ai arriti të ikë në Itali dhe atje edhe vdiq. Nënën dhe motrën u mundua t`i tërheq nga Tirana, madje këtë çështje e bisedoi edhe me Presidentin amerikan të kohës. Por, Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj Nënë Terezës së "shëndeti jo i mirë ua pamundëson udhëtimin"! Ishte një gënjeshtër tipike komuniste. Cikli i familjes Bojaxhiu u mbyll pa lënë trashëgimtarë. Përfundimisht, nuk ekzistojnë as kushte minimale për mësimbesimin fetar në shkollat publike të Kosovës, për arsye që cekëm më lart si dhe për një shtesë, që do të japim në përmbyllje të këtij shkrimi

(Tekstin e plotë të këtij shkrimi mund ta lexoni në disa vazhdime në gazetën “Bota sot")

P.S. Opinonet e shprehura në këtë rubrikë nuk shprehin domosdoshmërish pikëpamjet e redaksisë. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@botasot.info
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi