Lulzim Bajrami:Kur Lenini flet për "Demokracinë Liberale" !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lulzim Bajrami:Kur Lenini flet për "Demokracinë Liberale" !

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 17, 2011 12:50 am



Lulzim Bajrami:Kur Lenini flet për "Demokracinë Liberale" !

Kohëve të fundit çdo ditë hasim në ndonjë shkrim pro apo kundër temës tashmë të njohur rreth fesë, përkatësisht fesë Islame. Sot (e Enjte) duke lexuar në internet hasa në një shkrim interesant, autori i të cilit ishte një prof.dr. i cili ka specializuar në Rusi. Përveq kësaj ai njihet si një "patriot" i vetdeklaruar, një dashamirës i kombit dhe duke paraqitur argumente të ndryshme dikush mund të mendoj se është ndonjë intelektual i rrallë.
Prof.Dr.Rashid Alidema, në shkrimin e tij "Rrënjët e së keqes sonë" mundohet ta tregoj veten si fizikant, shkenctar, "ulema" e "pleqnar" i problemeve në Kosovë. Ai e ka paraqitur Kosoven si vendin më të varfër në botë, por dua të ia kujtoj këtij zotëriut se Afrika vdes nga uria, jo 2,5milion banorë siç e paraqet ai popullsinë e Kosovës (kurse nga regjistrimi spo dalim as 2milion) por ka vite të tëra që populli afrikan vdes nga uria. Populli shqiptar para pak kohësh ka dërguar ndihmë popujve në Afrikë.

Zotriun e specializuar në Rusi e preokupojnë shërbimet e huaja sekrete në Kosovë, ndoshta pasiqë u deklarua edhe ministri i brendshëm për skandalet e përgjimeve, e ka përmendur këtë fakt për të ju bërë shkrimi më voluminoz, por kjo nuk është e hershme tek ne në Kosovë. Kush është fajtor për këtë ?
Prof.Dr. i shëndrruar në një shkenctarë dhe duke krahasuar arsyet dhe argumentet fetare sjell disa të dhëna shkencore të pavlera. I kujtoj "shkenctarit" të nderuar se po të mos ishin muslimanët, nuk do të dije të numroje. Shkenca ka lulëzuar pas ardhjes së Islamit, por edhe pse ke "specializuar" të nevoitet të jesh gjithmonë "in", përndryshe argumentet tuaja duken shumë qesharake.
Zotëria në fjalë duke dhënë shifra të ndërtimt të shkollave dhe xhamive, mundohet të shitet si "gjerman" , por ka harruar se e tërë kjo "tollovi" po bëhet për edukim. Këta të "paaftit që e parazitojnë kuptimin e kombit shqiptar" po qojnë pluhur për tu edukuar, kurse "ti apo ju të aftit e kuptimit të kombit shqiptar" po thirrni në mosshkollim, po thirreni në analfabetizëm.
Këtij "shkenctari" me "specializim" në shtetin e Leninit, iu kanë përzirë kabllat duke shpejguar fenë dhe shkencën. Duke dhënë argumente në mosbesimin në Zot dhe dyshimet e tij rreth lindjes së Jezu Krishtit - Isait, në anën tjetër thirret në filozofinë Indiane për sjelljet e "Zotit". Zotërrote Indianët besojnë në LOPë. Kurse na këtë "Zot" e mjelim. Ku po rrnon ti ?
"Specialisti" rus është ngatrruar duke akzuar pushtetin që shqyrton kërkesën e popullit, dhe rënditë prioritetet tona. Për qudi prioriteti i parë është edukimi. E qka po kërkojnë këta "fundamentalistët islamik" zotërrote? Nëse ke harruar ta kujtoj, "LEJIMIN E VIJIMIT TË SHKOLLIMIT PËR VAJZAT QË MBAJNË SHAMI".
Prap, ky "specialist" rus, sjell argumentet e Gjimnazit "Sami Frashëri" dhe mundohet me tregu diqka, por pse nuk po sjell argumente që nxënësit në mbrojtje të kolegeve të tyre po e ndërprejn mësimin.
Sidoqë të jetë dua shpejt të ia kujtoj disa gjëra prof.dr.me spezializim në Rusinë Leniniste.
1. Kërkesa e myftiut Tërnava, Ferid Aganit dhe protestuesve është legjitime dhe fundamentale, për arsye se nuk ka në botë katastrofë më të madhe se të përjashtohet një nxënëse nga shkolla për shkak të mbajtjes së një shamie. Kjo ka qenë normale në sistemet diktatoriale komuniste. Ndoshta jeni infektuar nga "specializimi".
2. Nuk ka shkencë në këtë rruzull tokësor e të mos e ketë burimin në Kuran. Po ti përmendi disa : Zhvillimi i Emrbionit, shiu, kodrat, Dielli, Hëna,Bleta, gjurmët e gishtërinjve, uji, detet,Marimanga,etj., për më shumë je "intelektual" kape Kuranin e lexoje se nuk është marre !
3. Këta "fundamentalistat islamik" e kanë obligim fetar bashkimin e trojeve shqiptare, por dallimi në mes tyre dhe sojit tëndë është se ata e bëjnë këtë si obligim fetar, kurse ju e bëni për përfitime personale.
4. Nëse 10mijë xhamia jan ndërtuar në Kosovë, prap po kemi nevojë për xhamia se spo na nxajn o "specialist", qka je kundër ti ? A po të vjen inati që po mbushen xhamitë plot a ? Sa për informim ky trend i mbushjes së xhamiave është si pasojë e vetëdijësimit dhe edukimit të popullit shqiptar.
5. Partia e Drejtësisë, jo që duhet të përsëritë kërkesën e saj, por duhet të i jep afat Qeverisë së Kosovës për kërkesat e saj. Në të kundërten menjëherë duhet të del nga koalicioni. Se qfarë njerëz do të vijnë pas tyre, nësë thirresh në ata që folen në paralament, po dihet. Ata janë me prejardhje nga Majmuni.
6. Zoti ka thënë në Kuranin famëlartë : "Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët."
Shpresoj që kjo replikë e vogël, ka ndiku si "Refresh" në memorien tënde !


Lulzim Bajrami


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi