Shkatërrimi i feve rivale në emër të fesë së drejtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkatërrimi i feve rivale në emër të fesë së drejtë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 30, 2011 6:29 pm


Shkatërrimi i feve rivale në emër të fesë së drejtë

Agim Vuniqi, Farmington Hills



Kohët e fundit Kosova po lëkundet nga valët e protestave tash për tash të qeta që më vonë mund të eskalojnë dhe të dalin jasht kontrollit nëse në Kosovë nuk vendoset debati shoqëror dhe demokratik për të gjitha çështjet e hapura, edhe më keq paqa dhe toleranca ndërfetare ka filluar të bëhet gangrenoze, ngase "intlektualë" të pacipë po shfrytëzojnë vakuumin e mosfunkcionimit të shtetit të Kosovës dhe po shigjetojnë harmonin fetare me sulme të parreshtura dhe të njëanshme të një feje kundër tjetrës, fjalori i tillë deningrues mund të rrezikojë paqen e proklamuar ndërfetare dhe mund të rrezikojë interesat nacionale të shqiptarëve dhe Kosovës. Përfundimisht secili intelektual e ka për detyre të kryej detyrat e shtëpisë në shtëpin e vet, por edhe të bëhet arbitër, jo njëra palë religjioze t'a mësojë palën tjetër se si duhet të sillet. Fundja nëse dëshirohet që të zbuten dallimet fetare duhet të kërkohen referenca afrie e jo ndarjeje, sa kemi krekosje dhe shtrembërime deri në përbuzje për ata që kryejnë ritet fetare islame të fyhen me ofiqe të ndryshme, që kalojnë në histeri, duke përdorur edhe fjalor racist, për të bërë pastrimin etnik-fetar për t'i hedhur ata herë në Afrikë e herë në Azi, është e padurueshëme kjo përpjekje për asgjësimin e kulturës islame në Kosovë.

Janë të këqija konfrontimet e tilla kërcnuese, dhe shitja mend se shqiptarët duhet të këthehen në fenë e të parëve, mbamendja e individit fillon me aktin e lindjes, ai edukohet në familje dhe rrethin ku jeton, dmth., arsimi i tij i mëtejmë ndikon në bindjet e tija, që janë thjesht personale, edhe është kontratë me Zotin, pse në raste të tilla asnjënëse nuk aludohet në paganizëm, por në format ekstreme të izmave fetar, a nuk friksohen njerëzitë nga zjarri, hurrikani, tornadoja, tërmeti, vullkani..., a nuk janë njerëzitë që ua kanë frikën këtyre fenomeneve natyrore të lëkurave të ndryshme, të feve të ndryshme të kombeve të ndryshme, pse Zoti nuk i shpëton ata që kanë "fenë e drejtë" dhe nuk i shkatërron ata të feve rivale? Gabim! Pse pra njerëzit perdorin aq lirshëm fjalën-izmën fashizëm, apo talibanizëm (nuk ia din as kuptimin) dhe shumë nga ata besojnë në "fundin e jetes" do te katapultohen në qiell (pa fije dyshimi), le të besojnë, është e drejtë e tyre universale, por pse pjesa tjetër që nuk u beson këtyre që po hiqen edhe si predikues, apo mendon ndryshe do të shkojë në ferr, të njëjtit pra japin urdhëra, ata e vejnë veten si misionarë të Zotit, a janë të rrezikshme këto konstatime? Flas përgjithësisht, duhet te jemi me praktik, dhe shembujt vlejnë për vendin ku jetojmë dhe ku i takojmë gjeografikisht. Ky fjalor është i rrezikshëm për shëndetin emocional të atyre që terrorizojnë me të tilla fjalë-retorikë (dhe tash disa nga ata që nuk ndiheshin gjëkundi na kanë "terrorizuar" me vite me tregime për socialimin dhe solidaritetin proletar, disa të tjere me ato të zjarrit e të squfurit për të mos besuar atë që ata besonin, ata ishin ungjillorët e përshtatshëm: a nuk është e tëra një karizmatik e plotë në lulëzim, nese është ashtu atëherë bota është fjalë për fjalë në rrezik. Unë nuk do e mbajë gojën time mbyll, nuk eshte fjala për ndonjë akt trimërie, as guximi, është qyqarllëk heshtja, është keq kur kësaj i shtohen aktet vetëvrasëse në rritje që janë në Kosovë dhe ky diskurs politiko-fetar që po lansohet mund të kërcënojë fëmijët tane, kombin...

Fajtor për këtë gjendja janë edhe institucionet fetare, të cilat shumë pak punojnë me shërbyesit e vet, prandaj njëri ekstremizëm mund të zgjojë ekstremizmin tjetër dhe nga fajësia individuale kalon në fajësi kolektive. është një vokabular jo i përshtatshëm i krijuar pas luftës ndër të rinjë, që para se të mendohet dhe të flitet të shahet, sharje në rrugë, sharje online, sharje në forume, dhe askush nuk interesohet nga institucionet të bëj ndonjë hulumtim se nga po rrëshqet shoqëria kosovare.

Konkurenca jo lojale...

Në kohën kur bisedimet kanë marrë hov me Serbinë për çështje të ndieshme, nuk organizohen debate të hapura ku do të shtroheshin inciativa qytetarësh, është zëvendësuar kjo formë e komunikimit dhe këtë e kryejnë OJQ-të, disave su ha palla për kopalla. Ja shembulli: Shoqata "Bashkimi" ka hedhur njerëzitë në rrugë, protestojnë..., nuk protestojnë për liri fetare, ngase ato i kanë, protestojnë për inat të Katedrales, nuk e thojnë këtë por kërkojnë një xhami të madhe në qendër të qytetit, mirëpo kështu nuk mendon Kryetari i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), arqitekti Ylber Vokshi-Ylli - "Lokacioni i objekteve fetare në qendër të qytetit, në shekullin 21 nuk është përparësi primare dhe është një teori e tejkaluar. Në shekullin e revolucionit dhe dominimit të teknologjisë informative (internetit), ku të gjitha modelet e propagimit, edhe fetar kanë ndryshuar, janë avancuar në ato përmasa marramendëse që i tejkalojnë qëndrimet e ngurta fetare të shekujve të kaluara, është e tepërt të iu kthehemi kërkesave klasike për dominim fetar", unë i pranoj fjalët e ekspertit për urbanizëm, është i thirrur ai të thotë fjalën, është profesionit.

Konkurenca jo lojale ndaj shtetit e politikave fetare, të cilat i zhvillojnë ata që janë të thirrur të komentojnë librat e shenjtë, janë bërë tregëtarë të kulturës, të heronjëve, janë bërë gjykatës, prokurorë...me një fjalë po bëhen të "gjithëdijshëm", u zunë vendet, ne të tjerët që u arsimuam me vite, krijuam karrierë, dhe përvojë u shëndërruam në spektatorë!

Ka disa të tjerë që mëndojnë ndryshe psh., Prof.dr. Vedat Shehu (SHBA)shprehet kështu: Kishim fetë e ndryshme dhe kishim mbetur mbrapa, i hoqëm të gjitha fetë dhe prap mbetëm mbrapa, i lamë të lira fetë edhe me klerik të përparuar të huaj, dhe prap ecim me hapin e breshkës përpara.

Nuk janë fetë, Zotrinj, që nxisin shkencën, teknologjinë, kulturën, sjelljen njerëzore, por janë faktorët konkret qe e nxisin ekonominë, bazën e zhvillimit në të gjitha drejtimet. Fetë, një synim kane patur gjatë gjithë historisë: Të hahen me njëra tjetrën se cila është më e drejtë; me katolike apo me ortodokse, apo më islamike apo më myslimane.

Fetë janë në kundershtim me njëra tjetrën. Në Irlandën e Veriut dy grupime të krishtera mbushën 100 vjet lufte të shenjtë, gjersa me ndërhyrje të jashtme arritën kompromis paqeje para pak kohësh. Pse nuk jane shfrytyzuar besimtarët si vegla të politikave që qëndrojnë në hije? Kjo tregon qartë se fetë jane masha te politikave që zhvillohen kundër vullnetit të Perëndisë. Politikat më antishqiptare janë zhvilluar duke përdorur mediokërit fetar të feve të ndryshme. Edhe sot propaganditsët fetar (të përvluar sigurisht) u shërbejnë politikave antishqiptare për të tërhequr pas vetes mediokërit. Fetari i vërtetë zakonshëm i përkushtohet riteve fetare dhe s'ka asnjë obligim politik apo fetar ndaj feve të tjera. Kush nuk respekton atë që i thote libri i shenjte është vetë kundër librit të shenjtë. Eshte nje mikro-BinLaden në Fenë e vet.

Po në këtë frymë mbështetëse flet edhe Prof dr. Eshref Ymeri nga Kalifornia. Grindjet mes feve na bindin për faktin se ato, në të vërtetë, sillen si parti politike. Feja e vërtetë nuk mund të mbjellë urrejtje kundër një feje tjetër, nëse ajo merret vetëm me ritet fetare. Vendin e çon përpara zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë moderne, jo feja. Feja duhet të merret me zbutjen e shpirtit të njeriut se po mbolli urrejtje për një fe tjetër, atëherë ajo bën punën e djallit. Shikoni se ç'bën Janullatosi: kërkon të fus në luftë civile popullin e Përmetit, duke pushtuar Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri", me të vetmin qëllim që të zhbëjë një simbol të shtrenjtë të kombit shqiptar, emrin e Naim Frashërit, i cili qëndron në themel të vetëdijes sonë kombëtare. Ca ortodoksë përmetarë, ca sahanlëpirës këta të Janullatosit, me qëndrimin e poshtër që po mbajnë në përkrahje të kryeshovinistit Janullatos, ka rrezik që të përfundojnë në një konflikt të armatosur me vëllezërit e tyre myslimanë të Përmetit. Dhe Gjykata e Lartë bën sehir për moszbatimin e vendimit të saj. Dhe Kryeprokurorja Ina Rama bën sehir për këtë paradoks që bën vaki në Shqipëri. Dhe Presidenti i vendit, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën sehir kur në Shqipëri nuk zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për kthimin e Shtëpisë së Kulurës "Naim Frashëri" popullit të Përmetit. Pra, të gjitha këto struktura të shtetit shqiptar heshtin për punën armiqësore, përçarëse, që po bën Janullatosi mes popullit të qytetit të Përmetit.

Kjo është një pikë e mirë referimi sigurisht. Dhe unë zakonisht jam i rezervuar në kritikat e mia për politikëbërsitë fetarë dhe kam filluar të mendoj, si kohët e fundit, se ka diçka pak më paternaliste dhe mospërfillëse për mënyrën që zbatojnë; a janë ata prej nesh, a janë revolucionarë të majtë, apo njerëz të thjeshtë por të varur nga donatorët, duke rezervuar inatet tona për elita. Është pothuajse njejtë sikur ne jemi duke thënë se njerëzit mesatarë nuk janë në gjendje të mendojnë për veten e tyre, edhepse ushtrimi i fesë është për veten e tyre, dhe ne jemi të tërhequr për nga hunda, nga ata që janë në krye. Është njëjtë sikurse të mendohet se po të mos ishin makinacionet e "investitorëve të huaj", apo kushdo, masat-populli do të ishin më progresive. Unë thjesht nuk besoj në këtë më. Unë e di se sa është e rrezikshme dhe e korruptuar elita, dhe sigurisht do të bëjnë plan-bilancin e "dënimit" tim.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi